Operatori i katėrt celular, qeveria shkeli rekomandimet e BE

Shko poshtė

Operatori i katėrt celular, qeveria shkeli rekomandimet e BE Empty Operatori i katėrt celular, qeveria shkeli rekomandimet e BE

Mesazh nga Andi prej 2009-04-20, 19:15

• Duke dhėnė licencėn e operatorit tė katėrt celular pa tender, qeveria ka shkelur rekomandimet nė BE pėr fushėn e telekomunikacioneve. Kėto rekomandime pėrcaktojnė qartė se licencat duhet tė jepen detyrimisht me tender. Ndėrkohė qeveria ia ka dhėnė pa garė licencėn e operatorit tė katėrt celular pėr 15 vjet Post Telekomunikacionit tė Kosovės, qė nė fakt ėshtė vetėm pėrfaqėsuesi i katėrt ofertuesve tė tjerė, kompani biznesi nė Shqipėri.

TIRANE- Qeveria ka shkelur direktivat e Bashkimit Europian nė fushėn e telekomunikacioneve duke dhėnė liēensėn e operatorit tė katėrt celular pa procedurė tenderimi. Nė rekomandimet e Bashkimit Europian dhe Unionit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve pėrcaktohet qartė se brezat “GSM” jepen detyrimisht me tender. Ndėrkohė qė qeveria i ka dhėnė nė pėrdorim frekuencėn pėr 15 vjet Post Telekomunikacionit tė Kosovės, i cili ka vetėm 30 pėr qind tė aksioneve nė kėtė blerje. Post Telekomunikacioni i Kosovės nė fakt ėshtė vetėm pėrfaqėsuesi i katėr ofertuesve tė tjerė, kompani biznesi nė Shqipėri, midis tė cilėve “Union Group”, “Infosoft Sistem”, “Albania Drink Distribution” dhe “ACI Engineering”

Qeveria shpalli fitues bashkimin e ofertuesve pėrfaqėsuar nga Posta e Kosovės edhe pse kjo ishte e vetmja kompani nė tenderin e 20 shkurtit tė kėtij viti, qė nė fakt i dėshtoi pėr mungesė konkurrence.
Duke pėrzgjedhur kėtė kompani, qeveria nuk ka zbatuar edhe dokumentin e politikave nė fushėn e telekomunikacioneve, nė tė cilin ėshtė qartėsisht e shkruar se duhet tė respektohen direktivat e BE-sė dhe rekomandimet e organizmave qė kanė tė bėjnė me fushėn e telekomunikacioneve. Pėr dhėnien e sė drejtės sė pėrdorimit tė frekuencės nė Shqipėri ėshtė miratuar njė vendim qeverie qė ėshtė nė fuqi, i datės 10 nėntor 2008, ku nė pikėn 21 shprehet qartėsisht sesi duhet vepruar nė rastin kur tenderi ka dėshtuar pėr shkak tė mungesės sė konkurrencės, ashtu siē ndodhi nė tenderin e datės 20 shkurt tė kėtij viti pėr licencėn e operatorit tė katėrt celular.

Nė pikėn 21 tė kėtij vendimi theksohet se “pėr tė vazhduar procesin e pėrzgjedhjes sė fituesit, nė vijim tė procedurės sė tenderit duhet qė numri i ofertave tė vlefshme tė jetė mė i madh se numri i tė drejtave tė pėrdorimit tė frekuencave qė tenderohen. Nė tė kundėrt, ndėrpritet procedura dhe fillon njė procedurė e re. Agjencia Kombėtare e Prokurimeve Elektronike pėrpara fillimit tė procedurės sė re, sipas parashikimit tė pikės 21.1 tė kėtij kreu, analizon shkaqet qė shkaktuan dėshtimin e procedurės sė parė dhe i korrigjon ato me qėllim qė tė bėjė tė mundur rritjen e konkurrencės.

Por qeveria nuk ka zbatuar asnjė nga kėto pika, duke ofruar liēensėn e operatorit tė katėrt celular me prokurim tė drejtpėrdrejtė, ēka do tė thotė pa garė dhe nė mungesė tė plotė tė konkurrencės.
Dhėnia e frekuencės pėr 15 vjet bashkimit tė ofertuesve pėrfaqėsuar nga Posta e Kosovės ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me ligjet shqiptare nė fuqi dhe me rekomandimet e institucioneve ndėrkombėtare, drejt sė cilave ne synojmė integrimin.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Operatori i katėrt celular, qeveria shkeli rekomandimet e BE Rat1010 Online
Operatori i katėrt celular, qeveria shkeli rekomandimet e BE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10016

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi