Shqipėria aplikon pėr nė BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira

Shko poshtė

Shqipėria aplikon pėr nė BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira Empty Shqipėria aplikon pėr nė BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira

Mesazh nga Andi prej 2009-04-28, 13:59

• Kryeministri i Shqipėrisė i dorėzoi sot, nė Pragė, kryeministrit Topolanek kėrkesėn pėr aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin e anėtarit me tė drejta tė plotė nė BE. Topolanek: "Kėrkesa tani nė dorė tė Kėshillit tė Europės. Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE mund tė ndodhė gjatė presidencės sė ardhshme". Majkėll Leigh i kujton Berishės kushtet kyce pėr anėtarėsimin nė BE: "Zgjedhje tė lira dhe forconi ligjin"

TIRANE- Ora 12: 10 Nė njė ceremoni solemne tė organizuar nė kryeqytetin e Cekisė nė prani tė Presidentit tė Kėshillit tė Bashkimit Europian, Mirel Topolanek dhe drejtorit pėr zgjerimin e Bashkimit Europian Majkėll Leigh, kryeministri Sali Berisha dorėzoi zyrtarisht kėrkesėn e Shqipėrisė pėr aplikimin pėr statusin e anėtarit me tė drejta tė plotė nė Bashkimin Europian.

Leigh: Shqipėria nė BE, kushti: Zhvilloni zgjedhje tė lira, e forconi ligjin
Drejtori pėr zgjerimin e Bashkimit Europian Michael Leigh e cilėsoi kėtė moment si “njė gur tė madh kilometrik” tė Shqipėrisė. Leigh theksoi se vendimi tashmė varet Kėshilli Europian dhe nga zhvillimi i zgjedhjeve tė lira e demokratike, si dhe forcimi i ligjit.
“Tashmė i takon Kėshillit tė BE tė vazhdojė mė tej, tė paraqesė opinionin e tij dhe tė shqyrtojė kėrkesėn. Shqipėria ka bėrė pėrparim tė vazhdueshėm nė reformat kyce qė nga 2006. Shqipėria ka luajtur njė rol stabilizues nė Ballkan. U takon shqiptarėve tė shfaqin aftėsitė e kapacitet pėr tė kaluar nė etapėn tjetėr tė anėtarisimit europian. Forconi ligjin, mbani zgjedhjet e lira e demokratike, bėni pėrparime solide nė reformat ekonomike si dhe krijoni mjedis tė favorshėm pėr biznesin. Kėto mbeten kushte kyce. Perspektiva europiane pėr Shqipėrinė e vendet tjera tė rajonit ėshtė thelbėsore .

Berisha: Anėtarėsimi nė BE, obligim dhe moment historik
Kryeministri Berisha nė fjalėn e tij tė rastit i shprehu mirėnjohje presidencės ceke pėr ftesėn pėr tė dorėzuar kėrkesėn pėr tė aplikuar pėr nė BE dhe dha garancitė se Shqipėria do tė vazhdonte tė punonte mė pėrkushtim pėr zbatimin e reformave dhe kritereve tė kėrkuara nga Bashkimi Europian.
“Dua tju garantoj juve zoti Topolanek dhe Majkėll Leigh se Shqipėria e konsideron si obligim tė madh dhe njė proces qė totalisht duhet tė zbatohet mbi bazėn e arritjeve”.
Kryeministri shqiptar shtoi mė tej se ky akt ėshtė njė moment historik pėr Shqipėrinė me tė cilėn historia nuk ėshtė sjellur mirė me tė. “Shqiptarėt e konsiderojnė anėtarėsimin nė BE si projekti mė i bukur. Pėr Shqipėrinė historia ka qenė si njerka e saj”- tha kryeministri Berisha duke risjellė nė kujtesė ndarjet e kufijve.
“Shqipėria vjen pėr tė dorėzuar kėrkesėn kur ka bėrė njė hap shumė tė madh duke e krahasur me pikėn fillestare tė 17 viteve mė parė. Shqipėria ka ekonomi tregu tė zhvilluar dhe njė makroekonomi tė stabilizuar, dhe ėshtė njė vend joshės pėr investitorėt” theksoi kryeministri shqiptar.

Topolanek: Shqipėria ka shumė rrugė pėr tė bėrė
“Procesi i zgjerimit ka kriteret e kushtet e veta specifike dhe besoj se nėse kėto vende do i plotėsojnė kėto kushte atėherė do tė jene pjesėmarrės tė kėtij procesi”- ka thėnė kryeministri cek Mirel Topolanek, nė hapjen e ceremonisė, duke lėnė tė nėnkuptojė se ky ishte vetėm njė gur dhe se Shqipėria ka shumė rrugė pėr tė bėrė drejt anėtarėsimit tė plotė nė BE, dhe se ky veprim nuk do tė ndodhte gjatė presidencės ceke.
“Pas dorėzimit nė duart e mia, kėrkesa do tė shkojė nė dorė tė Havier Solanės dhe mė pas do tė nisė procesi i shqyrtimit.
Mendoj se miratimi mund tė ndodhė gjatė presidencės sė ardhshme. Shqipėria po hyn nė rrugėn e saj afat mesme"- sqaroi presidenti i Kėshillit tė Bashkimit Europian.
Kryeministri Topolanek u shpreh i bindur se arritja e Shqipėrisė nė kėtė moment ka tė bėjė edhe me arritjet dhe
reformat e mėdha qė ka bėrė vendi gjatė viteve tė fundit . Kryeministri Topolanek theksoi mbėshtetjen qė Cekia
do t’i japė Shqipėrisė edhe pas pėrfundimit tė presidencės.

Shqipėria paraqet sot kėrkesėn pėr nė BE
Ora 08: 56 Kryeministri Berisha do tė udhėtojė sot drejt Pragės pėr tė paraqitur zyrtarisht kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin e vendit anėtar tė Bashkimit Europian.
Kėrkesa do t'i paraqitet nga kryeministri Sali Berisha presidentit tė Kėshillit tė Bashkimit Europian, Mirek Topolanek.
Berisha e cilėsoi kėtė hap si njė akt me rėndėsi pėrcaktuese nė procesin e anėtarėsimit tė vendit.
“Ky vendim yni nuk vjen si njė vendim i njėanshėm, por vjen si njė vendim plotėsisht i bashkėrenduar me vendin qė ka kryesinė e radhės sė BE-sė, vjen si njė bashkėpunim me vendet anėtare te BE tė cilat mbėshtesin kėtė akt dhe kėtė vendim, vjen si njė bashkėrendim me Komisionin Europian,” - tha kryeministri shqiptar.
Kryeministri Berisha falenderoi me kėtė rast opozitėn shqiptare pėr kontributin qė ajo ka dhėnė, duke siguruar se kjo kėrkesė nuk ėshtė njė akt elektoral.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Shqipėria aplikon pėr nė BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira Rat1010 Online
Shqipėria aplikon pėr nė BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10025

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi