Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi

2 posters

Shko poshtė

Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Empty Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi

Mesazh nga Andi 2009-05-03, 04:46

• Eshtė vrarė me armė zjarri pranė banesės sė tij, deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Xhindi. Ngjarja ka ndodhur pranė qendrės sė Roskovecit pak kilometra larg shtėpisė sė deputetit. Automjeti me tė cilėn udhėtonte i vetėm ėshtė qėlluar me breshėri automatiku. Kreu i PS, Edi Rama dhe njė grup deputetėsh socialistė janė nisur drejt Roskovecit. Brace: "Pėrjashtoj konfliktin personal, Xhindi nuk kishte probleme".Berisha: "Do marrim masat pėr kapjen e autorėve"


Ora:01:47- Ahmet Prenci: Nuk kemi patur informacione pėr konflikt, po verifikojmė cdo rrethanė
Drejtori i policisė sė shtetit bėri tė ditur se nė vendngjarje ndodhen spoecialsitėt mė tė mirė pėr tė mbledhur materialet e nevojshme, ndėrkohė qė ende nuk ka njė pistė konkrete. I kontaktuar nė telefon nga “News24”, Prenci bėri tė ditur se po pyeten tė gjithė dėshmitarėt dhe po grumbullohet i gjithė informacioni i nevojshėm pėr tė vazhduar mė tej punėn nė dobi tė zbardhjes sė ngjarjes.
“Ėshtė herėt pėr tė zbardhur rrethanat, por nė momentin e duhur do ti bėjmė publike. Nuk kemi patur informacione pėr konflikt, tani po bėjmė cfarė ėshtė e mundur pėr tė varifikuar cdo rrethanė” deklaroi drejtori i policisė, Ahmet Prenci.

Ora: 1:18- Rama: Ėshtė njė humbje pėr komunitetin, komentet janė tė tepėrta
Nė njė lidhje telefonike pėr televizionin “News24” kreu i PS-sė Edi Rama, i cili ndodhet nė Rroskovec e ka cilėsuar kėtė ngjarje si tepėr tė rėndė, qė ka tronditur tė gjithė vendin. Rama ka shprehur solidarizimin e tij me familjen Xhindi. Kreu socialist ka kėkruar zbardhjen sa mė parė tė kėsaj ngjarje.
“Ngjarja ėshtė njė ngjarje qė tronditi njė vend tė tėrė, nė kėto kushte nuk ėshtė e lehtė, pėrkundrazi ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė gjithė kėta njerėz, ashtu sikundėr ėshtė e tmerrshme pėr familjen e cila ka humbur njeriun e saj, dhe e ka gjetur tė vrarė pranė murit tė shtėpisė” tha Rama.
Humbjen e Xhindit, Rama e ka cilėsuar si humbje pėr tė gjithė komunitetin qė ai pėrfaqėsonte ndaj i ka cikėsuar tė tepėrta komentet rreth kėsaj vrasje.
“Nuk ėshtė momenti, as vendi pėr tu shtyrė nė komente tė pavend, ne jemi ketu sėbashku me plot tė tjerė, pėr ti qėndruar pranė familjes dhe pėr tė lehtėsuar sa do pak kėtė gjendje shumė tė rėndė. Shpresojmė qė rrethanet e kėsaj vrasjeje, qė ka teonditur vendin, tė zbardhen” theksoi kryesocialisti pėr “News24”.

Ora 01:09- Ndoka: Ngjarja tė mos politizohet, duhet zbardhur qė tė shmangen acarimet
Lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė ka reaguar edhe kreu i PDK-sė, Nard Ndoka i cili ka thksuar se deputeti Xhindi ka qėnė njė njeri jo problematik , me mbėshtetje tė fortė elektorale.
Ėshtė njė ngjarje e rėndė, ishte njė deputet qė ka dhėnė njė kontribut nė kuvend, jo problematik, njė njeri me mbėshtetje elektroale pasi ka fituar tre herė radhazi nė zonėn e tij elektrorale.
Ndėrkohė Ndoka e konsideroi ngjarjen si njė goditje pėr vendin qė do tė ketė njė impakt negativ, duke thėnė se “edhe pse jemi nė NATO, shqiptarėt nuk janė tė sigurtė nė sytė e ndėrkombėtarėve”.
Ndoka ka bėrė thirrje tė zbardhet ngjarja dhe tė gjenden autorėt, duke theksuar se ky ėshtė njė proces i domosdoshėm pėr tė mos krijuar acarime tė tjera tė kėsaj situate.
“Policia duhet tė zbradhė autorėt, ėshtė e dosmodshnme madje sa me shpejt pėr tė mos krijuar icnidente dhe acarime tė kėsaj situate. Kjo situatė nuk duhet tė politizohet, edhe nga ana opozitės edhe pse humbja pėr atė ėshtė e madhe” tha Ndoka pėr News24.

Ora: 00:46- Berisha: Ngjarja njė akt barbar, do tė marrim tė gjitha masat
Ka reaguar kryeministria pas varsjes sė deputetit Fatmir Xhindi. Kryeministri Berisha e ka cilėsuar ngjarjen si njė akt barbar duke siguruar se do tė merren tė gjitha masat pėr kapjen e autorėve dhe zbardhjen e ngjarjes. Berisha ka dėnuar ashpėr krimin duke thėnė se deputeti Xhindi ėshtė dalluar pėr pėrkushtim.
Kryeministri tha se autorėt do tė vendosen pėrpara drejtėsisė dhe do tė marrin dėnimin e merituar, ndėrkohė qė u ka shprehur ngushėllimet e tij familjarėve tė deputetit, Fatmir Xhindi.

Ora: 00:30- Rama: Humbje e madhe pėr PS, tė zbardhet ngjarja
Lideri i Partisė Socialiste, i cili ndodhet nė Rroskovec, ka dhėnė njė prononcim tė shkurtėr pėr shtyp, ku ka kėrkuar zbardhjen e menjėhėrshme tė kėsaj vrasje tė rėndė. Rama e ka cilėsuar vrasjen e Xhindit si njė humbje tė madhe pėr Partinė Socialiste, ashtu edhe pėr qytetin e Rroskovecit.
Ndėrkohė mėsohet se nė vendgjarje ndodhet edhe kryetaria e kuvendit, Jozefina Topalli e cila pritet tė japė njė konferncė pėr shtyp lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė.

Ora: 0014- Pritet deklaratė e Ministrisė sė Brendshme
Mėsohet se oficerė te lartė tė policisė sė shtetit, minitrisė sė brendshme dhe prokurorė kanė zhvilluar njė takim ku qėnė i pranishėm dhe kreu i PS, Rama por nuk dihet se cfarė ėshtė diskutuar nė kėtė takim.
Pritet njė deklaratė pėr shtyp nga zėdhėnėsi i Ministrisė sė brendshme pėr kėtė ngjarje. Aktualisht janė tė pakta informacionet qė posedon grupi i hetimit, rreth motiveve dhe shkaqeve qė kanė shkatuar kėtė ngjarje tė rėndė.

Ora: 00:03-Leskaj: Tė merren masa pėr zbardhjen e ngjarjes
E kontaktuar nga “News24” deputetja socialiste Valentina Leskaj ka ritheksuar edhe njėherė se deputeti Xhindi ishte njė njeri tepėr korrekt dhe me marėdhėnie shumė tė mira me tė gjithė.
"Ėshtė deputet shumė korrekt, me marėdhėnie shumė tė mira me kolegėt, me njerėzit, me zonėn dhe njė deputet shėmbullor. Pėr ne kjo ėshtė njė tronditje e madhe dhe jemi tė pikėlluar pėr kėtė humbje” theksoi Leskaj.
Ndėrkohė ajo i ka bėrė thirrje autoriteteve pėrkatėse tė marrin masa pėr zbardhjen e ngjarjes.

Ora: 23: 56- Topalli niset drejt Roskovecit
Sipas tė dhėnave tė fundit, mėsohet se drejt Roskovecit janė nisur edhe kryetaria e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, e cila ėshtė e shoqėruar nga minsitri Fatos Beja.

Ora: 23: 53- Ruci-Koci: Nuk pėrjashtoj mundėsinė e vrasjes politike
Deputeti Gramoz Ruci ka mohuar tė ketė shoqėruar Xhindin nė takimet e tij nė Fier. Ruci pohoi pėr “News24” se ka zhvilluar takime nė komunėn e Libofshės dhe mė pas ėshtė rikthyer nė Tiranė.
Ndėrkohė, ashtu si deputeti Brace edhe Ruci ka pėrjashtuar mundėsinė e ndonjė konflikti personal tė Xhindit duke theksuar se ai njihej si person jo konfliktual.
Ngjarje e rėndė e ndodhur nė Rroskovec duket se ka cuar nė shtimin e forcave tė sigurisė nė rrugėt hyrėse dhe dalėse, qė lidhin qytetin e Fierit me atė tė Vlorės. Kėshtu janė ngritur postoblloqe tė shumta policie tė cilat po kryejnė kontrolle tė automjeteve pėr tė bėrė tė mundur identifikimin e ndonjė personi tė pėrfshirė nė kėtė vrasje tė rėndė.
“Nuk mund tė pėrjashtoj se kjo mund tė jetė vrasje politike, jam duke pritur informacionet pėrkatėse” tha Ruci.
Deputeti Petro Koci deklaroi se nuk pėrjashton mundėsinė e njė vrasjeje politike duke theksuar se edhe nėse nuk ėshtė kėshtu kjo do tė kėtė pasoja politike. Edhe Koci ka deklaruar se Xhindi ka qėnė njė njeri pa konflikte.

Ora: 23:40- Brace: Pėrjashtoj konfliktin personal, Xhindi nuk kishte probleme me askėnd
Nėnkryetari i grupit tė Partisė Socialiste, Erion Braēe e ka dėnuar vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.
“Ėshtė njė ngjarje e rėndė, e cila ėshtė shumė e rėndė dhe pėr familjen Xhidni. Fatmir Xhidni ka qenė njė person shumė i lidhur me vendin e tij dhe shumė popullor atje”- u shpreh Braēe nė njė lidhje telefonike pėr televizionin “News24”.
Brace ka theksuar se Xhindi ka qėnė njė person i qetė dhe ka pėrjashtuar cdo mundėsi tė ndonjė konflikti tė mundshėm tė tij.
“Eshtė shpejt pėr tė folur pėr motivet e ngjarjes, por unė pėrjashtoj kategorikisht konflikte personale. Ai nuk ka patur probleme personale me askėnd” u shpreh Brace.
Ndėrkohė Brace ka akuzur qeverinė pėr mungesėn e sigurisė nė vend duke theksuar se nė vendin tonė nuk ka siguri pėr jetėn e qytetarėve dhe politikanėve.
“Nė kėtė vend nuk ka siguri, qeveria ka hequr dorė nga siguria. Duhet tė ndodhin ngjarje tė tilla qė tė kuptohet se nė kėtė vend nuk ka siguri pėr jetėn, as pėr politikanėt dhe me njeriun me mė pak konflikte dhe me nder” tha Brace pėr News24.

Ora: 23:26- Policia jep versionin e parė paraprak
Sipas tė dhėnave paraprake mėsohet se ky krim mund tė jetė kryer mė shumė se sa nga njė autor. Mbi trupin e deputetit ka pasur njė breshėri plumbash ēka e kanė bėrė atė tė humbi jetėn. Xhindi po kthehej nga njė fushatė elektorale pėr tė cilin ai po punonte nė fshatrat e rrethit tė Fierit. Xhindi nė kėtė fushatė ka qenė i shoqėruar nga njė anėtar i selisė sė PS, por ende nuk dihet se cili ka qėnė. Xhindi po e kryente kėtė fushatė pėr legjislaturėn e tretė tė Kuvendit tė shqipėerisė.
Policia po mban kontakt me familjarėt, po merren nė pyetje edhe personat qė e kanė shoqėruar ne mbrėmje. Pritet tė analizohen tė dhėnat pėr tė gjetur nėe shkak tė kėsaj ngjarjeje. Nė drejtorinė e pėrgjithshme tė policisė sė shtetit ėshtė vėnė nė gjendje alarmi dhe janė thirrur tė gjithė shefat e lartė tė Departamentit tė hetimit, pėr tė bėrė zbardhjen e kėsaj ngjarje tė rėndė.

Ora 23:09-Nisen drejt Roskovecit njė grup deputetėsh tė PS
Ka reaguar menjėherė selia e Partisė Socialiste lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė tė deputetit tė kėsaj force politike. Mėsohet se drejt Rroskovecit ku ėshtė qėlluar Xhindi janė nisur kreu i PS-sė Edi Rama si dhe njė grup deputetėsh, tė cilėt janė Valentina Leskaj, kryetaria e grupit paralmentarė tė PS, Emrelinda Meksi si dhe Ylli Bufi.
Kjo ėshtė vrasja e dytė nė kuvend pas vrasjes se deputetit tė PD Azem Hajdari. Mbetet ende njė vrasje me shumė mistere.

Ora: 22:30- Vritet me armė deputeti Fatmir Xhindi
Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur nė Roskovec, ku ėshtė qėlluar pėr vdekje njė deputet i parlamentit. Mėsohet se ėshtė vrarė me automatik pranė banesės sė tij, deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Xhindi. Ngjarja ka ndodhur pranė qendrės sė Roskovecit. Automjeti me tė cilėn udhėtonte i vetėm ėshtė qėlluar me armė zjarri tė tipit kallashnikov.
Nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur tė parėt shėrbimet e policisė lokale dhe drejtorėt e drejtorisė sė pėrgjithshmne tė policisė, ndėrkohė qė mėsohet se edhe kreu i Partisė Socialiste ėshtė nisur drejt Roskovecit.
Konfirmohet se janė duke u kontaktuar familjarėt e tė ndjerit pėr tė mėsuar nėse ka patur ndonjė kėrcėnim qė mund tė kishte deputeti kohėt e fundit. Policia ka rrethuar vendin dhe po punon pėr identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, mėsohet se larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes. Shtepia e deputetit ėshtė rrethuar nga forca tė shumta policore.
Tė dhėnat momentale lidhur me vrasjen e deputetit tė PS-sė Fatmir Xhindi, janė ende kontaradiktore pasi ende po punohet nga grupi i ekspertėve pėr zbardhjn e saj. Bėhet e ditur se Xhindi ka qėnė 6 metra larg shtėpisė. Shtėpia e Xhindit ndodhet nė njė rrugicė e cila ėshtė e errėt ndaj edhe autorėt kanėe shfrytėziuar kėtė errėsirė pėr tė kryer vrasjen. Mendohet se personi i cili ka kryer krimin nuk ka qėnė me makinė pasi rrugica ėshtė shumė e ngushtė.
Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Miri-xhindi
Fatmir Xhindi Deputet i PS
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Rat1010 Online
Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11612

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Empty Re: Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi

Mesazh nga geraldi 2009-05-12, 08:31

per mendimin tim eshte nje vrasje politike,sepse po vonon shum gjetja e autorit,ne raste te tjera policia ka qene me e shpejte ne gjetjen e autorit.
geraldi
geraldi
Banda 97
Banda 97

Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Rat1010 Online
Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 38
Vendodhja : Tirone
Puna : Kamarier
Registration date : 28/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 1
<b>Kredite</b> Kredite : 5967

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi