Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė..

Shko poshtė

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Empty Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė..

Mesazh nga Andi prej 2009-05-03, 16:00

• Kryesocialisti Rama mbajti fjalėn e lamtumirės nė homazhet ndaj deputetit tė Fatmir Xhindi tė ekzekutuar mbrėmė nga persona tė panjohur. Presidenti Topi deklaron se ngjarja dėshmon se duhet rritur siguria nė vend. Kryeministri Berisha garanton se qeveria do te zbardhe ngjarjen e rende. Topalli kerkoi ndeshmimin me te ashper per autorin. Policia vė nė dispozicion numrat e telefonit 06941 03251 dhe 06941 07 507 pėr informatorėt e atentatorit dhe njė shpėrblim prej 250 mijė eurosh.

FIER -Rama ne homazhe: Lamtumire miku yne
Ora 15:15-Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalėn nė homazhet qė iu bėnė nė Pallatin e Kulturės sė Fierit deputetit Fatmir Xhindi tė ekzekutuar mbrėmė nga persona tė panjohur. Rama ne fjalimin e tij tė lamtumirės duke portretizuar Xhindin me fjalė, solli para syve tė tė gjithėve deputetin, familjarin dhe mikun qė nga sot do tu mungojė tė gjithėve. Rama theksoi vecanėrisht kontributin e Xhindit gjatė punės sė tij si deputet i Partisė Socialiste nė Roskovec.
“Kemi ardhur pėr tė percjellė nė banesėn e fundit Fatmir Xhindit pa ditur ende arsyen e ikjes tėnde nga kjo botė. Miku yne gojėmbėl qe jetonte mes fshatit dhe Kuvendit tė Shqiperisė. Do tė kujtohesh pėr punėt e mira qė bėrė pėr bashkėfshataret dhe bashkefshatrėt e tu, nga ty nuk kemi patur vecse kujtime te mira. Plumbat mbreme coptuan zemrat e djemve, nėnės, gruas miqve e shokėve tė tu tė panumėrt, kėtu nė vendlindjen tėnde. Askush nga ne nuk ka fjetur mbrėmė. Cfarė kanė parė sytė e t’u nė pragun e shtėpisė para se tė mbylleshin pėrgjithmonė. E vėrteta nuk tė ndihmon dot tė kthehesh miky ynė.
Lamtumirė deputeti jonė, pėrfaqesues i denjė, me sjelljen tėnde korrekte, shtysėn pėr punėn mė tė mirė, pėr ty dhe vendin.
S’ka dyshim se kur tė quajten Fatmir, prinderit e tu deshen mė tė miren pėr ty.Ti bėre gjithēka munde si burrė e babai i mirė pėr t’u dhėnė fėmijėve dhe familjes tėnde edukim. Ti bėre gjithēka munde si deputeti zonės.
Ti bėre gjithēka munde si njė mik dhe njeri i dashur.
Zoti ta dha fuqinė pėr tė luftuar krimin.
Nje zot tė ka ndihmuar pėr njė fuqi tė re, pėr ta parė shtetin tėnd dhe ti ike kaq padrejtėsisht. Lamtumire shoku ynė, miku ynė”. .

Nė homazhe dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli
Ora 14: 50 Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė Jozefina Topalli, zhvilloi sot homazhe pranė trupit tė pajetė tė deputetit Fatmir Xhindi. Ajo shoqėrohej nė kėto homazhe tė organizuara nė mjediset e Pallatit tė Kulturės sė qytetit tė Roskovecit, nga nėnkryetari i Kuvendit, Fatos Beja si dhe deputetė tė Kuvendit. “Sot jemi ne Roskovec per t’i dhene lamtumiren deputetit te tre legjislaturave...Ai qė guxoi tė godiste Fatmirin ka goditur gjithė parlamentin. Autori do tė marrė dėnimin me te ashper dhe me te rende qe eshte dhene ndonjehere”, tha Topalli ne nje prononcim para mediave.

Arkivoli i deputetit Fatmir Xhindi transferohet nė Pallatin e Kulturės
Ora 13: 22- Ceremonia mortore transferohet nė Pallatin e Kulturės sė Roskovecit ku do tė mbahen pėr dy orė homazhet pėr nder tė deputetit socialist Fatmir Xhindi i cili u vra mbrėmė afėr banesės sė tij. Nė orėn 13. 15 minuta arkivoli i trupit tė pajetė ka dalė nga shtėpia duke u transportuar dorė mė dorė nga familjarėt, tė afėrmit, miqtė e bashkėpunėtorėt e tij. Kortezhi i madh i njerėzve shoqėron arkivolin drejt Pallatit tė Kulturės pėr tė kryer homazhet, pėr tia lėnė mė pas radhėn pėrcjelljes pėr nė banesėn e fundit. Sipas tė dhėnave nga familjarėt e deputetit tė vrarė, trupi i pajetė i Fatmir Xhindit do tė prehet nė vendlindjen e tij nė varrezat e fshatit Kurjan, aty ku deputeti, sipas disa dėshmive kaloi dhe orėt e fundit tė jetės sė tij.

Presidenti Topi: Duhen rritur masat e sigurisė nė vend
Ora 13: 15- Presidenti i Republikės Bamir Topi nė reagimin e tij tha se ngjarja duhej zbardhur pa tjetėr ndėrsa shtoi se vrasja dėshmon se duhen rritur masat e sigurisė nė gjithė vendin. “Ėshtė njė ngjarje e rėndė qė nuk mund tė mendohet se nuk do tė zbardhet. Ngjarja ėshtė shumė e rėndė dhe dėshmon se duhet rritur siguria jo vetėm pėr sigurinė e qytetarėve por edhe tė deputėve”

Topi e Berisha nė Roskovec, Berisha: Do zbulojmė dorėn e zezė
Ora 12: 40-
Presidenti Republikės Bamir Topi dhe kryeministri Berisha ndodhen nė banesėn e deputetit tė vrarė Fatmir Xhindi, nė Roskovec tė Fierit pėr tė kryer ngushėllimet e rastit. Nė njė prononcim pėr shtyp kryeministri shqiptar Sali Berisha shprehu angazhimin e plotė tė qeverisė sė tij pėr tė zbardhur ngjarjen si dhe tė zbulojė “dorėn e zezė qė shkaktoi kėtė krim”. Kreu i qeverisė nuk i ėshtė pėrgjigjur pyetjes sė gazetarėve se nėse pas kėsaj vrasjeje duhet tė rriten masat e sigurisė pėr deputetėt.

Deputėt PS: Xhindi deputet pa konflikte, tė zbardhet vrasja
Ora 12: 10- Deputetėt e Partisė Socialiste janė zhvendosur tė gjithė nė Roskovec tė Fierit pėr t’i bėrė nderimet e fundit kolegut tė tyre, deputetit me 3 legjislatura, Fatmir Xhindi.
Socialisti Marko Bello e cilėsoi ngjarjen e ndodhur mbrėmė nė Roskovec tė Fierit si shumė tė rėndė “Kam 5 vjet deputet dhe kam bashkėpunuar me tė. Xhindi ishte njė deputet i qetė dhe tė gjithė janė tė tronditur mbi atė cka ndodhur” tha nė njė lidhej telefonike pėr tha deputeti Be Ngjarja duhet tė zbardhet sa mė shpejt”.
Deputetja PS-sė Rajmonda Stefa thotė se ėshtė ebefasuar pėr vrasjen dhe se gjatė ditės sė djeshme Fatmir Xhindi nuk ka pasur ndonjė takim pėr fushatėn paraelektorale. “Jemi tė befasuar pėr vrasjen. Fatmir Xhindi ka qenė njė njeri i qetė, dhe jo konfliktual. Fakti qė ėshtė zgjedhur 3 herė nga e njėjta zonė si deputet konfirmon cka thashė mė lart”.
Deputeti Socialist Kastriot Islami nė njė prononcim telefonik pėr tv NEĖS 24 e cilėsoi ngjarjen si shumė tė rėndė dhe qė ka impakt nė tė gjithė vendin dhe si dėshmi “se siguria nuk ėshtė nė nivelin e duhur”. Islami kėrkon zbardhjen sa mė tė shpejtė tė ngjarjes dhe dėnimin maksimal pėr autorėt e atentatit.Islami thotė se Xhindi njihej si njeri kominikues dhe qė nuk i afrohej konfliktit dhe se do tė mbetej nė kujtesė si deputet i pėrkushtuar nė detyrėn e tij.

Homazhet nė Pallatin e Kulturės sė Roskovecit
Ora 11:10- Presidenti i Republikės Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha janė nisur drejt qytezės sė Roskovecit, 18 km larg qytetit tė Fierit pėr ti shprehur nga afėr ngushėllimet familjarėve pėr humbjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi. Familjarė, miq e tė afėrm, dhe qindra qytetarė tė tjerė qė kanė mbėrritur nė Roskovec pėr t’ju janė bashkuar zisė pėr humbjen e njeriut tė tyre thonė se dy krerėt e lartė tė shtetit do tė priten si gjithė qytetarėt e tjerė. Nė Roskovec pėr ti dhėnė lamtumirėn kolegut tė tyre ndodhen dhe tė gjithė deputetėt e PS-sė. Pritet qė arkivoli me trupin e pajetė tė deputetit socialist Fatmir Xhindi tė transportohet nė Pallatin e Kulturės sė Roskovecit ku janė planifikuar tė zhvillohen edhe homazhet e rastit. Homazhet do ti lėnė radhėn ceremonisė mortore qė do tė zhvillohen nė orėn 15.00

Policia: 250 mijė euro pėr informatorin e atentatorit
Ora 10: 34 Policia e Shtetit vė nė dispozicion tė zbulimit tė atentatorit tė vrasjes sė deputetit socialist Fatmir Xhindi njė shpėrblim prej 250 mijė eurove. Drejtoria e Policisė sė Shtetit pritet tė bėjė publike shumėn nė njė konferencė pėr shtyp e cila do tė zhvillohet pas pak minutash. Policia informon se shuma 250 mijė euro do ti jepet personit i cili do tė japė informacion mbi autorin apo autorėt e vrasjes sė ndodhur mbrėmė rreth 21.10 minuta nė Roskovec tė Fierit.
Policia garanton se informatorit do t’i ruhet anonimati, ndėrsa pritet qė nė konferencė pėr shtyp tė bėjė publike numrat e telefonit ku cdo qytetar mund tė telefonojė pėr tė dhėnė informacionet e volitshme

Hetimet: Vrasja, autori qėlloi 2 metra nė distancė nga deputeti
Ora 09:30- Tė dhėnat e fundit nga hetimet paraprake tė grupit tė ekspertėve hetimorė qė po merren me zbardhjen e vrasjes sė deputetit socialist Fatmir Xhindi, mbrėmė nė Roskovec tė Fierit, bėjnė tė ditur se autori i vrasjes mund tė ketė qenė fare pranė viktimės. Nga ekzaminimet e fundit tė provave mėsohet se autori ka qėlluar deputetin me kallashnikov nė njė largėsi prej dy metrash. Sipas burimeve nga policia deputeti mund tė ketė qenė duke hapur portėn e banesės kur ėshtė qėlluar pas shpine me automatik kallashnikov.
Ekspertėt mjeko ligjorė kanė konstatuar se deputeti socialit ka gjetur vdekjen nga 6 plumba kallashnikovi, ndėrsa nė vendngjarje janė gjetur 10 gėzhoja plumbash automatiku. Burimeve tė cilat i referohet tv NEĖS24 bėjnė tė ditur se “Personi i cili ka qėlluar mund tė ketė qenė i njohur i deputetit, dhe ky i fundit nuk mund tė kishte pritur se do tė qėllohej, ose autori i ka qenė i mirėmaskuar dhe pasi e ka qėlluar ka mundur tė largohej nėpėr rrugicat qorre tė qytetit tė vogėl duke pėrfituar dhe nga errėsira”.
Mendohet se autori pasi ka kryer vrasjen ėshtė larguar falė errėsirės, nė njė rrugicė mes dy magazinave, qė ndodhen pas shtėpisė sė deputetit socialist Fatmir Xhindi nė Roskovec tė Fierit. Policia bėn tė ditur se janė 9 tė shoqėruar, si persona tė cilėt kanė qenė me deputetin socialist, apo e kanė takuar atė, gjatė orėve tė pasdites sė tė shtunės, para se tė ndodhte atentati.

Ceremonia mortore sot pasdite nė orėn 15:00 nė Roskovec tė Fierit
Ora 07:30 Familjarėt e deputetit tė vrarė socialist Fatmir Xhindi kanė refuzuar ofertėn e kryetares sė Kuvendit qė homazhet e pėrcjellja e deputetit pėr nė banesėn e fundit tė bėhej nga ambientet e Kuvendit.
Sipas gazetarit tė NEWS24 familjarėt kanė kėrkuar qė homazhet tė kryhen nė banesėn e tė ndjerit nė Roskovec tė Fierit dhe sipas zakoneve tė tyre. Po nga familjarėt ėshtė mėsuar se ceremonia mortore pėr deputetin socialist Fatmir Xhindi do tė kryhet sot nė orėn 15.00

Ora 07:20 Trupi i deputetit tė vrarė lė morgun, pėr tu vendosur nė banesėn e tij.
Trupi i pajetė i deputetit tė vrarė socialist Fatmir Xhindi i cili ėshtė mbajtur gjithė natėn nė morgun e spitalit tė Fierit ka mbėrritur nė banesėn e tij.
Makina qė mbante arkivolin me trupin e deputetit 49 vjecar, ėshtė shoqėruar nga njė kortezh i madh makinash me miq dhe tė afėrm tė deputetit.
Mėsohet se trupi i deputetit ka qėndruar gjatė gjithė natės nė morgun e spitalit tė Fierit pėr tu lejuar mė pas sot nė mėngjes tė dėrgohet nė banesėn e tij nė lagjen numėr 1nė Roskovec tė Fierit, ku do tė kryhen dhe ceremonitė mortore.
Fatmir Xhindi babai i tre fėmijėve (22, 20, dhe 16 vjeē), mbeti i vrarė mbrėmė rreth ora 21. 10 pranė shtėpisė sė tij. Informacionet paraprake tė policisė thonė se deputeti ėshtė qėlluar me breshėri automatiku nė momentin qė ka parkuar makinėn nė derėn e shtėpisė sė tij. Deputeti ka vdekur vetėm 4 metra larg portės dhe 6 plumba kanė pėrshkruar trupin e tij, ndėrkohė qė nė vendngjarje janė gjetur shumė gėzhoja.
Ekspertė nga ministria e Brendshme, Prokuroria e Pėrgjithshme dhe Drejtoria e Policisė po merren me grumbullimin e
provave, dėshmive tė cilat do tė mund tė zbardhin vrasjen e rėndė dhe tė arrestohen autorėt e krimit. Nė mėnyrė tė menjėhershme, janė ngritur postblloqe nė tė gjitha akset kryesore rrugore dhe ato dytėsore nė pritje tė kapjes sė autorit. Tė gjitha makinat janė nėn kontroll dhe forca tė shumta policie nė gjithė qytetin e Fierit.

Rama: Vrasja tė zbardhet njė orė e mė parė
Vrasja e deputetit u dėnua nga personalitete tė larta tė vendit. Kryetari i PS-sė Edi Rama, i cili ndodhej pranė familjarėve tė deputetit Xhindi nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm tha se ngjarja ishte shumė e rėndė dhe qė trondit vendin. “U vra njė qytetar qė pėrfaqėson shumė qytetarė tė tjerė. Shpresoj qė vrasja tė zbardhet sa mė shpejt.

Presidenti Topi: Masa qė autorėt tė vihen para drejtėsisė
Presidenti Bamir Topi e cilėsoi si ngjarje jashtėzakonisht tė rėndė ėshtė njė akt kriminal i pashembullt qė duhet zbardhur pa humbur kohė, duke i dhėnė autorėve pėrgjigjen e merituar. Kryeministri Sali Berisha siguroi se do tė merren tė gjitha masat pėr tė zbardhur vrasjen dhe autorėt tė vihen para ligjit.

Topalli afėr familjarėve tė Xhindit: Vrasja do dėnohet ashpėr
Edhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli udhėtoi nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm drejt banesės sė deputetit tė vrarė socialist Fatmir Xhindi. Ajo e cilėsoi ngjarjen kriminale qė ka goditur tė gjithė Kuvendin. “Jemi tė tronditur pėr humbjen e njė deputeti qė ka njė kontribut 12 vjecar. Ngushėllime familjes. Jam i sigurtė se institucionet e drejtėsisė do e dėnojnė me dėnimin mė tė ashpėr”

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rat1010 Online
Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10019

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Empty Re: Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė..

Mesazh nga snaiper prej 2009-05-03, 20:09

Deklarata e Kryetarit te PS, Edi Rama pas humbjes se jetes se deputetit Fatmir Xhindi



Ėshtė njė ngjarje e rėndė sa s’ka mė! Ėshtė vrarė njė qytetar, i cili pėrfaqėsonte shumė qytetarė tė tjerė, jo thjesht njė njeri si tė tjerėt. Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave ne jemi kėtu pėr tė shprehur solidaritetin tonė familjes sė mikut tonė tė ndjerė e pėr t’ua lehtėsuar sadopak dhimbjen e tmerrshme e tronditėse pėr tė gjithė vendin. Ngjarja ėshtė vėrtet njė nga ato ngjarje qė trondisin jo vetėm njė familje, as njė komunitet, por njė vend tė tėrė. Sigurisht qė nė kėto kushte, nuk ėshtė e lehtė, pėrkundrazi ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė pėr tė gjithė kėta njerėz qė janė kėtu. Ashtu sikundėr ėshtė e tmerrshme pėr vetė familjen qė ka gjetur, njeriun e saj nė pragun e shtėpisė, tė vrarė mė paramendim nė njė pritė. Ajo qė mund tė bėjmė ėshtė tė jemi pranė familjes qė tė lehtėsojmė sadopak dhimbjen dhe shpresojmė qė rrethanat e kėsaj ngjarje tė zbardhen njė orė e mė parė.
Nuk ėshtė momenti dhe vendi pėr t’u shtyrė nė komente tė pavend. Pėr momentin ne jemi kėtu pėr t’i qėndruar pranė familjes, pėr tė lehtėsuar sadopak gjendjen shumė tė rendė qė ėshtė kėtu dhe shpresojmė, e pėrsėris, qė rrethanat e kėsaj vrasjeje qė ka tronditur vendin tė zbardhen njė orė e mė parė. Kjo ėshtė njė ngjarje krejt e pazakontė.
snaiper
snaiper
V.I.P
V.I.P

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rat1010 Online
Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 303
Age : 36
Vendodhja : ne vendin e shqiponjave
Koha e lire : internet,sport,
Puna : programator cnc
Registration date : 13/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 4254

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Empty Re: Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė..

Mesazh nga snaiper prej 2009-05-04, 10:27

Vrasja e deputetit, lokalizohen 4 pista


E Hene, 04 Maj 2009

Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi mbremjen e se shtunes para shtepise se tij ne Roskovec ka kaluar ne analizen e Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjithshme. Te dyja se bashku, pas nje mbledhjeje rreth pese oreshe, dolen me disa posta hetimi mbi vrasjen, ku nder me te besueshmet per momentin, eshte lokalizuar ajo e konfliktit te mundshem per ceshtje pronesie. Burime nga mbledhja deklaruan mbreme per "Koha Jone" se jane duke hetuar edhe ne pista te tjera, per te cilat u treguan te rezervuar ne dhenien e hollesive. Sakaq, provat e siguruara nga vendi i ngjarjes, rindertimi i skenes se krimit, deshmite qe po vazhdojne ende te mblidhen dhe nxitja me shperblimin 250 mije euro qe shpalli policia, shihen si elemente te rendesishem qe besohet te cojne shpejt, ne zbulimin dhe kapjen e autoreve dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te ekzekutimit te deputetit socialist.

***

Drejt qytetit te Fierit, dje ka udhetuar edhe kryeprokurorja Ina Rama, se bashku me drejtorin e Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme, Sokol Stojani dhe kreun e Krimeve te Renda, Olsian Cela. Per dy ore eshte zhvilluar nje takim me prokuroret e ketij rrethi me qellim diskutimin e pistave dhe provave te gjetura. Me pas mesohet se Ina Rama ka takuar edhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, me te cilin ka diskutuar rruget qe duheshin ndjekur per zbardhjen e ngjarjes. Analiza e ngjarjes ka nisur ne mesdite dhe ka perfunduar rreth ores 18:00, ku burime nga policia dhe prokuroria deklaruan se kane dale ne 4 pista te mundshme. Kurse burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme, thane per "KJ", se nder keto pista qe po perqendrohet grupi hetimor, njera eshte ajo e nje konflikti te mundshem per pronesi. Por nuk jane lene jashte vemendjes edhe pista te tjera, si ajo e nje konflikti te castit. Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit dhe drejtoria rajonale e policise, deklaruan mbreme per "KJ" se aktualisht po ndiqen linjat e hetimit mbi bazen e provave te mbledhura. Per dy pistat e tjera nuk jepen detaje, por mesohet se jane te aferta me dy te parat.

Diskutimet mes drejtuesve te dy organeve kane vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Mesohet se eshte gjetur nje prove qe besohet se mund te jete shume e rendesishme e qe ndoshta mund te coje te motivi dhe autoret e ekzekutimit te deputetit. Sakaq, besohet se pistat e hetimit do te zgjerohen pas deklarates se Policise se Shtetit per venien ne dispozicion te nje shperblimi prej 250 mije eurosh qe i ofrohet informatorit dhe telefonatat nuk kane munguar. Gjithsesi nje deklarate zyrtare per pistat e hetimit dhe detaje te tij ende nuk ka dale ende nga grupi hetimor.

Zyrtarisht policia ka shpjeguar se ne vendngjarje jane gjetur 15 gezhoja qe i perkasin nje arme automatike "Kallashnikov", 4 predha plumbi, 5 kemisha plumbi, nje qese plastmasi, pa percaktuar madhesine e saj, ngjyren apo perse mund te jete perdorur dhe nje tablete aspirinash. Edhe ne kete rast nuk percaktohet nese ka qene e viktimes apo e atentatorit. Nga keqyrja e vendngjarjes eshte zbuluar fakti se kane qene dy bresheri njera pas tjetres te degjuara prej deshmitareve. Mendohet se kane qene dy persona, ata qe kane zene prite prane shtepise dhe mund te kene pasur njohje me deputetin. Por mendohet se mund te kete qene edhe nje person i vetem qe ka qelluar dy here mbi viktimen, nga dy distanca te ndryshme, 5 dhe 3 metra. E para duke e plagosur rende dhe e dyta per t'u siguruar se e ka vrare. Nje fakt trondites sipas eksperteve eshte konstatimi i nje plage ne pjesen e syrit, ku plumbi ka tejshkuar koken dhe qe i ngjan metodave mafioze te ekzekutimit.
snaiper
snaiper
V.I.P
V.I.P

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rat1010 Online
Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 303
Age : 36
Vendodhja : ne vendin e shqiponjave
Koha e lire : internet,sport,
Puna : programator cnc
Registration date : 13/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 4254

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Empty Re: Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė..

Mesazh nga snaiper prej 2009-05-04, 22:37

Cili eshte Fatmir Xhindi



Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Xhindi-deputetFatmir Faslli Xhindi eshte lindur ne vitin 1960 ne Fier. Ai eshte diplomuar ne Universitetin “Eqerem Cabej” ne fakultetin e Histori -Gjeografise ne vitin 1986, ndersa ne vitin 2003 eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes ne degen e Juridikut.

Gjate viteve 1986 deri ne vitin 1989 ka punuar si mesues historie ne Vlosh te Fierit dhe si drejtor i Shkolles se Mesme te Bashkuar, Krujan, po ne Fier.
Ka qene kryetar i Keshillit te Bashkuar ne Krujan te Fierit, me pas kryetar i kesaj komune. Nga viti 1996 ka qene anetar i Partise Socialiste dhe drejtues i forumeve te saj ne Fier. Prej 3 legjislaturash eshte zgjedhur deputet i Partise Socialiste. Se fundmi eshte zgjedhur deputet ne zonen 68 ne Fier ku ka marre 6708 vota ose 45 perqind.
Fatmir Xhindi edhe pse ishte zgjedhur deputet ne tre legjislatura nuk ishte larguar nga banesa e tij ne Roskovec.
snaiper
snaiper
V.I.P
V.I.P

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rat1010 Online
Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 303
Age : 36
Vendodhja : ne vendin e shqiponjave
Koha e lire : internet,sport,
Puna : programator cnc
Registration date : 13/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 4254

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė.. Empty Re: Vrasja e deputetit, Rama: Lamtumirė miku ynė..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi