Vrasja e deputetit PS, policia identifikon autorin.

Shko poshtė

Vrasja e deputetit PS, policia identifikon autorin. Empty Vrasja e deputetit PS, policia identifikon autorin.

Mesazh nga Andi prej 2009-05-05, 12:27

• Specialėt e RENEA-s dhe forca tė shumta policie kanė zbarkuar nė fshatin Roskovec tė Fierit,ku dyshohet tė jetė fshehur autori i vrasjes sė deputetit Fatmir Xhindi. "GSH" shkruan sot se identifikimi ėshtė bėrė nėpėrmjet shenjave tė gishtėrinjve tė gjetura nė njė pako aspirine nė vendin e ngjarjes.

TIRANE-“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se policia ka identifikuar autorin e vrasjes sė deputetit tė Partisė Socialiste, Fatmir Xhindi tė shtunėn nė Roskovec tė Fierit. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė Policisė sė Shtetit dhe Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, qė po hetojnė pėr zbardhjen e ngjarjes sė rėndė. Emri i tė dyshuarit nuk bėhet i ditur pėr arsye hetimore, por burimet konfirmojnė se arrestimi i tij ėshtė ēėshtje orėsh.

Operacioni i zhvilluar pėrgjatė ditės sė djeshme ka rezultuar i pasuksesshėm. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, forcat policore kanė kontrolluar kodrat e Roskovecit, pasi dyshohej se autori i dyshuar fshihej aty, pa mundur ta prangosnin. Burime nga policia bėnė tė ditur se identifikimi ėshtė bėrė nėpėrmjet shenjave tė gishtėrinjve tė gjetura nė njė pako aspirine nė vendin e ngjarjes. Hetuesit sqarojnė se, duke qenė qė shenjat mbi pakon e aspirinės nuk ishin tė deputetit tė PS-sė, janė bėrė verifikimet pėr tė parė se kujt i pėrkisnin dhe ka rezultuar tė jetė njė prej banorėve tė fshatit, emri i tė cilit ėshtė tashmė njė prej tė dyshuarve kryesorė.

Hetimet
Njė grup hetimor i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda po bashkėpunon me policinė pėr zbardhjen e ngjarjes sė rėndė. Grupi i hetimit ėshtė instaluar nė njė godinė ngjitur me policinė e Fierit dhe po analizon ēdo detaj tė ngjarjes sė rėndė. Nė qytetin e Fierit pėr tė ndjekur nga afėr hetimet ndodhet dhe kreu i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi ndėrsa dje pasdite nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit ka mbėrritur dhe ministri i Brendshėm, Bujar Nishani.

Policia e Juglindjes ka kaluar nė gjendje gatishmėrie, nė vėmendjen e bluve janė pikat e kalimit kufitar, Kapshtica dhe Qafė-Thana, ndėrsa punohet me shėrbime 24-orėshe nė tė gjitha rrugėt nacionale.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Vrasja e deputetit PS, policia identifikon autorin. Rat1010 Online
Vrasja e deputetit PS, policia identifikon autorin. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10025

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi