Mustafaj tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD dhe politika.

Shko poshtė

Mustafaj tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD dhe politika. Empty Mustafaj tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD dhe politika.

Mesazh nga Andi prej 2009-05-17, 21:48

• Besnik Mustafaj, njė nga eskponentėt e Partisė demokratike ndėr vite deklaroi sot se do marrė pushime pėr 4 vjet nė politike si dhe nga gara pėr kreun e PD-sė, ku ai kishte deklaruar sė fundmi se do tė kandidonte.

TIRANE -Njė nga eksponentėt e Partisė Demokratike, Besnik Mustafaj ka deklaruar sot pėr mediat se tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD-sė, pėr Tiranėn dhe nga politika. “Tėrhiqem nga kjo garė pėr arsye parimore. Nga ky moment unė do tė tėrhiqem dhe nga politika dhe do tė vazhdojė projektet e mia, nė pėrputhje me ato ēka di tė bėjė", u shpreh Mustafaj pėr mediat duke bere te ditur keshtu se emri i tij si kandidat pėr deputet nuk do tė jetė nė asnjė listė partish. Mustafaj akuzoi pėr njė garė jo tė ndershme brenda PD-sė dhe se ėshtė shkelur statusi i partisė pėr zgjedhjen e kreut tė degės sė Tiranės.

”Bindja ime ėshtė lėkundur mjaft, por kam patur njė shpresė tė fundit se njė normė, standard do tė plotėsohej, qė ky moment historik pėr PD e Tiranės do tė kishte tiparet e njė gare. Tani mund tė them me keqarhdje tė thellė se nuk ka asnjė element tė njė gare. Pėr arsye parimore unė njoftoj se do tė tėrhiqen nga kjo garė”, tha ai lidhur me kandidimin e tij si kryetar i PD per degen e Tiranes.

Ish-ministri i jashtem ka rrėfyer se ndėrsa ai e ka shpallur veten si kandidat pėr kryetarin e PD-sė sė degės sė Tiranės, nuk ka marrė asnjė informacion pėr konferencėn qė pritet tė mbahet tė hėnėn ku pritet tė zgjidhet kreu i ri. “ U informova vetėm para 5 minutash pėr konferencėn”, tha Mustafaj sot pėr mediat. “Prisja njė garė tė ndershme pėr kreun e PD-sė, qė tė mos shkelej statuti i partisė”, shtoi Mustafaj.

Pervec terheqjes nga gara, Mustafaj theksoi terheqjen e tij nga politika per nje periudhe te caktuar. Por sic shton ai kohezgjatja larg politikes nuk do te jete e perhershme, pasi sic shpreson ai do te luftoje nje fillim te ri per te si politikan.
”Unė tėrhiqem edhe nga politika qė nga ky moment, dhe do tė vazhdoj tė ndėrtoj projektet e mia. Fjala 'kurrė' nuk ėshtė nė projektet e mia, te cilat ju them qe nuk janė politike. Do rikthehem, ndoshta pas 4 vjetesh. Pas 2013-es unė do kem moshėn qė ka patur Berisha nė vitin 1999, kur ne si PD lancuam lėvizjen “Njė fillim tė ri'", u shpreh Mustafaj.

Ish-ministri i Jashtėm i kabinetit Berisha u dorėhoq nga ky post nė mars tė vitit 1997. Pak muaj mė parė, Mustafaj shprehu dėshirėn e tij pėr tė drejtuar degėn mė tė madhe tė partisė, atė tė Tiranės, dėshirė e cila nuk pati mbėshtetjen e shefit tė tij, kreut tė PD-sė, Sali Berisha.
Ndėrkaq demokratėt e Tiranės mblidhen tė hėnėn pėr tė zgjedhur kryetarin e tyre tė ri. Kjo mbledhje ka shkaktuar njė hamulli, pasi njė pjese tė anėtarėsisė u ėshtė njoftuar, jo zyrtarisht, se kuvendi do tė zhvillohet nė Teatrin e Operas dhe Baletit dhe njė pjese tjetėr nė Pallatin e Kongreseve. Sė dyti, delegatėt qė janė zgjedhur nga mbledhjet e seksioneve nuk dinė se pėr cilėt kandidatė do tė votojnė, apo pesė kandidatėt qė njihen, tė paktėn mediatikisht, do tė garojnė tė gjithė bashkė. Kryesia e PD-sė sė Tiranės apo ajo e qendrės nuk ka pėrzgjedhur mes emrave qė janė propozuar pėr postin e kryetarit tė ri. Kjo e fundit bėn pėrzgjedhjen e saj, duke pasur tė drejtėn tė nxjerrė si kandidat zyrtar dhe njė emėr qė mund tė jetė propozuar mė pak nga seksionet.

Pavarėsisht se nuk janė bėrė tė ditur emrat e kandidatėve, nga statistikat e mbledhura nga seksionet pėr emrat mė tė propozuar pėr postin e kryetarit, sipas pėrkrahjes janė Gjergj Bojaxhi, Aldo Bumēi, Edi Paloka, Lajla Pernaska.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Mustafaj tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD dhe politika. Rat1010 Online
Mustafaj tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD dhe politika. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10017

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi