"Investova 18 mijė euro pėr centralin me erė"

Shko poshtė

"Investova 18 mijė euro pėr centralin me erė" Empty "Investova 18 mijė euro pėr centralin me erė"

Mesazh nga Andi prej 2009-05-18, 17:47

ELBASAN -Energjia e prodhuar nga era, njė nga teknologjitė me rritje mė tė shpejtė nė botė, ėshtė kthyer nė njė burim alternativ pėr njė familje nė Shqipėrinė e Mesme. Mehdi Kumria, banor i fshatit Floq nė rrethin e Elbasanit, i kthyer pranė familjes sė tij pas njė emigrimi 4-vjeēar nė Greqi, e ka realizuar kėtė projekt pėrmes kėrkimeve tė shumta nė internet. Ai ka investuar njė shumė prej 18 mijė eurosh (gjithė kursimet qė kishte mbledhur nė vendin fqinj). Fshati Floq, me rreth 500 banorė, ndodhet buzė lumit Devoll, rreth 35 kilometra larg qytetit tė Elbasanit.

Ky fshat shtrihet nė njė pllajė mbi tė cilin lartohen vargje malesh dhe qė rrihet nė ēdo periudhė tė vitit nga erėra tė fuqishme. "Fshati ynė nuk ka burime ujore, ndėrsa ēmimi i naftės gjithnjė ka qenė i papėrballueshėm pėr ne. Kėshtu qė mė duhej tė kėrkoja alternativa tė tjera pėr prodhimin e energjisė elektrike, sė paku pėr lagjen ose edhe shtėpinė time", - tregon Kumria. Ai u kthye nga Greqia nė vendlindje nė vitin 2004 dhe nisi kėrkimet nė internet pėr realizimin e projektit tė tij. Mehdi Kumria ka kontaktuar me njė firmė spanjolle, nisur nga fakti se ky shtet njihet si njė ndėr vendet e para pėr centralet me erė. "Firma spanjolle iu pėrgjigj kėrkesės sime pėr tė dėrguar pajisje pėr ndėrtimin e njė centrali qė do tė punonte me forcėn e erės", - thotė ai, ndėrsa shton se pajisjet i porositi pėrmes internetit, kurse pagesėn e shleu me anė tė bankės.

Mėsohet se pajisjet pėr centralin e erės u dėrguan pjesė-pjesė nė Greqi dhe vetėm pas 6 muajsh, ato mbėrritėn nė fshatin Floq tė Elbasanit. Tėrė kompleksi pėrbėn njė minicentral elektrik, me njė fuqi prej 5 kilovoltėsh. Kur fuqia e erės ėshtė mė e madhe se kapaciteti mbajtės i pajisjeve, atėherė bėhet automatikisht bllokimi i helikės dhe furnizimi pa ndėrprerje nga bateria ose rrjeti elektrik. Me aparaturėn e koordinimit, Mehdi Kumria ka lidhur 20 bateri nė seri, tė cilat, nėse nuk do tė ketė erė, sigurojnė energji 220 volt pėrgjatė njė jave. Firma spanjolle nuk dėrgoi specialistė pėr montimin e tyre, kėshtu qė banorit tė Shqipėrisė sė Mesme iu desh vetė qė t'i vihet pėrsėri studimit nėpėrmjet internetit, tė materialeve udhėzuese.

Mė sė fundi ia doli ta ngrejė korpusin kryesor brenda oborrit tė shtėpisė sė tij, nė krye tė tė cilit montoi helikėn, duke shfrytėzuar edhe njė pjesė tė bodrumit pėr tė vendosur aparatin e koordinimit si dhe bateritė. Vėshtirėsitė teknike e penguan qė montimi i helikės tė bėhej nė lartėsinė e caktuar nga prodhuesit. Kėshtu qė Kumria u mjaftua me ngritjen e helikės nė lartėsinė 10 metra. "Prodhimi nė kėtė lartėsi nuk ėshtė maksimal, por e rėndėsishme ėshtė se unė hodha hapin e parė pėr tė prodhuar energji elektrike pėr nevojat e familjes sime", - pohon Mehdi Kumria.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

"Investova 18 mijė euro pėr centralin me erė" Rat1010 Online
"Investova 18 mijė euro pėr centralin me erė" Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10017

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi