ISHP: Nuk ka virus nė Shqipėri, analizat rezultuan negative.

Shko poshtė

ISHP: Nuk ka virus nė Shqipėri, analizat rezultuan negative. Empty ISHP: Nuk ka virus nė Shqipėri, analizat rezultuan negative.

Mesazh nga Andi prej 2009-05-28, 07:14

Nuk ka grip derrash nė Shqipėri. Ky ėshtė rezultati i analizave tė pacientit tė dyshuar me virusin A/H1N1 nė QSUT. Sipas Institutit tė Shėndetit Publik analizat kanė rezultuar negative, cka do tė thotė se virusi A/H1N1 nuk ka mbėrritur nė Shqipėri. Pacienti do tė ekzaminohet pėr tė zbuluar shkaqet e simptomave tė tij, tė ngjashme me ato tė gripit tė derrave. Mėsohet se personi ėshtė i moshės rreth 50 vjec, funksionar i lartė nė Ministrinė e Jashtme i cili sapo kishte mbėrritur nga njė udhėtim pune nga Siria.

TIRANE-Ora 20:02- Funksionari i Ministrisė sė Jashtme, i cili ishte shtruar nė spitalin infektiv nė QSUT nuk rezulton tė jetė i prekur nga gripi i derrave. Sipas Institutit tė Shėndetit Publik analizat kanė rezultuar negative, cka do tė thotė se virusi A/H1N1 nuk ka mbėrritur nė Shqipėri.
E kontaktuar nė telefon nga televizioni “News24” , shefes sė departamentit tė kontrollit tė sėmundjeve infektive nė Institutin e Shėndetit Publik, Silva Bino bėri tė ditur se nė Shqipėri nuk ka virus, dhe rezultatet e analizave tė personit qė dyshohej me simptoma tė gripit tė derrave kanė rezultuar negative.
“ Analizat laboratorike kanė rezultuar negative, kjo gjė e pėrjashton mundėsinė e mbėrritjes se gripit nė vendin tonė” theksoi Bino.
Sipas ISHP pacienti i dyshuar me virusin H1N1 nuk ėshtė futur nė karantinė, ndėrkohė qė do tė ekzaminohet pėr tė zbuluar shkaqet e simptomave tė tij, tė ngjashme me ato tė gripit tė derrave.
Njė rast i dyshuar me H1N1 nė Tiranė. Priten analizat

Ora 10:10- Njė rast i dyshuar me gripin e derrit ėshtė evidentuar sot nė Qėndrėn Spitalore Universitare nė Tiranė (QSUT) “Nėnė Tereza”. Ministria e Shėndetėsisė konfirmoi se njė rast i dyshuar me virusin A/H1N1 ishte paraqitur sot ne infektivin e QSUT. Personi i dyshuar qė ndodhet i shtruar nė raportin e infektivit ėshtė izoluar dhe po i nnėshtrohet analizave dhe ndodhet larg kontaktit me tė sėmurėt e tjerė. Instituti i Shėndetit Publik bėri tė ditur se rasti mbetet ende nėn statusin e tė dyshuarit pasi janė analizat ato qė do tė vėrtetojnė nėse bėhet fjalė pėr virusin e rrezikshėm A/H1N1.
Mėsohet se personi ėshtė i moshės rreth 50 vjec, funksionar i larte tek Ministria e Jashtme por emri nuk behet i ditur ne respekt te privatesise. Mesohet se ai sapo kishte mbėrritur nga nje udhetim pune nga Siria. Personi kishte temperaturė, dhimbje koke, barku dhe tė vjella, tė njėjtat simptoma qė ka edhe ky grip i rrezikshėm qė po kėrcėnon botėn.
Dyshimi, flet kreu i Infektivit: Do presim rezultatin e analizave te pacientit
Pas publikimit tė lajmit se njė rast i dyshuar me gripin e derrit ėshtė evidentuar nė Shqipėri, ka reaguar menjėherė Reparti i Infektivit nė QSUT. Drejtori i Repartit tė Infektivit, Gazmend Bejtaj sqaroi se tani nuk mund tė tė flitet pėrvecse pėr dyshim, pasi do tė jetė rezultati i analizave qė do tė vėrtetojė nėse bėhet fjalė pėr njė rast me A/H1N1. Bejtaj vuri nė dukje se ėshtė nė procedurė tė punės tė tyre tė ekzaminojnė cdo rast me temperaturė tė lartė, ashtu sic po veprohet edhe nė rastin e dyshuar. Bejtaj tha se personi i dyshuar si i sėmurė me grip derrash tani i ėshtė nėnshtruar analizave.

Situata ne rajon
Virusi i gripit H1N1 tashmė se ėshtė pėrhapur dhe nė Ballkan. Rumania ka identifikuar dhe konfirmuar sot rastin e parė tė personit tė infektuar me virusin H1N1 ndėrsa Greqia konfirmoi rastin e tretė, ndėrsa 4 raste tė tjera janė tė dyshimta.

Greqi
Ministria e Shėndetėsisė konfirmoi sot rastin e tretė tė virusit tė gripit H1N1, ndėrsa katėr raste tė tjera janė tė dyshuar. Ministri i Shėndetėsisė, Dimitris Avramopoulos tha se pacienti i infektuar ėshtė njė student 20 vjecar nga Selaniku dhe ishte identifikuar nga telekamerat termike nė aeroportin e Athinės ndėrsa kthehej nga njė udhėtim nė Edinburg, Skoci.

Rumani
Bukureshti identifikoi dhe konfirmoi sot rastin e parė tė infektuar me virusin e gripit H1N1. Ministri rumun i Shėndetėsisė Ion Bazac deklaroi se personi i infektuar ėshtė njė grua 30-vjeēare, e cila ishte kthyer nga Nju Jorku javėn e kaluar.
Gruaja kishte jetuar pėr disa kohė nė SHBA dhe u shtrua sė bashku me tre tė afėrm tė saj nė njė spital nė Bukuresht.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

ISHP: Nuk ka virus nė Shqipėri, analizat rezultuan negative. Rat1010 Online
ISHP: Nuk ka virus nė Shqipėri, analizat rezultuan negative. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10019

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi