Vritet aktivisti i PD, Rama: Pėrfshirja e PS spekulim.

Shko poshtė

Vritet aktivisti i PD, Rama: Pėrfshirja e PS spekulim. Empty Vritet aktivisti i PD, Rama: Pėrfshirja e PS spekulim.

Mesazh nga Andi prej 2009-06-13, 00:02

• Shėnohet incidenti i parė i rėndė i fushatės. Njė 25 vjecar aktivist i PD-sė ka gjetur vdekjen pasi u qėllua me automatik teksa vendoste flamuj dhe postera tė PD-sė pranė njė lokali nė fshatin Qerret tė Durrėsit. Kryeministri Berisha u bėn thirrje tė gjithė anėtarėve dhe militantėve tė partive tė ruajnė gjakftohtėsinė. Duke shprehur ngushėllimet pėr famijlen e viktimės, kreu i socialist Rama ka nėnvizuar se pėrfshirja e PS nė kėtė ngjarje ėshtė vetėm njė spekulim.


Policia, deklarata kontradiktore per vrasjen

Ora: 18:00- Policia e shtetit dhe ajo e Durrėsit kanė dhėnė deklarata kontradiktore pėr vrasjen e 30 vjecarit nė Qerret tė Durrėsit. Policia e shtetit deklaron se ngjarja ka ndodhur pas njė sherri pėr simbolet elektorale kurse policia e Durrėsit e pėrkufizon vrasjen pas njė grindje tė castit dhe nuk jep pėrkatėsinė partiake tė vrasėsit dhe viktimės. Kryesocialisti Rama distancohet nga ngjarja dhe deklaron se autori duhet tė marrė dėnimin maksimal dhe se ai nuk ka lidhje me Partisė Socialiste.

Rama: Pėrfshirja e PS spekulim, autori tė dėnohet maksimalisht

Ora: 16:08- Kreu i Partisė Socialiste, Edi rama ka reaguar pas vrasjes sė Artan Zekės nė Durrės. Duke shprehur ngushėllimet pėr famijlen e viktimės, Rama ka kėrkuar dėnimin maksimal pėr autorin e vrasjes.
“Shpreh keqardhjen e thellė dhe ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė viktimės, pėr kėtė ngjarje tragjike, qė ėshtė ndodhi pėr botėn e tretė dhe jo pėr njė vend qė ėshtė pjesė e Evropės dhe do tė integrohet nė BE, siē ėshtė Shqipėria. Nė tė njėjtėn kohė, kėrkojmė dėnimin maksimal tė autorit” deklaroi Rama.

Kreu socialist ka nėnvizuar se pėrfshirja e PS nė kėtė ngjarje ėshtė vetėm njė spekulim.
“Nėnvizoj me forcė se ngjarja nuk ka asnjė lidhje me Partinė Socialiste, dhe pėrfshirja e emrit tė Partisė Socialiste nė kėtė ngjarje, ėshtė njė spekulim i ulėt qė ne e refuzojmė me pėrbuzje” u shpreh Rama.

Fushata, vritet aktivisti i PD. Berisha thirrje militantėve: Ruani gjakftohtėsinė

Ora: 15:25- Ka ardhur menjėherė reagimi i kryeministrit Berisha pas ngjarjes sė rėndė kur nė Qerret, Katund i ri Durrės ėshtė vrarė njė aktivist i Partisė Demokratike. Nė njė mesazh kryeministri Berisha “shpreh ngushėllimet e thella familjes sė Artan Zekės, babait tė tre fėmijėve qė humbi sot tragjikisht jetėn nga njė dorė kriminale. Lutjet e Kryeministrit Berisha dhe tė gjithė shqiptarėve shkojnė pėr shpirtin e tė ndjerit dhe familjes sė tij” thuhet nė mesazh.

Kryeministri Berisha u bėn thirrje tė gjithė anėtarėve dhe militantėve tė partive politike tė distancohen nga aktet kriminale dhe tė pėrkushtohen nė njė fushatė zgjedhore tė denjė pėr njerėz tė lirė. Berisha u drejtohet gjithė shqiptarėve tė ruajnė gjakftohtėsinė dhe kėrkon me forcė zbatimin e plotė tė ligjit mbi autorin e kėtij akti.
Ndėrkohė Berisha u drejtohet aktivistėve dhe mbėshtetėsve tė Partisė Demokratike tė mbajnė njė minutė heshtje nė tubimet e tyre pėr humbjen e demokratit, Artan Zeka.

Fushata, vritet aktivisti i PD-sė. Xhaferri: Po vinte postera

Ora: 13:34- Fushata elektorale nė Shqipėri shėnon sot njė incident tė rėndė. Njė aktivist i PD-se nga fshati Qerret i komunės Katund i Ri nė Qarkun e Durrėsit ka ndėrruar jetė nė spital pasi ishte plagosur me armė zjarri automatik.

Sipas zėdhėnėsit tė polcisė sė shtetit, ngjarja ka ndodhur nė qėndėr tė fshatit, nė afėrsi tė njė lokali, ku i dėmtuari dhe autori janė konfliktuar me njėri tjetrin pėr simbolet e subjekteve elektorale. Mė pas autori kėsaj ngjarje shtetasi Skėnder Balla, simpatizant i Partisė Socialiste, 45 vjeē ėshtė larguar pėr tu rikthyer me njė armė automatike dhe ka gjuajtur nė drejtim tė shtetasit Artan Zeka, duke e plagosur rėndė, cili mė pas ka gjetur vdekjen nė spitalin e qytetit te Durrėsit.

“Shtetasi Skėnder Balla, person me precedent kriminal, ėshtė arrestuar 10 minuta pas kryerjes sė krimit, ku i ėshtė sekustruar dhe arma e krimit. Pėr kėtė ngjarje janė shoqėruar nė Drejtorine e Policise se Qarkut Durrės, tė gjithė personat qė kanė parė dhe kanė dijeni pėr ngjarjen” bėn tė ditur zėdhėnėsi Branko.

Dega e Partisė Demokratike tė Qarkut Durrės tha se 25 vjecari Artan Zeka, babai i tre fėmijėve nga Qerreti i Durrėsit ishte qėlluar me armė zjarri, automatik nga njė simpatizant i PS-sė, teksa vendoste flamuj dhe postera tė partisė sė tij pranė njė lokali nė fshatin e tij Qerret.
Sipas mjekėve i riu kishte marrė plagė tė rėnda nė regjionin e barkut dhe gjėndja e tij shėndetėsore ishte e rėndė.
Kandidati pėr deputet i PD-sė nė qarkun e Durrėsit Ferdinand Xhaferri vizitoi babain e tre fėmijėve nė spitalin e Durrėsit ku ndodhej i shtruar.
Nė njė prononcim pėr median Xhaferri e cilėsoi ngjarjen si mjaft tė rėndė dhe tregues i mentalitetit tė krahut tė majtė tė politikės shqiptare. Sipas Xhaferrit, Artan Zeka ėshtė plagosur me automatik nė bark, teksa po vendoste nė mėnyrė paqėsore flamurėt dhe posterat e Partisė Demokratike pranė njė lokali nė fshatin e tij Qerret”.
Mė tej deputeti Xhaferraj vlerėsoi ndėrhyrjen e menjėhershme tė forcave tė rendit, tė cilėt bllokuar autorin e krimit, Skėnder Balla.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Vritet aktivisti i PD, Rama: Pėrfshirja e PS spekulim. Rat1010 Online
Vritet aktivisti i PD, Rama: Pėrfshirja e PS spekulim. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10017

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi