Zgjedhjet, policia plan masash pėr mbarėvajtjen e proēesit.

Shko poshtė

Zgjedhjet, policia plan masash pėr mbarėvajtjen e proēesit. Empty Zgjedhjet, policia plan masash pėr mbarėvajtjen e proēesit.

Mesazh nga Andi prej 2009-06-27, 18:34

• Policia e Tiranės deklaron se ka marrė njė sėrė masash qė garantojnė njė proces tė qetė dhe normal votimi ditėn e diel. Sipas ligjit policia do te sigurojė 823 Qendra Votimi nė Tiranė, kurse 458 punonjės policie po nga Tirana do tė angazhohen me detyrė edhe nė qarqe tė ndryshme tė vendit.Tė gjitha automjetet e policisė tė angazhuara nė detyra zgjedhore do tė mbajnė nė xhamin e pėrparmė tė tyre tabelėn me siglėn “Automjeti i Policisė i angazhuar me detyra zgjedhore”.

TIRANE- Policia e Tiranės shpall njė sėrė masash qė do ti shėrbejnė sipas saj ecurisė sė njė procesi normal votimi ditėn e dielė. Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit thuhet nė njė deklaratė tė policisė sė Tiranės I ka pėrcjellė Komisionit Qendrorė tė Zgjedhjeve listėn e punonjėsve tė policisė qė do tė angazhohen pėr sigurimin e objekteve zgjedhore dhe shoqėrimin e komisioneve dhe materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit pėr tek vendet e numėrimit tė votave. Policia deklaron se gjatė tė gjithė fushatės elektorale nė Tiranė janė zhvilluar 190 tubime dhe takime elektorale, tė kryera kėto kryesisht pa asnjė incident.
Policia e Tiranės ka vėnė nė dispozicion 458 punonjės tė trajnuar, tė cilėt do tė angazhohen nė detyrat e policisė gjatė zgjedhjeve pėr Kuvendin e Shqipėrisė nė qarkun e Dibrės, Elbasanit, Fierit dhe Korēės.

Zgjedhjet pėr parlamentin e ri nė qarkun e Tiranės do tė zhvillohen nė 823 Qendra Votimi, tė cilat do tė sigurohen nga punonjėsit e policisė sė gjashtė komisariateve tė Tiranės dhe tė Kavajės. Personeli policorė ėshtė i pajisur me dokument identifikimi, ku pėrmbahet aty fotografia, grada, emri dhe mbiemri i punonjėsit tė policisė, numri i kutisė si dhe numri i Qendrės sė Votimit, apo Komisioni Zonal i Administrimit tė Votave. Tė gjitha automjetet e policisė tė angazhuara nė detyra zgjedhore do tė mbajnė nė xhamin e pėrparmė tė tyre tabelėn me siglėn “Automjeti i Policisė i angazhuar me detyra zgjedhore” me targėn pėrkatėse, firmėn dhe vulėn e institucionit.

Policia e Tiranės deklaron gjithashtu se janė marrė tė gjitha masat pėr sigurimin e Komisioneve Zonale, tė cilat janė vendosur nė 16 objekte zgjedhore dhe aktualisht po merren masa pėr marrjen nė ruajte pėr Qendrat e Votimit, brenda orės 16:00, tė kėsaj tė shtune.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Zgjedhjet, policia plan masash pėr mbarėvajtjen e proēesit. Rat1010 Online
Zgjedhjet, policia plan masash pėr mbarėvajtjen e proēesit. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10019

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi