Meta: Marrėveshja me Berishėn eshte e hapur.

Shko poshtė

Meta: Marrėveshja me Berishėn eshte e hapur. Empty Meta: Marrėveshja me Berishėn eshte e hapur.

Mesazh nga Andi 2009-07-05, 20:20

• Kryetari i partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, ka deklaruar se koalicioni i partisė sė tij me “Aleancėn pėr Ndryshim” ka si qėllim integrimin e vendit. “Marrėveshja me Berishėn do tė jetė e hapur”- theksoi Meta. Kėtė deklarate kreu i LSI-sė e bėri gjatė njė interviste dhėnė pėr VOA. Ndėr tė tjera ai shtoi se ka refuzuar ofertėn e Ramės pėr tu bėrė kryeministėr me vota tė trafikuara.

TIRANE-Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta, ka shprehur sėrish bindjen me koalicionin me Partinė Demokratike, si njė zgjidhje pėr integrimin e vendit dhe kapėrcimin e krizės ekonomike. Duke folur pėr Zėrin e Amerikės, Meta ndėrsa shpjegoi se elektorati do ta kuptoj kėtė koalicion, nga ana tjetėr shtoi se kishte refuzuar ofertėn e Ramės pėr ta bėrė atė kryeministėr me vota tė trafikuara nė kampin e djathtė.

“Mė vjen keq qė kryetari i PS-sė vazhdon tė sillet nė mėnyrė hipokrite dhe kalon nė sulme personale, ndėrkohė qė duhet tė mbajė premtimin e tij pėr kėtė humbje e cila ėshtė e tija personalisht. Pasi ka qenė ai qė ka insistuar pėr Kodin, i cili i ka humbur tė majtės 12 mandate. Ka qenė ai qė ka pėrjashtuar cdo tentativė pėr bashkėpunimin qė i ėshtė ofruar nga ne. Nga 70-cja e opozitės tė mė propozonte mua pėr kryeministėr dhe ai tė na siguronte disa vota tė trafikuara nga maxhoranca e djathtė, nė mėnyrė qė tė largonim Berishė. Kjo gjė u refuzua nga ana ime, pasi kjo nuk mund tė pranohej nga askush. Dhe cdo pėrpjekje pėr ta anatemuar kėtė koalicion ėshtė jo vetėm arkaike, por i takon tė kaluarės, ėshtė jo vetėm folklorike por edhe antikombėtare”- theksoi kreu i LSI-sė Meta.

Meta ka shtuar se lideri i Partisė Socialiste ėshtė pėrgjegjės pėr humbjen e sė majtės nė zgjedhjet e 28 qershorit dhe se ka dėmtuar Lėvizjen Socialiste pėr Integrim nė kėto zgjedhje. Por duke folur pėr pozicionin e tij nė krye tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, pasi kishte premtuar tė merrte mbi 30 mandate para zgjedhjeve, Meta tha se do tė jenė forumet e partisė qė do tė vendosin.

“Unė jam i hapur pėr ēdo vendim tė forumeve tė partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe cdo gjė do ta vendosin forumet e kėsaj partie. Nė vjeshtė ne do tė kemi njė ripėrtėritje tė tė gjithė strukturave tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, pėrfshi kėtu edhe postin e kryetarit tė kėsaj lėvizjeje dhe padyshim unė do ti nėnshtrohem vullnetit tė kėtyre strukturave” – theksoi Ilir Meta.

Meta nuk foli pėr ministritė qė do tė ketė LSI nė kėtė qeveri, por tha se marrėveshja do tė jetė tėrėsisht e hapur.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Meta: Marrėveshja me Berishėn eshte e hapur. Rat1010 Online
Meta: Marrėveshja me Berishėn eshte e hapur. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11612

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi