Gripi AH1N1,ISHP:Do prek Shqipėrine.Jo panik,virusi i dobet.

Shko poshtė

Gripi AH1N1,ISHP:Do prek Shqipėrine.Jo panik,virusi i dobet. Empty Gripi AH1N1,ISHP:Do prek Shqipėrine.Jo panik,virusi i dobet.

Mesazh nga Andi prej 2009-07-10, 07:14

• Kreu i ISHP, Alban Ylli paralajmeron se virusi i gripit te derrit, A/H1N1 per pak jave do shenoje dhe rastet e para ne Shqiperi. Sipas Yllit , kjo eshte e pashmangshme pasi rajoni i Ballkanit tani eshte prekur nga virusi.

TIRANĖ- Shqipėria do tė preket shumė shpejt nga gripi i derrit, por virusi qė po qarkullon nė Rajon nuk ėshtė me virulencė tė ulėt (shenja klinike tė lehta) dhe nuk ka asnjė arsye pėr panik nė komunitet. Kėshtu ka bėrė tė ditur sot pėr mediat drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli.
Sipas tij, autoritetet shėndetėsore shqiptare kanė rritur vigjilencėn nė kushtet kur virusi A (H1N1), i njohur si gripi i derrit, ėshtė pėrhapur nė disa vende tė rajonit tė Ballkanit.

"Ėshtė pothuajse e pamundur qė Shqipėria tė shpėtojė nga kjo pandemi", ėshtė shprehur pėr mediat drejtori drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli.
Ai informoi se gripi qė po qarkullon ėshtė me virulencė tė ulėt (shenja klinike tė lehta) dhe nuk ka asnjė arsye pėr panik nė komunitet.
Ylli paralajmėron se shumė shpejt virusi mund tė hyjė nė Shqipėri. "Po pėrpiqemi tė grumbullojmė mė shumė raste tė dyshuara, sepse nuk e pėrjashtojmė mundėsinė qė brenda disa javėsh virusi tė hyjė nė Shqipėri", tha z. Ylli, sipas tė cilit, "pėr arsye tė periudhės sė inkubacionit, ai mund tė hyjė dhe nė mėnyrė tė fshehtė". Ai shtoi se "pėr arsye tė situatės sė lehtė klinike qė paraqet ai mund tė kalojė dhe pa u vėnė re, ndaj sfida jonė pėr momentin ėshtė pėrveē pėrgatitjes sė shėrbimeve, qoftė nė parėsor dhe qoftė nė spitale, ta kapim sa mė herėt virusin".
"Situata nė Europė demonstron qartė se shumica dėrrmuese e rasteve nuk kanė nevojė pėr trajtim tė specializuar", theksoi mė tej z. Ylli, sipas tė cilit, rastet e vdekjeve janė tė rralla dhe vetėm nė raste tė sėmundjeve shoqėruese.

Pėr rajonin e Ballkanit, sipas OBSH-sė, numri mė i madh i tė prekurve regjistrohet nė Greqi, me 151 raste tė konfirmuara, nga tė cilat 42 raste tė reja. Ndėrkohė, situata nuk ka ndryshuar nė Bullgari, ku janė konfirmuar deri tani 10 raste tė prekura nga virusi A (H1N1). Nė Rumani deri tani janė konfirmuar 41 raste, nga tė cilat 5 tė reja, Nė serbi 34, nė Malin e Zi, janė konfirmuar 10 raste deri tani, nga tė cilat 1 rast i ri, ndėrsa Sllovenia ka konfirmuar 10 raste tė infektimit tė virusit A (H1N1). Hartės gjeografike tė pėrhapjes sė virusit A (H1N1) nė Gadishullin e Ballkanit i ėshtė shtuar dhe Maqedonia me 2 raste tė konfirmuara.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Gripi AH1N1,ISHP:Do prek Shqipėrine.Jo panik,virusi i dobet. Rat1010 Online
Gripi AH1N1,ISHP:Do prek Shqipėrine.Jo panik,virusi i dobet. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10019

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi