Tragjedia ne Autostrade.5 tė vdekur, 3 tė plagosur.

Shko poshtė

Tragjedia ne Autostrade.5 tė vdekur, 3 tė plagosur. Empty Tragjedia ne Autostrade.5 tė vdekur, 3 tė plagosur.

Mesazh nga Andi 2009-07-26, 21:38

• Viktimat, njė burrė, e katėr gra po ktheheshin nga njė dasmė, kur automjeti i tyre ėshtė pėrplasur me njė makinė tjetėr sapo kanė dalė nga Maminasi. Policia bėn identifikimin e viktimave. 4 nga 5 viktimat, nėnė e bijė dhe njė cift bashkėshortėsh

DURRES- Nė autostradėn Tiranė- Durrės, afėr Maminasit, aty ku gjetėn vdekjen 5 persona dukej si njė kasaphanė.
Vetėm pjesa ballore e makinės e pėrfshirė nė aksidentin tragjik qėndronte mbi dy rrotat e para, ndėrsa pjesa tjetėr ishte shkatėrruar plotėsisht. Forca e pėrplasjes kishte shpėrndarė kudo pėrreth pjesėt e makinės. Pak metra mė tutje pjesė sandalesh dhe diku kėpucė. Pas trafikndarėses, gjendeshin dy canta. Syri tė zinte nė tokė njė palė syze tė kuqe dhe njė manikyr.

Kjo ėshtė ajo cfarė kishte ngelur sot nė mėngjes nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orės 03:00 nė autostradėn Tiranė- Durrės. Ndėrsa ajo cfarė policėt kishin parė sapo kishin mbėrritur nė vendngjarje ishte dhe mė shokuese.

Viktimat ishin gjymtuar dhe policėt ishin detyruar tė mblidhnin pjesėt e mbetura tė organeve tė cilat ishin shpėrndarė pėrreth makinės.

Aksidenti
Policia dyshon se 5 personat qė udhėtonin nė automjetin tip Volcvagen me targa Tirane,ktheheshin nga njė dasmė. Nė fillim policia dyshoi se automjeti mund tė ishte pėrplasur me njė trafik ndarėse. Por pas disa orėve hetim nė vendngjarje dhe marrjes nė pyetje tė tė plagosurve ka ngritur njė version tjetėr tė ngjarjes.

Policia e Durrėsit e ka tė vėshtirė tė ndėrtojė skenėn e aksidentit. Aksidenti i rėndė ėshtė rrjedhojė e pėrplasjes sė automjetit, ku udhėtonin viktimat, qė dilte nga qyteza e Maminasit nė superstradė me dy autovetura tė tjera, tė cilat po i drejtoheshin Durrėsit.
Dyshimet janė se 27 vjecarja mund tė ketė hyrė gabimisht nė korsinė e kundėrt dhe nė momentin kur ka tentuar tė kthehej ėshtė pėrplasur nga njė makinė TR 5184 L, qė po udhėtonte nė drejtim tė Dyrrėsit.

Pėrplasja ka qenė aq e fuqishme sa 5 personat qė udhėtonin nė mjet kanė vdekur nė vend. Nė makinėn tjetėr kanė mbetur tė plagosur 3 persona Ilir Bardhi, 18 vjec, Nuel Papuli 19 vjec dhe Elda Mallkutaj 17 vjec, tė gjithė nga Tirana. Tė plagosurit sapo kanė marrė ndihmėn e parė nė spitalin e Durrėsit janė larguar nė drejtim tė Spitalit Ushtarak pėr njė mjekim mė tė specializuar dhe bėhet e ditur se janė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.

Identifikimi
Rreth orės 07.00 policia tha se kishte bėrė tė mundur identifikimin e njėrės prej viktimave Dolores Skėnderaj, 27 vjece, e cila dyshohet se mund tė ketė qenė dhe drejtuesja e automjetit. Disa orė mė vonė u bė i mundur dhe idenfitikimi i viktimave tė tjera Ato janė dhe Haxhire Skėnderaj, 60 vjece, mamaja e Dolorezit. Eduard Lekdusha 57 vjec dhe bashkėshortja Lumturi Lekdusha 50 vjec si dhe Lindita Limani


Per te pare pamjet klikno mbi adresen e meposhteme..

http://www.hapsirajuaj.com/video-lajme-f16/pamje-nga-aksidenti-ne-autostraden-tirane-durres-t1849.htm#30903
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Tragjedia ne Autostrade.5 tė vdekur, 3 tė plagosur. Rat1010 Online
Tragjedia ne Autostrade.5 tė vdekur, 3 tė plagosur. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi