“Vėllai po vizitonte djalin, e morėn urgjent pėr aksionin”

Shko poshtė

“Vėllai po vizitonte djalin, e morėn urgjent pėr aksionin” Empty “Vėllai po vizitonte djalin, e morėn urgjent pėr aksionin”

Mesazh nga Andi prej 2009-08-09, 21:58

Im vėlla, Saimiri vajti nė operacion vetėm me njė pistoletė nė brez. Nuk i lanė kohė tė merrte as jelekun antiplumb. Ishte nė spital duke vizituar djalin, kur e urdhėruan tė ndėrpriste lejen e tė shkonte nė Durrės”. Kėshtu deklaroi dje Artur Duēkollari, vėllai i kryeinspektorit tė rėnė nė krye tė detyrės. Pjesėtarėt e familjes Duēkollari janė tejet tė tronditur nga fatkeqėsia qė u ka zėnė derėn. Nuk duan tė besojnė se Saimiri ishte njė nga viktimat e masakrės nė plazhin e Durrėsit. Ndonėse mundohen ta mbajnė veten, vėllezėrit dhe babai i kryeinspektorit tė vrarė nė krye tė detyrės, ndihen tė indinjuar me paaftėsinė dhe neglizhencėn e drejtuesve tė Policisė sė Shtetit. “Gjėma ndodhi nga paaftėsia dhe neglizhenca e strukturave tė policisė sė shtetit”, - thotė vėllai i viktimės, Artur Duēkollari. Ish-kandidati pėr deputet tregoi dje nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare”, se Saimiri dhe shokėt e tij u thirrėn urgjentisht nga eprorėt e tyre dhe nuk u lanė as kohė nė dispozicion qė tė pėrgatiteshin psikologjikisht dhe tė merrnin mjetet e nevojshme pėr tė marrė pjesė nė njė operacion tė tillė si ai pėr prangosjen e Dritan Dajtit.

Z.Duēkollari, si e morėt vesh ngjarjen?
Kam qenė nė njė lokal me dy miqtė e mi. Pashė nė televizion qė nė Durrės kishte njė operacion dhe nė fakt m’u duk ēudi sesi mund tė terrorizohen turistėt nė mes tė ditės. Por kur u tha qė ishin forca tė skuadrės operacionale, atėherė e pashė qė diēka nuk shkonte dhe Sajmiri mund tė kishte ndonjė problem.

Ēfarė bėtė mė tej?
U rashė dy numrave tė telefonit tė Saimirit dhe nuk mė pėrgjigjej. Atėherė u bėra shumė merak, ndaj u nisa menjėherė drejt Durrėsit. Rrugės mėsova qė im vėlla ishte vrarė, pasi po mė vinin telefonata tė shumta.

Ju tregonte kur nisej pėr operacione?
Saimiri ishte tip i mbyllur. Asnjėherė nuk e merrnim vesh qė kishte ikur pėr ndonjė punė, e aq mė shumė tė dinim qė ku do merrte pjesė nė operacione. Por kur dėgjonim qė u arrestua ky apo ai person i rrezikshėm, e kuptonim qė Saimiri kishte qenė atje.
Mesa dini ju, ku ndodhej Saimiri kur u nis pėr operacion?
Ishte me pushimet vjetore. Madje kishte shkuar tė vizitonte djalin nė Spitalin Ushtarak, se nuk e kishte mirė. E kanė thirrur nė telefon dhe i kanė thėnė qė duhet tė shkonte nė punė. Madje me sa kemi marrė vesh ne, ishin dhe dy nga efektivėt e tjerė nė njė kurs, tė cilat e kanė ndėrprerė pėrgjysmė dhe janė nisur. Im vėlla ka pirė njė kafe me njė kolegun e tij dhe ėshtė nisur pėr nė Durrės, pa pasur dijeni se pėr ēfarė bėhej fjalė.

Vėllai juaj ishte i pajisur me mjete mbrojtėse?

Ai mbante gjithmonė njė ēantė tė zezė me vete, kur nisej pėr operacione. Aty kishte antiplumbin, njė jelek me mbishkrimin policia si dhe pajisje tė tjera, tė cilat kėtė herė s’i kishte me vete. Nuk mundi t’i merrte. Nuk i lanė kohė.

Ju mendoni se operacioni ka qenė i pamenduar mirė?

Drejtuesit e policisė duket se nuk e kanė pasur tė qartė se ēfarė do bėnin. Ėshtė jo vetėm njė keqmenaxhim i situatės, por edhe mungesė profesionalizmi. Saimiri kishte 12 vjet nė polici dhe ishte profesional. Ai ka marrė pjesė dhe nė operacione mė tė vėshtira se ai i sė premtes nė Durrės dhe ēdo gjė ka funksionuar mirė. Mendoj se ai dhe shokėt e tij nuk kanė qenė gati pėr kėtė operacion.

Nė cilin grup bėnte pjesė konkretisht vėllai juaj?
Ai ishte pjesė e skuadrės sė vėzhgimit, por kur ishte e nevojshme kalonte dhe tek pjesa e ndėrhyrjes. Fakti qė kanė zgjedhur vetėm disa efektivė, mendoj se kanė pasur si qėllim tė dėrgojė nė operacion mė tė mirėt. Policia e arriti objektivin, por me njė kosto tė madhe jetėsh njerėzore.

Pse mendoni se operacioni dėshtoi?
Mendoj se ndėrhyrja ka qenė e menjėhershme dhe e pamenduar mirė. Ndėrsa besoj se personat qė bėnė masakrėn ishin tė mirėinformuar. Im vėlla dhe shokėt e tij u kapėn nė kurth.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

“Vėllai po vizitonte djalin, e morėn urgjent pėr aksionin” Rat1010 Online
“Vėllai po vizitonte djalin, e morėn urgjent pėr aksionin” Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10017

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi