Dritan Dajti maskohej si nėnkomisar policie.

Shko poshtė

Dritan Dajti maskohej si nėnkomisar policie. Empty Dritan Dajti maskohej si nėnkomisar policie.

Mesazh nga Andi 2009-08-09, 22:03

• Agron Zeneli, nėnkomisar i policisė sė Korcės, ky ishte identiteti i rremė qė pėrdorte Dritan Dajti pėr tė shetitur lirisht rrugėve tė vendit. Njė kundra tabelė dhe dy radio policie pėr ta pasur mė tė lehtė qarkullimin, por dhe patentė italiane me identitetin e rremė. Mbetet pėr t’u hetuar nėse dokumentat janė leshuar nga institucionet shtetėrore apo jane falsifikuar. Pervec dokumentave falso iu kapėn telefonė celularė tė shtrenjė, karta telefoni greke, e 2 radio policie.

TIRANE-I shumė kėrkuari Dritan Dajti pak para arrestimit ka bredhur lirisht nė Shqipėri duke u identifikuar si polic. Shtypi shqiptar ditėn e sotme i ben jehonė dokumentave qė iu gjetėn me vete Dritan Dajtit, pak para se tė masakronte 4 efektivė policie gjatė aksionit pėr kapjen e tij.
Njė cantė e vogėl nė formė jastėku u ka tėrhequr vėmendjen efektivėve nė vendngjarje qė kanė zbuluar nė tė 3 dokumenta relativisht tė reja qė e identifikonin Dajtin si polic tė njė grade tė lartė. As mė shumė e as mė pak, por nėnkomisar Agron Zeneli i policisė sė Korcės.
Njėra pas tjetrės, duke i nxjerrė me duar tė veshura me dorashka, pėr tė mos prishur gjurmėt, njė nga hetuesit, kishte vėnė nė tavolinė tri dokumente identifikimi policie, qė tė tria me fotografinė e Dritan Dajtit, pozuar paksa nė profil dhe me emrin e Agron Zenelit sipėr. Grada e nėnkomisarit, qė nuk mbahet rėndom nga njė polic i thjeshtė e bėn edhe mė interesant faktin, pasi Dajti dyshohet kėshtu se u ka shpėtuar shumė kolegėve duke treguar dokumentat qė kishte me vete.
Dokumentet ishin tė njėjta me ato qė ka pėrdorur policia shqiptare pėr identifikim pėrgjatė 18-19 viteve postdiktaturė. Gjithsesi, hetimi ende nuk ka pėrcaktuar autenticitetin e kėtyre dokumenteve tė identifikimit qė Dritan Dajti kishte me vete. Ato shkruajnė se janė lėshuar njė komisariati i policisė sė njė qyteti tė Shqipėrisė sė Mesme - jo nga Durrėsi - por ėshtė ende herėt tė pėrcaktohet nėse janė kopje tė falsifikuara me njė precizion tė lartė, apo origjinale. Nė rast se janė origjinale, nuk ėshtė ēudi qė vetėm ky detaj tė bėjė sjellė tė tjera arrestime tek pėr njerėzit qė kanė mundėsuar pajisjen e tė shumėkėrkuarit me kėto dokumente. Shtypi dėshmon se janė sekuestruar nėntė aparate celulare relativisht tė shtrenjta si dhe njė numėr disafish mė i lartė kartash telefonike. Shumica e tyre ishin pėrdorur, por kishte edhe tė papėrdorura dhe nė kėtė shumės hetuesit kishin renditur nė procesverbal edhe karta tė telefonive celulare tė shteteve fqinje, ku mė shumė binin nė sy ato greke. Nė fund fare, nga njė xhep tė ēantės, hetuesit kishin nxjerrė edhe 6,500 euro, qė duket Dajti i mbante me vete, si lekė xhepi.

Ngjarja e rėndė ku mbetėn tė vdekur 4 policė policie, njė “ushtar” i Dritan Dajtit nuk ėshtė kaluar nė qetėsi nga banorėt e plazhit, tė cilėt dėshmojnė se makina Tuareg e dajtit kishte mbi njė javė qė parkohej pranė zonės sė pistės “Iliria” nė plazhin e Durrėsit.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Dritan Dajti maskohej si nėnkomisar policie. Rat1010 Online
Dritan Dajti maskohej si nėnkomisar policie. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi