Tėrmeti nė Dibėr,dėmtohen 166 shtėpi.

Shko poshtė

Tėrmeti nė Dibėr,dėmtohen 166 shtėpi. Empty Tėrmeti nė Dibėr,dėmtohen 166 shtėpi.

Mesazh nga Andi prej 2009-09-07, 22:37

• Dhjetėra familje nė qarkun e Dibrės do te flene sot nė qiell tė hapur pasi banesat u janė dėmtuar dhe lėkundjet e tėrmetit 7 balle te mbremjes se kaluar. Lekundje te reja vazhduan sot pergjate gjithe dites. Nuk pati te lenduar ne njerez. Cadra e ndihma ne zoonat e prekura. Specialistet te shqetesuar per standartet e vjetra qe po ndiqen ne ndertimet e reja.

(Permbledhje)
Tėrmeti me magnitud 5.4 Rihter, epiqendra e tė cilit u lokalizua nė fshatin Gjoricė, 19 kilometra nė Jug-Lindje tė qytetit tė Peshkopisė dhe 63 kilometra nė Veri-lindje tė Tiranės, pėr fat nuk shkaktoi tė lėnduar nė njerėz, por vetėm dėme materiale. Lėkundjet e tėrmetit nė kėtė zonė kanė vazhduar nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe gjatė ditės sė sotme, dhe sipas specialistėve tė Institutit Sizmiologjik ato janė tė natyrshme dhe pa probleme.
Pėrfaqėsues tė lartė tė shtetit, mes tė cilėve dhe Kryeministri Sali Berisha, gjatė ditės sė sotme, kanė ndjekur nga afėr situtatėn e krijuar nė kėtė zonė, duke garantuar mbėshtetjen dhe ndihmėn e plotė pėr banorėt e dėmtuar. Pas mbledhjes sė parė tė Shtabit tė Emergjencės nė Prefekturėn e Dibrės, zhvilluar sot nė mesditė, paraprakisht rezulton se tė paktėn 166 shtėpi nė rang qarku janė tė pabanuara dhe shumė tė tjera tė dėmtuara.
Tashmė kanė kaluar mė shumė mbi 15 orė nga rėnia e tėrmetit por banorėt e pėrfshirė nga paniku duket se nuk kanė pasiguri pas lėkundjeve tė pėrsėritura, ndėrkohė qė pėr familjet e dėmtuara ka nisur dhe shpėrndarja e ndihmave nė materiale dhe ushqime qė janė transportuar me helikopter nė kėtė zonė.
Dhjetra familje sot do ta gdhijne ne qiell te hapur, pervec disave qe kane gjetur strehim tek te afermit. Familjaret me banesa te demtuara do te mundohen te gjejne strehim tek cadrat e derguara nga qeveria ne forme ndihmash me ushqime e veshje.

Pas termetit, specialistet alarm per standartet e ndertimeve
Ora 19:00-Pas lėkundjeve tė tėrmetit tė mbrėmshėm nė qarkun e Dibrės, lėkundje qė kanė vijuar edhe ditėn e sotme, specialisti i Sizmologjisė dhe Inxhinierisė Anti-Sizmike, profesori i asociuar Llambro Duni, ka theksuar pėr problematikėn, standartin e ndėrtimeve tė godinave tė larta si dhe rrezikshmėrinė e tyre.
Sipas tij, “projektet qė bėhen me iniciativa private janė tejet tė dyshimta, pasi duhet tė pėrkojė me cilėsinė e ndėrtimeve. Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit duhet tė realizojė ripėrpunimin e standarteve tė reja sipas Eurocod 8, pasi ai qė ne pėrdorim ėshtė i vitit 1998 (KTP-N2-89). Nė mė se 20 vite nuk ėshtė bėrė asnjė ndryshim nė lidhje me standartet, nė Shkencat e Gjeologjisė, Gjeoteknikės apo Sizmologjisė – ku ēdo tėrmet ėshtė njė sprovė pėr inxhinierėt”, - ka shtuar Duni.
Ndėrkaq qėndra sizmiologjike nė vend njofton se lėkundjet e tėrmetit do tė vazhdojnė, por nuk bejne te ditur intensitetin qe do te kene lekundjet qe do pasojne.

Zyrtare: 166 shtepi te pabanueshme nga termeti
Ora 17:30-Pas mbledhjes sė parė tė Shtabit tė Emergjencės nė Prefekturėn e Dibrės, zhvilluar sot nė mesditė, paraprakisht rezulton se tė paktėn 166 shtėpi nė rang qarku janė tė pabanuara dhe shumė tė tjera tė dėmtuara. Ndėrkohė tė dėmtuara janė dhe njė qendėr shėndetėsore, 3 shkolla dhe 3 kabina elektrike. Mė tė dėmtuara, sipas pėrllogaritjeve tė para, rezultojnė tė jenė komunat nė rrethet Bulqizė dhe Dibėr. Sipas raportimeve tė kryetarėve tė komunave nė rrethin e Bulqizės, nė Gjoricė rezultojnė 64 shtėpi tė pabanuara, ndėrsa ėshtė dėmtuar qendra shėndetėsore dhe shkolla Lubalesh nė kėtė komunė. Nė komunėn Shupen llogariten deri tani 10 shtėpi tė pabanuara, nė komunė Fushė Bulqizė 3 shtėpi tė pabanuara, nė komunėn Ostren 1 shtėpi e pabanuar dhe dy shkolla tė dėmtuara lehtė, ndėrsa nė komunėn Zerqan 9 shtėpi tė pabanuara.
Pėrsa i takon rrethit tė Dibrės, siē ėshtė raportuar nė mbledhjen e Shtabit tė Emergjencės, dėmet mė tė mėdha janė shėnuar nė komunėn Maqellarė, ku llogariten 70 shtėpi tė dėmtuara, shumica e tė cilave tė pabanuara. Nė komunėn Luzmi 4 shtėpi tė pabanuar dhe dy kabina elektrike tė dėmtuara, nė komunėn Arrac tre shtėpi tė pabanuara dhe 1 kabinė elektrike e dėmtuar, kurse nė komunėn Muhurr 9 shtėpi tė pabanuara.
Sipas raportimeve dėme mė tė vogla janė regjistruar nė rrethin e Matit, 1 shtėpi e pabanuar dhe nė bashkinė e Klosit, tre shtėpi tė dėmtuara.
Shtabi i Emergjencės Civile i mbledhur sot nė mesditė nė prefekturėn e Dibrės, nėn drejtimin e Prefektit Xhaferr Seiti dhe me pjesėmarrjen e zv/ministrit tė Brendshėm Ferdinand Poni pritet tė mblidhet edhe pasditen e sotme, pėr raportimin e dėmeve tė tjera qė mund tė jenė shkaktuar nga lėkundjet e tėrmetit.

Prefekti i Dibrės: Mbi 80 shtėpi tė dėmtuara
Ora 17:00-Prefekti i Qarkut, Dibrėr Xhaferr Seiti bėri mė dije pėr TVNews24 se janė ngritur komisione pėr dėmet nga tėrmeti nė qarkun e Dibrės. “Nė Gjoricė, 64 shtėpi janė vlerėsuar tė pabanueshme, 10 banesa tė Shupenzė, 3 shtėpi tė pabanueshme nė Ostren, nė Fushė Kuqe 3 banesa tė dėmtuara, kurse nė Rubik 2 banesa si dhe 2 kabina elektrike”. Seiti theksoi se kanė mbėrritur cadrat, me tė cilat banorėt me shtėpitė e pabanueshme do tė mundohen tė akomodohen pėr tė kaluar natėn jashtė. “Kanė ardhur 64 cadra, por nga dėmet e tėrmetit janė prekur 84 fshatra”, theksoi Seitaj. Sipas tij dėme ka patur dhe nė Mat, ku janė vlerėsuar 2 shtėpi tė dėmtuara.

Lekundje te reja ne Ostren, komune e Dibres. Mberrijne cadrat

Ora 16:45-Prefekti i qarkut te Dibres, Xhaferr Seiti beri te ditur se jane shenuar dy lekundje te reja ne komunen Ostren. Seitaj u shpreh se banoret vazhdojne te qendrojne jashte banesave te tyre, per shkak te lekundjeve qe u perseriten. Sipas Seitit, ne tere komunat e prekura nga termeti kane mberritur edhe cadrat, me te cilat banoret me familjet e tyre do te mund te flene jashte.
Edhe Sherbimi Metorologjik konfirmoi lekundjet ne Ostren. Rrapo Ormeni nga Shermbimi Sizmiologjik beri te ditur se lekundjet qe u regjistruar para pak minuta jane brenda nivelit te nje tėrmeti mesatar . "Keto termete janė tė parrezikshem, kanė fuqi mė tė vogėl dhe nuk shkaktojnė dėme", tha Ormeni.

Berisha takohet me banorė tė zonave tė demtuara nga termeti

Ora 16:35 -Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot ne mesditė komunėn e Gjoricės ku tėrmeti i rėnė mbrėmė shkatėrroi dhjetra banesa, por fatmirėsisht nuk pati tė lėnduar te banorėt.
Kryeministri Berisha, u tha banorėve se Qeveria do tė ndėrmarė masa tė menjėhershme pėr tė kaluar kėtė situatė, nė radhė tė parė duke siguruar rezervat ushqimore dhe strehimin e tyre dhe hap pas hapi sė bashku me Shtabin e Emergjencave Civile dhe komunat do tė pėrcaktojė masat e tjera deri nė riparimin dhe ndėrtimin e shtėpive tė shkatėruara.
Qeveria do tė marė masa pėr dhėnien e ndihmave tė menjėhershme familjeve qė u prekėn nga fatkeqesia natyrore, tha Berisha.
Kryeministri u shpreh se familjet, te cilat i kanė banesat te pabanueshme duhet tė sistemohen pėr momnentin kundrej qerave nė banesa tė tjera qė kane hapesira mė tė mėdha dhe do tė fillojmė pėr tė ndėrtuar kampe me ēadra, ku do tė ofrojme te gjitha lehtesirat dhe pėr kėtė qėllim ushtria do ndihmoje per kėto kampe me njė nderhyrje energjike. Berisha u sugjeroi banorėve qė kush ka tė afėrm nė Tiranė, pėrkohėsisht tė vendoset atje, deri nė pėrmirėsimin e situatės.

Mberrijne ne zonen e epiqendres ndihmat e para, mungojne cadrat
Ora 16:20-TVNews raporton se ndihmat e para qė u transportuan me helikopter kanė mbėrritur nė Gjoricė . Korrespondenti i TVNews24 bėri tė ditur se ndihmat kosnistojnė nė ushqime dhe veshje, por qė mė tė rėndėsihsmte cadrat nuk kanė mbėrritur ende. Cvadrat priteshin tė mbėrrinin bashkė mė ushqimet dhe veshjet nė orėn 15:00.

Poni: tėrmeti, ka nisur shpėrndarja e ndihmave nė disa komuna nė dibėr
Ora15:10-Grupet e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Emergjencės Civile kanė nisur tashmė shpėrndarjen e ndihmave materiale, veshje e ēadra, por edhe ushqime pėr banorėt e dėmtuar nga tėrmeti i fortė qė ra natėn e kaluar nė qarkun e Dibrės. Situata e krijuar nė kėtė zonė nė verilindje tė vendit po ndiqet nga afėr nga zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinant Poni, sė bashku me drejtues tė lartė tė kėtij dikasteri.
Poni ishte i pranishėm edhe nė mbledhjen e Shtabit tė Emergjencės Civile nė Dibėr, ku mėsohet se u vendos mbi planin e punės pėr vlerėsimin e dėmeve tė shkatuara nga tėrmeti, dhėnien e ndihmės pėr banorėt e dėmtuar, mirėfunksionimin e strukturave shtetėrore si spitalet, policia, ndėrmarjen e rrugėve, entin e elektrikut etj. Ndėrsa janė lėnė porosi pėr kryetarėt e komunave pėr tė raportuar mbi situatėn e verifikuar nė terren.
Poni bėri tė ditur se grupet e punės po punojnė nė komunat e Gjoricės dhe Shupenzės, duke shpėrndarė ndihma me helikopter pėr banorėt e dėmtuar.
Ai rikonfirmoi dhe njė herė se nga tėrmeti nuk ka patur tė lėnduar nė njerėz, pėrjashto tre raste tė lehta, kur tre personave iu ėshtė dhėnė ndihma mjekėsore nė spitalin e Dibrės, dhe mė pas janė larguar nė shtėpitė e tyre. Z. Poni theksoi dhe angazhimin e madh tė tė gjithė institucioneve nė pėrballimin e situatės pas tėrmetit tė fortė me epiqendėr nė Gjoricė tė rrethit tė Dibrės, por qė u ndje edhe nė disa zona tė Shqipėrisė.

PESHKOPI- Lėkundje tė reja tėrmeti me epiqendėr nė Gjoricė
Ora 15.00 - Instituti Sizmiologjik informoi pėr lėkundje tė reja tė tėrmetit nė qarkun e Dibrės. Ekspertėt thonė se epiqendra ka qenė sėrish fshati Gjoricė. Nė orėn 23.49 minuta tė sė dielės, nė kėtė fshat lėkundjet e tėrmetit ishin tė njė fuqie 7 ballė. Lėkundja mė e fundit ėshtė shėnuar nė orėn 14.21 minuta dhe ishte me magnitudė 3.3 rihter njoftojnė ekspertėtm ndėrsa nė epiqendėr ka qenė i njė fuqie 4 ballė. Ekspertėt sizmiologė tė Institutit shkencor paralajmėrojnė se lėkundjet do tė vazhdojnė por do tė jenė tė lehta deri nė clirimin e energjisė. Zyra e kryeministrisė informon se vetė kreu i qeverisė Sali Berisha ka mbėrritur nė Dibėr rreth orės 14.30 minuta dhe po sheh nga afėr dėmet e shkaktuara. Dhjetėra familje nė komunėn e Gjoricės dhe Shupenzės e Ostrenit janė nė qiell tė hapur pasi banesat e tyre ose janė shembur tėrėsisht ose janė dėmtuar deri nė nivelin pėr tė qenė tė rrezikshme pėr tė banuar brenda. Banorėt kanė kaluar natėn jashtė, ndėrsa pritet qė edhe natėn e sotme tė kalojnė nėn dritėn e hėnės. Shtabi i Emergjencės ėshtė mbledhur sot paradite pėr tė pėrcaktuar dėmet materiale si dhe masat pėr ti ardhur nė ndihmė banorėve tė zonės.

Ministria e Brendshme: Dy helikoterė nė ndihmė tė banorėve
Ora 12:20- Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp tė publikuar sot paradite ministria e Brendshme informon pėr disa shtėpi tė dėmtuara plotėsisht nė komunėn Gjoricė dhe Ostren, si dhe disa banesa tė tjera me dėmtime tė rėnda dhe tė lehta nė komunat Gjoricė, Shupenzė, Ostren dhe Trebisht.
Nė zonėn e prekur nga dėmet ndodhet vetė zv/ministri i Brendshėm z. Ferdinand Poni. Ministria e Brendshme informoi dhe pėr masat e marra pėr tė pėrballuar situatėn:"Ministria e Brendshme ka vėnė nė dispozicion dy helikopterė pėr transportin e tė gjitha ndihmave qė do tė nevojiten. Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile nė bashkėpunim me drejtuesit e pushtetit vendor po bėn verifikimet e dėmeve tė shkaktuara. Drejtoria e Pėrgjithshme e Rezervave Materiale ka gati tė gjithė ndihmėn qė do tė nevojitet nė materiale dhe ushqime pėr banorėt e dėmtuar".

Berisha inspekton zonat e prekura nga tėrmeti
Ora 11: 40- Zyra e shtypit pranė kryeministrisė informon se Kreu i qeverisė Sali Berisha do tė udhėtojė drejt zonave tė prekura nga tėrmeti. Informohet se Berisha do tė niset drejt Dibrės rreth orės 13.00 dhe do tė shikojė nga afėr dėmet e shkaktuara nė zonat mė tė prekura nga tėrmeti nė komunėn e Gjoricės.

Tėrmeti, njė fėmijė nė spital me plagė tė lehta
Ora 11:10- Njė fėmijė ėshtė i lėnduari i parė qė ėshtė raportuar deri tani nga tėrmeti 7 ballė me epiqendėr komunėn Gjoricė tė Peshkopisė. Kryetari i komunės Tomin raportoi n mbledhjen e Shtabit tė Emergjencės se fėmija nga fshati Catush i kėsaj komune ka pėsuar plagė tė lehta. Ai ėshtė shtruar nė spitalin e Peshkopisė dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Kryekomunari raportoi mė pas se nga lėkundjet e tėrmetit kanė pėsuar dėme shkollat e komunės Tomin si dhe Ostren. Mbledhja e Shtabit tė Emergjencės vazhdon

Tėrmeti ėshtė ndjerė dhe nė Kosovė e Maqedoni
Ora 10:15 Eksperti i Institutit tė Sizmiologjisė Rrapo Ormeni informoi se lėkundjet e tėrmetit gjatė natės kanė ardhur duke ulur intensitetin e tyre, cka dėshmon se janė shuar lėkundjet.
“Mbas tėrmetit tė vitit 1979, ku u dėmtua lagjja Bahcallėk e Shkodrės dhe tėrmeti i 1988, ky ėshtė mė i forti ndėr vite” konfirmoi eksperti sizmiologjik.

Prefekti i Dibrės, konfirmoi se kishet angazhuar tė gjithė kryetarėt e komunave dhe tė fshatrave pėr tė raportuar mbi dėmet materiale qė janė shkaktuar nga tėrmeti.
“Rreth orės 11.30 minuta do tė ketė njė bilanc mė tė saktė tė dėmeve”- informoi Seiti pėr NEWS24.

Tėrmeti i mbrėmshėm me epiqendėr nė zonėn e Dibrės ėshtė ndier edhe nė Kosovė, nė Prizren, Therandė dhe Gjakovė. Lajmi jepet nga Radio Televizioni i Kosovės.
Mediat maqedonase informojnė se Aparatet e Observatorit sizmologjik pranė Fakultetit matematiko-natyror nė Shkup, sot regjistruan tėrmete tė reja nga seria me epiqender nė Diber, rreth 110 kilometra nė jugperėndim tė Shkupit. "Pas tėrmetit tė parė mė tė fuqishėm nga kjo seri, mbrėmė nė orėn 23 e 49 minuta, janė regjistruar edhe rreth dhjetė tėrmete, gjashtė prej tė cilėve janė ndjerė nė Dibėr dhe nė qytete tė tjera nė Maqedoninė Perėndimore"- shkruajnė mediat e vendit fqinj.

Olli: S'ka tė lėnduar nga tėrmeti. Prefekti i Dibrės: Mė tė dėmtuarat Gjorica e Shupenza
Ora 09. 16- Kreu i Shtabit tė Emergjencave, Alfred Olli konfirmoi pėr tv NEWS24 se tėrmeti nuk ka shkaktuar asnjė viktimė. “Fatmirėsisht nuk ka viktima nė njerėyz, ndėrsa njė ekip i emergjencave ėshtė dėrguar qė herėt nė mėngjes dhe po bėn vlerėsimin e dėmeve. Nė orėn 10.00 do tė bėhet dhe mbledhja e Shtabit tė Emergjencės pėr tė vendosur mbi masat qė do tė merren pėr tė pėrballuar situatėn.

Prefekti i Dibrės Xhaferr Saiti nė njė prononcim telefonik pėr njė media televizive tha se dėmtimet mė tė mėdha kanė pėsuar disa fshatra tė komunės Shupenzė dhe Gjoricė.
Nė komunėn Shupenzė janė shembur tėrėsisht 6 shtėpi, ndėrsa nė komunėn Gjoricė tė rrethit tė Bulqizės, janė shembur 3 shtėpi”- deklaroi Saiti

Kryekomunari i Shupenzes: Dėmet materiale janė tė mėdha. Sot mbledhim Shtabin e Emergjencės
Ora 08:44-:Kryetari i komunės sė Shupenzės,Muis Llani thotė se dėmtimet janė tė mėdha, ndėrsa s'ka viktima nė njerėz. Nė fshatrat e thella nuk ka pasur shumė dėme, por dėmet mė tė mėdha janė nė Komunėn Gjoricė. Shtabi i Emergjencės do tė mblidhet sot nė orėn 10.00 nė Peshkopi pėr tė marrė masat pėr tė ndėrhyrė nė situatė

Tėrmet 7 ballė nė Peshkopi. 1000 banesa tė shembura nė Gjoricė
Ora 08.25- Njė tėrmet i fuqishėm ėshtė regjistruar pak minuta para mesnatės sė tė dielės nė juglindje tė Peshkopisė.
Instituti Sizmiologjik thotė se lėkundja e parė, ėshtė regjistruar nė oren 23.49 te mbrėmjes sė tė dielės dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe mė pas kanė vazhduar 59 lėkundje tė tjera me intensitet mė tė vogėl.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Tėrmeti nė Dibėr,dėmtohen 166 shtėpi. Rat1010 Online
Tėrmeti nė Dibėr,dėmtohen 166 shtėpi. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10019

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi