Kuvend, seanca e I nis me sallėn gjysėm bosh. PS e bojkotoi.

Shko poshtė

Kuvend, seanca e I nis me sallėn gjysėm bosh. PS e bojkotoi. Empty Kuvend, seanca e I nis me sallėn gjysėm bosh. PS e bojkotoi.

Mesazh nga Andi prej 2009-09-07, 22:41

• Kuvendi i Shqipėrisė hapi sot pasdite ne oren 18:00 punimet e seancės se parė tė legjislaturės sė 18-tė tė tij. PS bojkotoi seancėn e parė tė Kuvendit si shenje mosnjohjeje te zgjedhjeve. Fjalen e hapjes e mbajti deputeti me i vjeter ne moshe, Fatos Beja. Ne seance u vendos dhe per Komisionin e verifikimit te mandateve.

TIRANE-Pas shpėrndarjes pak ditė para zgjedhjeve tė 28 Qershorit, Kuvendi i Shqipėrisė ka hapur sot pasdite punimet nė seancėn e parė tė legjislaturės sė 18-tė tė tij. Seanca zgjati vetem 20 minuta ku moren pjese vetem deputetet e mazhorances ku sic pritej nuk ka marr pjese opozita, por vetem kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Fillimisht ishin tingujt e himnit kombėtar qė celėn seancėn e parė, mė pas fjalėn e mbajti deputeti mė i vjetėr nė moshė, Fatos Beja, nė mungesė tė deputetit socialist, Ethem Ruka. Beja uroi deputetėt pėr njė fillim tė mbarė pune dhe plot suksese tė mėtejshme. “Unė ju uroj tė dalin tė gjithe faqebardhė nė detyrėn si deputet. Dėshiroj gjithashtu tė uroj tė zgjedhurit si pėrfaqėsues tė popullit tė kenė suskse nė detyrėn e deputeti, tė ruajnė dinjitetin". Fjala e Bejes u degjua me interes nga trupat e akredituar diplomatike ne Tirane qe ishin vendosur ne llozhat anash salles kuvendore mes te cileve edhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi.
Ne seance u caktuan 3 emrat per sekretariatin e Kuvendit, qe qe jane, deputeti Gerti Bogdani, Pavlina Hoti dhe Ledina Aliolli. Me pas Beja lexoi emrat nje nga nje te cdo deputeti qe mori miratimin e KQZ per te punuar ne kete legjislature te re te Parlamentit. Seanca vijoi me pasme miratimin e Komisionit tė Verifikimit tė Mandateve. Ky Komision do tė verifikojė mandatet e 140 deputetėve, njė procedurė qė sipas rregullores parlamentare i hap rrugėn zgjedhjes sė organeve drejtuese tė Kuvendit
Pas 20 minutash nga hapja e seances, Beja mbylli seancen e pare duke njoftuar se seanca e ardhshme do te jete ne oren 18:00 te dites se neserme (e marte).
Kuvendi i ri do te perfaqesohet nga 140 deputetė, 79 janė ligjvėnės qė hyjnė pėr herė tė parė nė sallėn e Kuvendit.
Nė legjislaturėn e re, PD pėrfaqėsohet nga 68 deputetė, PS nga 65 deputetė, LSI nga 4 deputetė, PR, PBDNJ dhe PDI me nga nje deputet
Por deputetėt socialistė vendosen tė bojkotojnė seancėn e parė tė Kuvendit si qėndrim kundėrshtues ndaj asaj qė ata e quajnė standarde tė ulta tė zgjedhjeve tė fundit, tė papranueshme, sipas tyre, pėr njė vend anėtar tė NATO-s. Ne salle u vune re karriget bosh te deputeteve socialiste.
Gjithsesi ashtu sic kishte njoftuar ne senace mori pjese kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Socialistėt kanė deklaruar se do tė kenė marrėdhėnie tė kushtėzuara me Kuvendin, ndėrsa demokratėt e quajnė tė gabuar e jo konstruktiv qėndrimin e deputetėve socialistė. Ata, ashtu si disa zėra brenda PS-sė, thonė se bojkoti po bėhet pėr qėllime personale tė kryetarit Rama.

Njė ditė mė parė Presidenti i Republikės Bamir Topi u bėri thirrje tė bashkėpunojnė pėr hir tė interesave madhore tė integrimit europian, ndėrsa bėri vlerėsimin e parė tė tij pėr zgjedhjet e 28 qershorit tė cilat ai i quajti tė denja pėr njė vend anėtar tė NATO-s.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Kuvend, seanca e I nis me sallėn gjysėm bosh. PS e bojkotoi. Rat1010 Online
Kuvend, seanca e I nis me sallėn gjysėm bosh. PS e bojkotoi. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10025

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi