Rama: Shqipėria nė krizė, shteti po degradon

Shko poshtė

Rama: Shqipėria nė krizė, shteti po degradon Empty Rama: Shqipėria nė krizė, shteti po degradon

Mesazh nga Andi prej 2009-10-29, 23:31

TIRANE- Pėrmes njė konference pėr mediat, kreu socialist Edi Rama shprehu shqetėsimin pėr situatėn ekonomike tė vendit duke deklaruar se Shqipėria ėshtė nė krizė tė gjithanshme ndėrsa sipas tij arka e shtetit ka mbetur bosh.

Duke folur pėr hėrė tė parė pėr rastet cnjerėzore tė trajtimit tė njerėzve me probleme mendore, tė zbuluara sė fundmi nga mediat, Rama konsideroi se kėto raste janė dėshmi e varfėrisė qė ka pėrfshirė vendin, ndėrkohė qė fajėson strukturat e shtetit pėr dėshtim tė plotė me politikat sociale.

“Shqiptarėt po pėrballen me degradimin ēdo ditė e mė shumė, kriza finaciare qė i prek ēdo ditė ėshtė dėshmi e kėtij degradimi. Kėto ditė opinioni ėshtė ballafaqur me ngjarje cnjerėzore, njerėzit trajtohen si nė mesjetė pėr shkak tė varfėrisė. Pamjet shokuese nė Dibėr dhe Fier tregojnė jo vetėm shkallen e varfėrisė por dėshtimin e plotė tė strukturave tė shtetit” u shpreh Rama pėrpara mediave.

Sipas kryesocialistit, pėrvec krizės financiare vendi pėrballet edhe me atė qė ai e quajti krizėn mė tė thellė morale tė qeverisjes.
“Rindarja nė mėnyrė abuzive e pronave pėr interes tė familjes qeveritare dhe klientėve tė saj, strehimi nė qeveri i pėrgjegjėsve pėr shpėrthimin e Gėrdecit, pėrplasja e dy policive nė Fier, janė fakte absurde pėr njė vend qė po troket pėr tė marrė statusin e kandidatit nė BE” tha Rama.

Duke ripėrsėritur bindjen pėr tė cuar deri nė fund “betejėn” pėr transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit, Rama lajmėroi protestėn e radhės tė socialistėve dhe mbėshtetėsve tė saj, e cila do tė organizohet nesėr nė Lushnjė.

“Njerėzit janė tė bindur se situate e vendit mund tė ndryshojė duke vazhduar betejėn pėr zbardhjen e maskaradės sė 28 qershorit dhe pėr tė krijuar kushte qė nė Shqipėri tė kemi njė ndryshim real dhe rrenjėsor. Nesėr nė Lushnjė do tė vazhdojmė protestat” theksoi kreu socialist.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Rama: Shqipėria nė krizė, shteti po degradon Rat1010 Online
Rama: Shqipėria nė krizė, shteti po degradon Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10017

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi