Dhuna ndaj Bazes, solidaritet i gjere me gazetarin.

Shko poshtė

Dhuna ndaj Bazes, solidaritet i gjere me gazetarin. Empty Dhuna ndaj Bazes, solidaritet i gjere me gazetarin.

Mesazh nga Andi 2009-11-03, 23:40

TIRANE- Presidenti i kompanisė Taci Oil hedh poshtė akuzat pėr sulmin ndaj gazetarit Mero Baze. Nė njė deklaratė pėr mediat, biznesmeni Rezart Taci i quan tė rreme akuzat nė lidhje me ngjarjen nė lokalin “Caprico”, ndėrsa mohon tė ketė ushtruar dhunė ndaj kryeredaktorit tė gazetės Tema, duke saktėsuar se nuk ka patur asnjė lloj kontakti fizik me tė.

“Gjatė gjithė karrierės sime profesionale kam bashkėpunuar me respekt dhe durim me tė gjithė bashkėpunėtrorėt, partnerėt dhe palėt e treta pa cėnuar as edhe njėherė tė vetme, edhe nė situata tepėr tė veshtira, integritetin e askujt dhe pėr mė tepėr tė ndonjė gazetari apo medie edhe kur ka qenė kritike ndaj meje apo bizneseve tė mija. Akuza me tė cilėn po pėrpiqen tė pėrbaltin personin tim dhe atė tė bashkepunetorėve tė mi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse vazhdim i njė strategjie denigruese qė ka si synim tjetėrsimin e aktivitetit tė kompanisė qė unė zotėroj dhe pėrfaqėsoj” thuhet nė deklaratėn e Thacit ndėrsa nėnvizon se ėshtė i gatshėm tė ėprballet me drejtėsinė.
“Hedh poshtė me indinjatė kėtė akuzė tė ulėt nė drejtimin tim dhe siguroj tė gjithė opinionin publik se jo vetem nuk ėshtė nė karakterin tim tė shmangem por jam i gatshėm tė pėrballem me kėto shpifje nė ēdo kohė pėrpara drejtėsisė sė vendit tim” pėrfundon reagimi i Rezart Tacit.

Sulmi ndaj Bazes, Topi: Tė zbardhet ky akt vandal
Presidenti Topi ka reaguar sot ndaj dhunes mbi gazetarin mero baze duke denuar me ashpersi aktin vandal dhe dhunėn e ushtruar.Presidenti shqiptar u kerkon organeve te shtetit tė zbardhin pa vonesė ngjarjen dhe tė venė pėrpara drejtėsisė autorėt e vėrtetė.

Kreu i shtetit u bėn thirrje tė gjithė aktorėve politikė nė Shqipėri qė tė analizojnė me shqetėsim kėtė akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetėm nėpėrmjet deklaratave, nė krijimin dhe garantimin e lirisė dhe pavarėsisė sė medias.

Dhunimi dhe presioni i drejtpėrdrejtė apo i tėrthortė ndaj medias dhe gazetarėve shqiptarėve ėshtė njė kthim mbrapa nė demokracinė qė tė gjithė dėshirojmė tė ndėrtojmė-perfundon deklarata e presidentit Topi

Ambasada SHBA: Tė papranueshme presionet ndaj medias
Ambasada e SHBA shprehet e skandalizuar ndaj sulmit qė iu bė gazetarit Mero Baze natėn e mbrėmshme. Nė deklaratėn e Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės theksohet se sulmet fizike ndaj gazetarėve dhe forma tė tjera tė kanosjes sė medias errėsojnė lirinė e shtypit.

“Tė gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janė tė papranueshme. Ambasada mbėshtet dėnimin nga ana e Qeverisė sė Shqipėrisė tė kėtij akti dhe pėrkrah thirrjen e Kryeministrit qė autoritetet pėrkatėse tė kryejnė njė hetim tė plotė dhe tė shpejtė tė kėtij incidenti dhe qė ata qė janė pėrgjegjės tė japin llogari” thuhet nė deklaratė.
Ambasada e SHBA-ve kėrkon hetim sa mė tė shpejtė dhe tė plotė tė ngjarjes ndėrsa shprehet e bindur pėr tė vazhduar me forcė mbėshtetjen e lirisė sė shtypit nė Shqipėri.

Rama: Sulmi ndaj Bazes nga klienti i familjes nė pushtet
Edhe kreu i Partisė Socialiste , Edi Rama dėnoi sulmin ndaj gazetarit Mero Baze duke hedhur akuza kundėr kryeministrit Berisha nė lidhje me kėtė ngjarje.
"Mbrėme u bė nje sulm gjakatar ndaj njė gazetari nga klienti i familjes nė pushtet theksoi Rama gjatė njė konference pėr mediat.

Rama nėnvizoi se vendi ka mbetur pa qeveri dhe gjykata, ndėrsa sipas tij kryeministri Berisha u jep imunitet agresorėve.
Kryetari socialist i bėri thirrje kreut tė shtetit tė mos heshtė kundrejt rasteve tė tilla por tė reagojė pėr tė mbrojtur lirinė dhe tė drejtat e medias, duke mos u pajtuar , sic tha ai me gjakosjen e njė gazetari vetėm sepse denoncon korrupsionin e qeverisė.

Berisha dėnon dhunėn ndaj Mero Bazes
Kryeministri Berisha ka reaguar sot pėrmes zėdheneses se tij Juela Mecani ndaj dhune sė ushtruar mbremjen e se henes ndaj gazetarit Mero Baze.

Nė njoftimin pėr shtyp citohet se “Kryeministri i Shqipėrisė, zoti Sali Berisha dėnon me ashpėrsinė mė tė madhe rrahjen dhe lėndimin e gazetarit Mero Baze, nė njė nga lokalet e kryeqytetit mbrėmė, si njė akt tė shėmtuar, tė rėndė dhe tė papranueshėm pėr shoqėrinė e lirė”.

Rreth ngjarjes, kryeministri i ka kėrkuar policisė tė zbardhė ngjarjen dhe tė nxjerrė para ligjit autorėt. “Kryeministri Berisha ju kėrkon organeve kompetente tė ndėrmarrin tė gjitha masat pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsinė e plotė ligjore tė autorėve tė kėtij akti tė rėndė”.
Kreu i qeverisė theksoi gjithashtu se “cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i ēdo forme ndaj gazetarėve pėr qeverinė shqiptare pėrbėn njė akt shumė tė rėndė dhe tė pajustifikuar nga asgjė”.

Incidenti
Gazetari investigativ Mero Baze ėshtė goditur mbrėmė nga pronari i ARMO-s, Rezart Taēi dhe truprojet e tij nė ambjentet e njė lokali nė zonėn e ish-bllokut nė kryeqytet. Policia sot ndaloi dy persona si autorė tė ngjarjes ndėrsa ėshtė vėnė nė kėrkim tė shtetasit, Rezart Taci.

Gazeta Shqiptare bėri tė ditur se mbrėmė pak para mesnate, Baze ėshtė goditur pėr disa minuta nga vetė Taēi dhe truprojet e tij tek po dilte nga lokali "Capriccio", nė Tiranė. Nė momentin e incidentit sė bashku me gazetarin Baze kanė qenė edhe kolegėt e tij, Andi Bushati dhe Arban Hasani. Menjėherė pas incidentit, Baze ėshtė shoqėruar nė spitalin Ushtarak ku edhe i ėshtė dhėnė ndihma e parė. Atje kanė shkuar forcat e policisė tė cilėt kanė marrė dėshminė e gazetarit Baze mbi kėtė ngjarje. Mbrėmė Drejtori i pėrgjithshėm i policisė, Hysni Burgaj deklaroi se forcat e rendit po merrnin dėshminė e tė dhunuarit e mė pas do tė vepronin. Drejtori i policisė sė Shtetit deklaroi dje se gazetari ka marrė mjekim pėr plagėt qė ka patur nė trup.

Gazetari Andi Bushati tha mbrėmė pėr "Gazetėn Shqiptare" se Mero Baze ėshtė goditur me grushte nga Rezart Taēi dhe mė pas mbi tė janė vėrsulur 4 truprojet e tij. "Goditjet mbi Meron vazhduan rreth 4-5 minuta", komentoi dje Bushati. Edhe Arban Hasani pohoi dje sulmin barbar mbi gazetarin Mero Baze. "Rezart Taēi po dilte me badigardėt e tij nga lokali dhe u afrua tek tavolina jonė, ku po pinim kafe me Mero Bazen dhe Andi Bushatin. Pasi e fyeu Mero Bazen, Rezarti e goditi atė. Mė pas, mbi Meron u vėrsulėn truprojet qė shoqėronin Taēin", tha pėr "Gazetėn Shqiptare", drejtori i lajmeve nė Vizion Plus, Arban Hasani.

Sot reagon policia
Deri mbrėmė nė mesnatė policia nuk kishte vendosur nėse do tė vendosej arrest pėr Rezart Taēin apo do ta procedonte atė nė gjendje tė lirė. Incidenti me Mero Bazen i ndodhur pak para mesnate nė zonėn e Ish-Bllokut ka vėnė nė lėvizje sot policinė e Tiranės. Pas kallėzimit penal, policia ka ndaluar dy persona, Blerad Liro punonjės i “Taci Oil”, Yrgen Selfo ndėrsa ėshtė vėnė nė kėrkim tė shtetasit, Rezart Taci.

Konfliktet
Gazetari Mero Baze ka patur njė konflikt nė distancė me Rezart Taēin pasi ai ka shkruar gjerėsisht nė faqet e tė pėrditshmes sė tij "Tema" duke e akuzuar Taēin pėr kontrabandė. Botuesi i Temės ėshtė autor i dhjetra shkrimeve por edhe i disa emisioneve qė kanė patur nė qendėr pikėrisht praktikat e ndjekura pėr privatizimin e ndėrmarrjes mė tė madhe tė rafinimit dhe tregtimit tė naftės nė Shqipėri ARMO, e cila u ble njė vit mė parė nga biznesmeni Rezar Taēi, ndonėse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga njė firmė amerikane. Nė artikujt e tij, Mero Baze ka folur pėr njė aferė korruptive nė kėtė privatizim si dhe ka denoncur ato qė i ka cilėsuar si lidhje tė interesit financiar mes sipėrmarrėsit Taēi dhe kryeministrit Berisha. Kėto fakte duket tė kenė qenė shkaqet e sulmit tė dhunshėm tė sipėrmarrėsit ndaj gazetarit Baze.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė Mero Baze dhunohet pėr shkak tė detyrės sė tij. Pak vite mė parė, ai u godit nga persona tė afėrt me deputetė tė Partisė Socialiste. Pėr Mero Bazen ky nuk ėshtė incidenti i parė. Nė fillim tė viteve 2000 makina e tij u qėllua me njė plumb, nė rrethana qė nuk u mėsuan asnjėherė. Nė vitin 2005 ai goditet nga personazhe tė lidhur me disa figura tė njohura tė partisė socialiste nė Tepelenė. Nė fund tė vitit tė shkuar, gjatė orėve tė natės, makina e tij pėrfundon nė flakė papritur dhe nė rrethana gjithashtu tė pasqaruara. Ndėrsa nė tė njejtėn periudhė ministria e ekonomisė anullon njė kontratė tė nėshkruar me tė pėr mjediset ku ishin vendosur zyrat e gazetės Tema dhe tipografia e saj. Policia rrethoi vendin dhe qė prej asaj kohe nuk e la mė Bazen dhe gazetarėt tė hynin. Sipas Bazes, tė gjitha kėto veprime kanė qenė tė lidhura me qėndrimin kritik qė ai ka mbajtur ndaj qeverisė dhe kryeministrit Sali Berisha.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Dhuna ndaj Bazes, solidaritet i gjere me gazetarin. Rat1010 Online
Dhuna ndaj Bazes, solidaritet i gjere me gazetarin. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11591

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi