Cmimi i energjisė,ERE pritet tė mos miratojė kėrkesėn e OSSH

Shko poshtė

Cmimi i energjisė,ERE pritet tė mos miratojė kėrkesėn e OSSH Empty Cmimi i energjisė,ERE pritet tė mos miratojė kėrkesėn e OSSH

Mesazh nga Andi prej 2009-11-03, 23:46

TIRANE- Enti Rregullator i Energjisė pritet tė mos miratojė atė nivel tė rritjes sė cmimit tė energjisė elektrike pėr konsumatorėt qė OSSH ka propozuar disa ditė mė parė. ERE nuk ka pranuar nivelin e humbjeve tė prezantuara nga OSSH pėr vitin 2008, nė nivelin 35.7% duke e lėnė atė nė nivele tė njėjta si tė njė viti mė parė , pra 32%.

Entela Cipa, eksperte nė ERE ka shpjeguar se niveli i humbjeve do tė reflektohet nė nivelet e reja tė cmimeve qė do tė miratojė Enti, edhe pse nuk ėshtė ky argumenti i vetėm mbi tė cilin OSSH mbėshtet kėrkesės pėr rritjen e cmimit tė energjisė elektrike.
Humbjet mė tė mėdha nė rrjet konstatohen tek konsumatorėt familjarė tq cilėt pėrbėjnė mesė 605 tė konsumit tė energjisė elektrike. Por duke ditur se niveli i humbjeve ėshtė njė prej elementėve kryyesorė qė mbėshtet kėrkesėn pėr rritjen e cmimit tė energjisė, atėherė do tė ketė pak gjasa qė energjia vitin e ardhshėm tė rritet mesatarisht me 20 deri nė 23% pėr tė cilėn kanė aplikuar cekėt e OSSH-sė nė muajin shtator tė kėtij viti.

Metodologjia pėr pėrcaktimin e cmimit tė energjisė kėrkon qė Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes tė paraqesė pėr miratim nė ERE nivelin mesatar tė humbjeve teknike pėr cdo nivel tensioni nė rrjetin e shpėrndarjes.

Edhe KESH nga ana e saj i ka kėrkuar Entit Rregullator tė Energjisė njė rritje prej 0.9 lekėsh pėr kilovat/orė pėr nergjinė qė i shet OSSH-sė.
Por do tė jetė ERE, i cili krahas rritjes sė propozuar nga KESH-i do tė shqyrtojė dhe rritjen e kėrkuar nga vetė OSSH-ja, pėrpara se tė vendosė mbi tarifat qė konsumatorėt dhe bizneset do tė paguajnė duke nisur nga 1 janari i vitit tė ardhshėm.
Niveli i humbjeve tė energjisė ėshtė i rėndėsishėm, pasi nėse rezultonte mė i lartė, ai do tė ndikonte drejtpėrdrejt nė vendimmarrjen pėr rritjen e cmimit tė energjisė elektrike pėr konsumatorėt.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Cmimi i energjisė,ERE pritet tė mos miratojė kėrkesėn e OSSH Rat1010 Online
Cmimi i energjisė,ERE pritet tė mos miratojė kėrkesėn e OSSH Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 32
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 10017

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi