Rama: Hetim kutive, ose “Lėvizja e re” rrėzon qeverinė!

Shko poshtė

Rama: Hetim kutive, ose “Lėvizja e re” rrėzon qeverinė! Empty Rama: Hetim kutive, ose “Lėvizja e re” rrėzon qeverinė!

Mesazh nga Andi 2009-11-24, 07:06

TIRANE- Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama deklaroi sot nw mesditw se hapi tjetėr qė vijon pas protestės maratonė tė opozitės do tė jetė rrėzimi i qeverisė. Menjehėrė pas konferencės sė tij pėr shtyp, zėri kryesor nga PD, Astrit Patozi dhe ai nė qeveri, Zv/kryeministri Ilir Meta reaguan dhe denoncuan ultimatumin e Ramės si tentativė pėr rrėzimin e pushtetit me dhunė

Nė njė konferencė pėr shtyp sot nga selia rozė kreu i socialistėve Edi Rama bėri apelin e radhės pas apelit tė djeshėm nė mbyllje tė protestės maratonė qė zgjati plot 3 ditė. “Ashtu sic e pėrmenda qė dhe nė shpjegimin publik tė bėrė dje pas 10 ditėsh, nėse Berisha nuk hap kutitė, pashmangshmėrisht hyjmė nė njė fazė tė re. Mos-hapja e kutive bėhet njė arsye e kuptueshme pėr popullin tė kėrkojė rrėzimin e qeverisė dhe zgjedhje tė parakohshme. Gjithmonė ka kohė pėr tė reflektuar”.
Kreu i socialistėve shpjegoi se ka njė keqkuptim lidhur me protestėn dhe objektivin e saj. Sipas tij tashmė ka lindur njė lėvizje e re mbarė popullore pėr tė drejtat e njeriut. “Ka njė keqkuptim tė madh lidhur me protestėn dhe objektivin e saj, kjo ėshtė njė lėvizje popullore demokratike, shprehje e lirisė e njė populli”.

Nė kėtė kuadėr Rama bėri thirrje qė populli tė ngrihet dhe tė mbrojw tė drejtat e tij, por sic vuri nė dukje kryesocialisti , kjo duhet bėrė paqėsisht. “Ėshtė koha pėr tė mbrojtur dinjitetin dhe pėr tė rrojtur liritė dhe tė drejtat. Njė lėvizje popullore demokratike nuk ka tė bėjė as me dhunėn as me format e degraduara tė revoltės qytetare. Ėshtė njė lėvizje qė ka tė bėjė me aspiratat qė i mėshiron me protestat qė shprehin mė sė miri, krizėn morale tė qeverisjes dhe njėkohėsisht nevojėn kombėtare pėr zgjidhjen e kėsaj krize”.
Por, sipas Ramės, Lėvizja e re nuk do tė ndalet deri nė arritjen e qėllimit.
“Lėvizja e re popullore pėr lirinė e votės, pėr drejtėsinė e zgjedhjeve pėr clirimi e shoqėrisė shqiptare nga zgjedha qė prodhojnė zgjedhjet e deformuara forcėrisht ėshtė njė lėvizje qė nuk do tė ndalet. Nė rast se nė kėto 10 ditė nuk do tė ketė asnjė reflektim dhe nė rast se hapja e kutive do tė shihet si njė ogur i zi, pa asnjė dyshim mos-hapja e tyre do tė jetė ogurzezė pėr fatin e ktyre institucioneve tė marra peng”.

Ashtu si Berisha nė ditė mė parė qė u shpreh i vendosur se nuk do tė hapė nė asnjė mėnyrė kutitė, Rama sot u shpreh i vendosur se nuk do tė lejojė deputetėt tė shkelin nė Parlament. Rama theksoi dhe njėherė kėrkesat e opozitės.
“Opozita nuk do tė hyjė nė parlament derisa parlamenti tė vendoset nė themelin e legjitimitetit qė ka gur themeli zgjedhjet. Ne i kemi thėnė Sali Berishės dhe shumicės sė sotme qė qeveris me vota tė grabitura tė hetojė zgjedhjet e shkuara, tė hetojė votat nė kutitė, duke hetuar procesin e numėrimit, listat e zgjedhėsve dhe duke hetuar gjithe oponentėt e tjerė nė mėnyrė qė pa shpėrndarė mandatet tė vendosė qė zgjedhjet e tjera tė mos jenė si kėto qė lamė pas”, tha Rama gjatė konferencės pėr shtyp.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Rama: Hetim kutive, ose “Lėvizja e re” rrėzon qeverinė! Rat1010 Online
Rama: Hetim kutive, ose “Lėvizja e re” rrėzon qeverinė! Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11612

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi