Shkoder, 3500 hektare toke nen uje.

Shko poshtė

Shkoder, 3500 hektare toke nen uje. Empty Shkoder, 3500 hektare toke nen uje.

Mesazh nga Andi 2010-01-04, 22:16

130 banoret e nje lagjeje rome ne Bacallek te Shkodres, qe u evakuan, jane kthyer serish ne shtepite e tyre nen uje sepse nuk i kane pelqyer kushtet e jeteses ne kapanonet e repartit ushtarak te Melgushes.

Nderkohe, ne zonen e nen Shkodres dhe Obotit 200 banesa jane teresisht te izoluara nga uji, ndersa 570 u perfshine nga permbytjet e diteve te fundit.

Sipas te dhenave te shtabit te emergjencave, jane 3500 hektare toke ne gjithe kete zone qe jane permbytur.

Repartet xheniere te ushtrise kane vazhduar operacionet e ndihmes per banoret e zones se Obotit dhe Dajcit, qe nuk kane pranuar te largohen nga banesat e tyre.

Atyre u jane derguar paketa me ndihma ushqimore dhe mjekesore per shkak se shume familjeve u jane demtuar te gjitha rezervat ushqimore.

Edhe ata pak persona qe u larguan jane vendosur ne shtepite e te afermve te cilat nuk jane permbytur.

Ne kete zone kane mundur te hyjne vetem mjetet e ushtrise, kamionet e larte si dhe mjetet lundruese. Shtabi i emergjences po evidenton nderkohe demet e shkaktuara.

“Situata sot eshte me e qendrueshme. Ka nje renie prej 30 centimetra te nivelit te ujit, pas punes me efikasitet te stafit qe menaxhon kaskaden. Aktualisht po punojme me nje grup inxhinieresh dhe do te reagojme me shpejtesi ndaj situatave te tjera”, ka deklaruar Mexhit Cungu, prefekt i Shkodres.

Pavaresisht renies se nivelit te ujit, ende shume zona jane te permbytura dhe kane ngelur edhe pa energji elektrike dhe uje te pijshem.

E vetmja menyre komunikimi jane varkat, lundrat dhe gomonet. Banoret e zonave qe nuk pranuan te evakuohen do kalojne edhe nje dite tjeter ne mesin e ujerave.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Shkoder, 3500 hektare toke nen uje. Rat1010 Online
Shkoder, 3500 hektare toke nen uje. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi