Hiperseksualiteti, sėmundja qė tė bėn tė varur ndaj seksit

Shko poshtė

Hiperseksualiteti, sėmundja qė tė bėn tė varur ndaj seksit Empty Hiperseksualiteti, sėmundja qė tė bėn tė varur ndaj seksit

Mesazh nga Andi 2015-03-29, 09:19

Hiperseksualiteti, sėmundja qė tė bėn tė varur ndaj seksit Ft10

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, ėshtė dėshira e parezistueshme pėr aktivitet seksual nė mėnyrė tė pėrsėritur.

Ekzistojnė vėrtetė persona pėr tė cilėt seksi ėshtė njė sėmundje,

njė fiksim i vėrtetė. Individė qė nuk arrijnė tė frenojnė impulset e tyre, duke rrezikuar tė zhyten nė situata tė sikletshme ose tė rrezikshme dhe qė pėrfundojnė duke ia kushtuar jetėn e tyre kėnaqėsisė sė epsheve seksuale, duke vėnė kėshtu nė rrezik punėn, miqėsinė dhe ngrohtėsinė familjare.

Por ka edhe nga ata qė e lėnė tė gjithė rrogėn me prostitutat ose nuk dinė t’i rezistojnė tundimit qė tė shfaqen lakuriq nė dritare pa u shqetėsuar shumė pėr pasojat.

Por si mund tė kuptohet kufiri mes shėndetit dhe sėmundjes; mes njė “oreksi seksual tė gjallė”, njė sjelljeje tė lirė, qė dikush mund ta konsiderojė jo normale, dhe njė sjelljeje patologjike? Nė pėrgjithėsi kur flasim pėr seksin, nuk i referohemi sasisė dhe karakteristikave tė aktivitetit seksual pėr njė individ tė caktuar, por arsyeve qė fshihen pas kėtij fenomeni.

Veēanėrisht mėnyra nė tė cilėn jetohet seksi dhe pasojat qė ka te subjekti i interesuar. Ėshtė e qartė se po flasim pėr njė seks patologjik, qė tė bėn keq dhe tė bėn tė ndihesh keq.

Arsyet e shėndetshme qė tė shtyjnė drejt marrėdhėnieve seksuale, ia lėnė vendin ēifteve qė praktikohen pėr t’i shpėtuar vetmisė, ndjesive tė fajit dhe frikės, pėr tė ushtruar ankthin dhe frikėn, pėr tė krijuar iluzione se po mbajnė nėn kontroll jetėn e tyre. Por arrijnė vetėm tė shkaktojnė vuajtje dhe siklet, madje probleme edhe mė tė mėdha.

Shkaqet
Nė shumė raste, varėsia ndaj seksit shfaqet nė mėnyrė tepėr dramatike tek personat qė janė vetėm ose qė gjenden nė kushte ku nuk mund tė pėrjetojnė njė seks tė ekuilibruar, pėr shembull nė burg. Por edhe jeta nė ēift mund tė ketė njė rol tė rėndėsishėm pėr ta pėrvetėsuar ose jo kėtė ves. Personat qė janė pasionantė kanė partnerė qė e refuzojnė seksin, ose mė saktė nuk e preferojnė shumė, dhe nė kėtė rast problemi mund tė thellohet. E njėjta gjė ndodh me tė dy partnerėt kur kanė probleme me varėsinė ndaj seksit.

Pjesa mė e madhe e studimeve kujtojnė se nė thelb tė kėtij problemi janė njė sėrė shkaqesh biologjike ose mjedisore. Sipas disa kėrkimeve, 16 pėr qind e vartėsve ndaj seksit kanė pėsuar abuzime gjatė fėmijėrisė. Po ashtu, disa studime tė tjera amerikane e vėnė theksin te fakti se shumė pacientė vijnė nga familje tepėr tė shqetėsuara nga pikėpamja emocionale, a thua se seksi nė njė farė mėnyre pėrfaqėson njė kompensim pėr dashurinė qė nuk kanė marrė gjatė fėmijėrisė.

Nė planin biologjik, studiuesit janė pėrqendruar kryesisht te ērregullimet hormonale: disa thonė se personat qė vuajnė nga ky shqetėsim kanė njė prodhim tė paktė tė prolatinės, njė hormon i prodhuar nga hipofiza (njė gjėndėr qė ndodhet nė bazė tė trurit), qė rritet nė momentin e orgazmės. Pėr tė tjerė problemi shkaktohet nga ndryshimi i dėshirės seksuale, qė i detyrohet njė sjelljeje anormale tė neuro-transmetuesve, dopamina, adrenalina dhe serotonina, qė veprojnė mbi mekanizmat e kėnaqėsisė, njė mekanizėm analog qė hyn nė lojė kur pėrdoren lėndė narkotike.

Kurimi
Varėsia ndaj seksit ėshtė njė problem i ndėrlikuar dhe fusha mė efikase pėr ta trajtuar duket se ėshtė psikoterapia. Psikoterapitė sjellje-njohėse, vetėm ose nė grup, kanė si qėllim “turbullimin” e mekanizmave tė varėsisė, ndėrkohė qė psikoterapitė me orientim analitik marrin nė konsideratė origjinėn e shqetėsimit dhe strukturėn e personalitetit tė pacientit. Nė Shtetet e Bashkuara, grupet e vetė-ndihmės janė shumė tė pėrhapura, tė ndėrtuara mbi modelin e alkoolistėve anonimė pėr tė ndihmuar personat tė largohen nga sjellja patologjike. Nė shumė raste, terapia shoqėrohet me barna, duke pėrdorur ilaēe antiderpresive qė ndihmojnė nė rikthimin e dėshirės seksuale nė “normė”, ose ilaēe kundėr psikopatisė nė disa raste tepėr tė rėnda.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Hiperseksualiteti, sėmundja qė tė bėn tė varur ndaj seksit Rat1010 Online
Hiperseksualiteti, sėmundja qė tė bėn tė varur ndaj seksit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi