Han do japė dorėheqjen, por nuk fal asnjė euro...

Shko poshtė

Han do japė dorėheqjen, por nuk fal asnjė euro... Empty Han do japė dorėheqjen, por nuk fal asnjė euro...

Mesazh nga Andi 2009-04-16, 14:40

TIRANE-Do tė vijė nė Tiranė, por nuk lėshon aspak pe pėrsa i pėrket shumės sė parave qė i takojnė nga kontrata. Pavarėsisht asaj ē'ka ėshtė servirur kėto ditė nga FSHF, se Ari Han do tė vijė pėr tė dhėnė dorėheqjen dhe tė marrė vetėm njė pjesė tė parave, gjėrat nė tė vėrtetė duket se qėndrojnė ndryshe. Federata ka kėrkuar qė ta servirė ēėshtjen se "nga largimi i holandezit po pėrfiton diēka", por nė tė vėrtetė ky pėrfitim lidhet vetėm me aspektin sportiv. "Nėse doni tė largohem, mė jepni tė gjitha paratė siē mė takojnė dhe jemi OK", mėsohet se ka qenė fjalia e prerė e dalė nga goja e Ari Han.

Nė fakt, nėse do tė largohet, askush nuk mund t'ia mbajė teknikut paratė qė ai ka firmosur. Nė FSHF janė koshientė pėr kėtė, aq sa burime tė rezervuara thonė se ėshtė vendosur qė t'ia japin tė gjitha. Han ka afro 100 mijė euro pa marrė (7 muaj nga 14 mijė) dhe pavarėsisht se nėn drejtimin e tij Shqipėria dėshtoi nė tė gjitha objektivat, ai s'ka ndėrmend tė heqė dorė nga kėto para. FSHF ka vepruar kėto ditė me ndihmėn e njė ndėrmjetėsi, qė ishte njė nga njerėzit qė e sollėn 60 vjeēarin nė Shqipėri, por pika e rrogės ka qenė e panegociueshme nga trajneri.

Njė javė mė parė, duke folur pėr "Gazeta Shqiptare", Han la tė kuptohet se nė rast largimi, pavarėsisht se sipas tij ishte njė situatė hipotetike, ēėshtja e parave nuk ka pse tė diskutohet fare. Pėr hir tė sė vėrtetės, njė praktikė e tillė ėshtė mjaft e njohur nė arenėn ndėrkombėtare, ku edhe nė futboll, ēdo gjė bėhet me anė tė kontratave tė rregullta.

Strategjia
Tashmė nuk ka dyshime se Ari Han nuk do tė jetė nė stol nė ndeshjen me Portugalinė mė 6 qershor. Megjithatė, ajo qė mbetet pėr t'u parė ėshtė strategjia qė do tė ndjekė Federata. Duhet ende tė vendoset zyrtarisht nėse do tė merret njė trajner qė do tė vazhdojė edhe pėr eleminatoret e Euro 2012 apo njėri qė ta drejtojė kombėtaren vetėm nė tre takimet e mbetura. E para mbetet rruga e preferuar, duke qenė se tekniku i ri do tė ketė shumė ndeshje dhe shumė kohė nė dispozicion pėr tė ndėrtuar njė kombėtare tė fortė.

Do tė jenė tė paktėn tre ndeshje zyrtare dhe dy miqėsore deri tani tė konfirmuara, gjė qė tė paktėn nė letėr, tė bėjnė tė mendosh se do tė formohet njė ekip mė kompetitiv. Kostoja financiare gjithsesi mbetet mjaft e lartė. Kjo, jo vetėm sepse do tė paguhen paratė qė Hanit i takojnė me kontratė, por edhe pėr faktin se tekniku i ri pėr njė vit do tė paguhet vetėm pėr ndeshje miqėsore. Gjithsesi, dėshira pėr tė patur njė kombėtare mė konkurruese nė eleminatoret e ardhshme tė bėn tė mendosh se FSHF do ta zgjedhė trajnerin e ri qė tani, pavarėsisht se kostoja financiare do tė jetė mė e lartė se zakonisht.

Njė gjė tjetėr mjaft e pėrfolur ėshtė ajo qė tė mos synohet vetėm tek emrat e mėdhenj, tė cilėt mė pas mund tė rezultojnė zhgėnjyes dhe me njė faturė mjaft tė lartė. I tillė ishte edhe Ari Han.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Han do japė dorėheqjen, por nuk fal asnjė euro... Rat1010 Online
Han do japė dorėheqjen, por nuk fal asnjė euro... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi