Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes.

2 posters

Shko poshtė

Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes. Empty Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes.

Mesazh nga Andi 2009-07-05, 20:05

Tani synon Hollivudin. I ka tė qarta tė gjitha objektivat nė jetė. Ka ditur ēfarė tė marrė dhe ēfarė kėrkon mė tej. Ėshtė ambicioze, dhe pėr kėtė ėshtė krenare. Nuk do tė rrinte kurrė me njė njeri nėse do tė mbaronte dashuria. Bleona Qerreti zhvishet nė kėtė intervistė. Nė njė rrėfim ekskluziv, ajo tregon marrėdhėnien e saj me bashkėshortin, Ganin, njohjet e saj me miliarderėt amerikanė dhe pėrshtypjet qė ka pėr ta... E pėr mė tepėr, le tė ecim sė bashku me Bleonėn.

Cilat janė planet e Bleonės pėr kėtė sezon veror?
Siē e kam theksuar, jam duke pėrgatitur albumin tim nė anglisht nė Amerikė, por duke qenė qė tani nė verė tė gjithė janė me pushime, dhe unė jam rikthyer nė Tiranė pėr koncertet e mia tė pėrvitshme verore. Aq mė shumė ėshtė njė shans mė shumė tė shpenzoj pak kohė me mamin dhe babin, se mbas shtatorit nuk dihet kur i shoh pėrsėri, duke qenė qė do tė jem shumė e angazhuar me punė nė Amerikė.

Keni arritur tė jeni njė nga kėngėtaret mė tė preferuara jo vetėm tė shqiptarėve, e kishit menduar ndonjėherė mė parė kėtė sukses?
(Qesh) Jo, tė them tė drejtėn. Ėshtė shumė pyetje interesante, sepse gjithmonė e kam menduar. Kur isha e vogėl, i lutesha zotit tė kisha njė shans tė kėndoja nė festival kombėtar (atėherė gjėrat nuk kanė qenė kaq tė thjeshta sa sot, qė bėn njė video dhe e nxjerr fytyrėn nė televizor), pastaj mendoja; obobo, duhet tė nxjerr albumin, pastaj obobo njė video, pastaj obobo njė turne nėpėr Shqipėri dhe pas 16 vitesh karrierė, shikoj qė gjysma e jetės time ka ikur duke bėrė obobo... Dhe, tani ėshtė obobo Hollivood. Gjėrat janė relative. Secili nga ne ka ėndrra tė mėdha, por ēdo njeri duhet tė kuptojė qė ėshtė njė punė kolosale qė t’i realizosh, dhe unė kam fatin e mirė qė kam qėlluar njė nga ata njerėz qė nuk i tremben punės. Nga njėra anė jam pak e frikėsuar se po u realizua dhe kjo, atėherė mbetet tė shkoj vetėm nė hėnė (qesh). Kjo ėshtė dhe frika mė e madhe e mamit tim, qė gjithmonė mė thotė: “Po mirė moj vajzė, po e bėrė dhe kėtė ti kurrė nuk do reshtėsh sė kėrkuari mė shumė. Ku do shkosh pastaj, nė hėnė? Pse nuk i vlerėson gjėrat e vogla tė jetės? A e kupton qė dhe kur je nė Shqipėri nuk arrij tė ēmallem me ty? Po kjo pikė e zezė”. (qesh)

Cila ka qenė arma juaj mė e fortė qė keni arritur aty ku jeni?
Punė, punė, punė. Pėrqendrim dhe vizion pėr tė ardhmen, ku e sheh veten ti nė 5 vjet. Pastaj, prapė punė. Unė gjithmonė kur kam kohė tė lirė mendoj ēfarė kam bėrė dhe ēfarė mė ka ngelur pa bėrė. Siē thashė, mė vjen pak keq se kam hequr dorė nga gjėrat qė vėrtet i japin jetės kuptim, p.sh, tė shpenzoj kohė me njerėzit qė dua, por tek e fundit kjo ėshtė zgjedhja ime. Asnjė njeri nuk mė detyroi tė kem kėtė lloj jete. Mė pėlqen tė shpenzoj kohė vetėm dhe tė analizoj kush jam, nga vij, ēfarė kam bėrė, ēfarė mė ka ngelur pa bėrė, dhe ēfarė po bėj momentalisht.

Po nė paraqitjen tuaj, cila ėshtė ajo qė ju e kini armėn mė tė fortė?
Nuk kam ndonjė armė tė fortė. Thjesht paraqitja ime nė tėrėsi, dhe armė tė fortė kam cilėsuar gjithmonė personalitetin tim. Pamja tė ndihmon deri nė momentin qė dikush vjen e tė kushton vėmendje, pastaj mė vonė gjėrat varen nga truri.

Ēfarė e veēon Bleonėn nga kėngėtaret e tjera?
Bleona!

Kur ka qenė sadisfakioni mė i madh i karrierės suaj?
Akoma nuk ka ardhur.

Cili do tė jetė bumi qė do tė arrijė Blenona?
Nuk mund tė flas pėr boom. Unė dua qė tė realizohem si qenie humane nė radhė tė parė, tė kompletohem...qė do tė thotė njė karrierė internacionale dhe pa pasur kėtė nuk do tė mund ta quaj veten kurrė tė lumtur apo njė qenie komplete...Pėr mua ajo qė kam bėrė nuk ėshtė kurrė mjaft! Nėse do tė ndodhė diēka me mua, sigurisht nuk do ta bėj kėtė pėr tė bėrė boom, por pėr t’u ndjerė njė qenie e realizuar qė ka bėrė diēka me jetėn e saj. Unė dua tė jetoj, jo tė ekzistoj. Unė e kam kaluar kėtė fazėn e tė bėrit tė gjėrave pėr tė tėrhequr vėmendjen. Tani ēdo gjė qė bėj, tėrheq vėmendjen dhe ėshtė shumė interesante, sepse dhe kėtu nė Amerikė, ku njerėzit nuk mė njohin qė jam kėngėtare, nė momentin e parė qė hyj nė derė pyetja e parė ėshtė: Jeni artiste? Modele? Aktore? Kėngėtare?...Merreni me art? Ėshtė shumė e ēuditshme...dhe Gani qesh me kėtė fakt sa herė, sepse dhe kur shkojmė nė njė restorant, shumicėn e rasteve kuzhinieri del nga kuzhina duke ofruar diēka nga shtėpia (something special for someone special), dhe pyetja e parė ėshtė: Me Ēfarė merreni ju?

A ėshtė nė ėndrrat tuaja tė merrni pjesė nė Eurovision?
Jo. Gjėrat qė po merrem aktualisht janė shumė herė mė tė mėdha se sa Eurovision.

Cili ėshtė ai kėngėtar botėror me tė cilin do tė dėshironit tė realizonit njė duet?
Seal. Pėr mua ėshtė njė nga zėrat mė tė mirė botėrorė.

Nė botė, mjaft kėngėtarė i futen rrugės sė aktrimit. Ju e keni menduar ndonjėherė kėtė gjė?
Unė kam mbaruar shkollėn pėr aktrim dhe asnjėherė nuk do ta lė mbas dore. Sigurisht qė pėrpara se ēdo gjė tjetėr unė jam kėngėtare, dhe nėse do tė luaj njė rol, njerėzit gjithmonė do tė shohin njė kėngėtare nė rolin e aktores...

Gjatė gjithė kėtyre viteve martesė, ju ka tunduar ndonjė mashkull tjetėr?
(Qesh) Unė nuk kam kohė tė mėrzitem me Ganin, pasi koha qė shpenzoj me tė ėshtė shumė e vogėl dhe jemi gjithmonė tė pėrmalluar pėr njėri-tjetrin deri nė ikjen time tė radhės dhe largimin nga shtėpia...Zakonisht nė kėto 5 vjet qė jemi bashkė, koha mė e madhe qė kemi kaluar ėshtė 3 javė, pastaj iki, pastaj kthehem pėr 3 ditė, pastaj iki prapė...Njė gjė ėshtė e sigurt:
Gani e ka jetėn shumėngjyrėshe me njė grua si unė!

Po kur hytė nė shoqėrinė e miliarderėve, tė cilėt do ju promovojnė nė botėn e muzikės botėrore?
Ata janė thjesht qenie njerėzore njėsoj si ne, por me mė shumė probleme se sa ne. Gjėja e fundit qė do nė kėtė jetė, ėshtė tė jesh me njė person qė ka mė tepėr probleme se sa ti. Ata jetojnė nė njė realitet fals, tė rrethuar nga njerėz fals (po flas pėr tė paktėn kėta njerėz qė njoh).

Nė ēfarė mėnyre gjuajnė amerikanėt?
Nuk e di, sepse unė nuk shpenzoj kohė me amerikanė normalė (njerėzit normal nuk i kam fare nė radar, qesh). Me kėta qė unė shpenzoj kohė ėshtė gjithmonė ide shumė e mirė t’i mbash gjėrat nė aspektin profesional (qė mos tė tė pinė lėngun), i themi ne nė Shqipėri. Pastaj, ka gjithmonė raste tek-tuk, qė meshkujt, para se tė jenė ēdo gjė tjetėr, janė meshkuj...dhe nė atė moment ata kuptojnė qė janė duke i folur njė “mashkulli tjetėr” dhe e vetmja gjė qė ju ngelet ėshtė: tė bėhen ‘gei’.

Po ritmi i marrėdhėnieve seksuale ka rėnė nė ēift, meqė thonė se pas dy vjetėsh martese nis disheza?
Ne kemi 5 vjet bashke, qė po t’i mbledhėsh tė tėra ditėt qė jemi bashkė nuk e di a bėhen 2 vjet. Por, gjithsesi njė gjė ėshtė shumė e rėndėsishme; unė dua tė jem e lumtur nė kėtė jetė dhe asnjėherė nuk do tė bėj kompromise mbi lumturinė time. Gjėrat ėshtė mirė tė mos mbarojnė, por po mbaruan...

Xhelozohet Ganiu kur ju ikni nė koncerte apo takoni persona tė rėndėsishėm nė lidhje me punėn?
Absolutisht jo, kjo ėshtė dhe arsye qė marrėdhėnia jonė ėshtė e pakonsumuar, nuk e di a do tė mundesha tė toleroja njė burrė xheloz.
Cila ėshtė pėrkėdhelja qė pėrdor mė shumė gjatė ditės me Ganiun?
Oh zemra...i love you (ne e pėrdorim fjalėn zemra 100 herė nė ditė, bile nė lokal, kamarierėt qė na njohin i drejtohen Ganit: Zemra, ēfarė do marrėsh? (qesh)

Kur tė hipin nervat, cila ėshtė sharja qė pėrdor ndaj tij?
Zemra...boll pra me!

Po ai ty?
Zemra...Stop it!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes. Rat1010 Online
Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11591

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes. Empty Re: Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes.

Mesazh nga lepurushi 2010-05-18, 12:05

interesante kjo a thua i ka te gjitha te verteta?gjithsesi mua me pelqen si kengetare.
lepurushi
lepurushi

Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes. Rat1010 Online
Bleona :‘Miliarderėt amerikanė mė joshin vetėm pėr biznes. Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 86
Age : 34
Vendodhja : sarand
Koha e lire : kam shume pak
Puna : studente e gjuhes angleze
Registration date : 15/05/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 0
<b>Kredite</b> Kredite : 5155

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi