Lacio mposht Interin, rrėmben Superkupėn e Italisė

Shko poshtė

Lacio mposht Interin, rrėmben Superkupėn e Italisė Empty Lacio mposht Interin, rrėmben Superkupėn e Italisė

Mesazh nga Andi 2009-08-09, 22:07

PEKIN-Lazio fiton trofeun e parė sezonal nė Itali: nė stadiumin Olimpico tė Pekinit nė Kinė, ekipi Biancocelesti e ka mposhtur Interin me rezultat 2:1, duke e fituar Superkupėn e Italisė, pėr herė tė tretė nė histori. Golat e Matuzalem e Rocchi, nė pjesėn e dytė, e zhbllokuan kėtė lojė, tė cilėn megjithatė e kontrolloi Inter. Zikaltėrve nuk iu mjaftoi super Eto’o, i cili pėrpos disa rasteve, arriti ta shėnojė golin e parė me klubin e ri.

Interit nuk i mjaftoi dominimi nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes. Sepse, Lazio befasoi duke kaluar nė avantazh nė minutėn e 63-tė. Sė pari, Kolarov e ekzekutoi goditjen e lirė, topi arriti tek mesfushori Matuzalem, i cili shėnoi gol me kokė me fat, pas devijimit paraprak tė portierit Julio Cesar.

Pa kaluar mirė tre minuta, klubi nga kryeqyteti italian e gjeti edhe golin e dytė, i cili sikur ia shkurtoi kėmbėt futbollistėve kundėrshtarė. Ishte sulmuesi Tomasso Rocchi, ai i cili ia siguroi rehatinė klubit tė tij pasi e paraboloi portierin kundėrshtar me njė gjuajtje mjaft tė saktė.

Pasi pėsuan dy gola, kampionėt e Italisė i shpeshtuan sulmet, por nuk e arritėn qėllimin. Nė minutėn e 78-tė, pas disa rasteve, Samuel Eto’os iu shpėrblye mundi. Sulmuesi kamerunas, i transferuar nga Barcelona, ishte ndėr mė tė mirėt nė fushė dhe shėnoi njė gol tė shkėlqyer me tė majtėn, 1:2.

Zikaltėrit e barazuan rezultatin nė minutat e fundit tė ndeshjes me anė tė sulmuesit argjentinas Diego Milito, por pasi Eto’o ishte nė pozitė jashtė loje, ky gol u anulua.

Pra, Lazio e nisi mbarė sezonin e ri, derisa zikaltėrit po provojnė shijen e humbjes.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Lacio mposht Interin, rrėmben Superkupėn e Italisė Rat1010 Online
Lacio mposht Interin, rrėmben Superkupėn e Italisė Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11591

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi