Inva Mula dhe Hetemi, “MAT” nė Kroaci.

Shko poshtė

Inva Mula dhe Hetemi, “MAT” nė Kroaci. Empty Inva Mula dhe Hetemi, “MAT” nė Kroaci.

Mesazh nga Andi 2009-08-18, 23:49

Njė javė mė parė ne botuam lajmin se Inva Mula dhe i dashuri i saj tashmė i konfirmuar Hetem Ramadani, ishin me pushime nė Kroaci. Detajet i dhamė nė bazė tė burimeve tona shumė tė sigurta, ndėrsa kėtė numėr tė tjera tė reja vijnė pėr ju dhe jo pak, por fotot e realizuara nė Kroaci teksa ēifti shėtiste njė pasdite. Asgjė nuk e pengoi Invėn tė realizonte planet e saj, por ajo qė tė gjithė bėjnė habi ėshtė: Pse Inva e kundėrshtoi me aq forcė kėtė lidhje pak muaj mė parė nė njė intervistė tė gjatė dhėnė pėr njė media shqiptare. Dhe ja ku na mbėrrijnė edhe tė tjera detaje veē atyre qė iu servirėm javėn e kaluar. Do ju kėrkonim ndjesė pėr cilėsinė paksa tė munguar tė kėtyre fotove, por kėto tė fundit janė realizuar nė njė largėsi rreth 10 metra e padyshim, cilėsia e tyre nuk ruhet. Inva dhe i dashuri i saj, biznesmeni Ramadani kanė qenė duke ecur kėtė tė dielė qė shkoi nė shėtitoren kryesore nė Ēaftat tė Kroacisė. Nė momentin qė janė realizuar kėto foto, ēifti ishte ndalur nė njė dyqan pėr tė blerė bateri pėr aparatin tė cilit i kishte mbaruar. Kanė biseduar e qeshur gjithė kohės. Madje Hetemi dukej njė tip mjaft i dashur me Invėn. I stimuluar nga batutat e tė dashurės sė tij, Hetemi herė pas here reagonte me tė qeshur duke i rėnė tek tė ndenjurat, dhe mė pas tė qeshurat i mbėrthenin tė dy. Gjatė rrugės qė kanė pėrshkuar nė kėmbė pėr tė shkuar drejt makinės, Inva dhe Hetemi kanė takuar rreth katėr ēiftė shqiptarėsh me tė cilėt kanė ndaluar pėr tė biseduar pėr pak. Njė ndėr kėto takime ju e shihni edhe nė kėto imazhe qė po ju pėrcjellim. Hetemi shpesh herė pėrshėndeste me kokė apo me batuta, njerėz tė rastit nė shėtitore tė cilėt dukej qartė qė i njihte. Tip shumė i komunikueshėm dhe serbo-kroatishtja e tij ishtė perfekte. Ēifti ka ndenjur pėr disa ditė nė kėtė pikė turistike e cila ishte e mbushur me shtėpi lukzose pasanikėsh tė cilat shfrytėzohen vetėm nė periudhėn e verės. Kėtė e tregon fakti se ishin shumė tė familjarizuar me zonėn pėrreth dhe njerėzit aty.
Pak ditė mė parė sopranoja me famė botėrore u pa po nė tė njėjtin vend me biznesmenin si dhe tė ėmėn Nina dhe motrėn ku kanė kaluar bashkė disa ditė tė bukura mes luksit tė paparė dhe qejfeve qė nuk gjejnė limit. Kroacia u pėrzgjodh nga vetė ēifti si njė ndėr vendet mė tė preferuara pėr ta pėr tė realizuar pushimet kėtė vit. Nuk ėshtė se e aty shkonin pėr tė parėn herė, por ama pėr pushime bashkė, po. Inva dhe Hetemi nga aq sa kemi mėsuar, shquhen pėr pėrzgjedhje tė mirė tė vendeve ku shkojnė pėr tė kaluar njė fundjavė, apo kur bėhet fjalė pėr tė realizuar edhe ėndrrėn e tyre mė tė madhe, martesėn, nė njė vend shumė tė veēantė siē ėshtė njė prej kėshtjellave mė tė famshme, ajo e Davidit nė Jeruzalem.
Po nė Kroaci, pas disa ditėsh, Inva do tė kėndojė nė Dubrovnik nė “Vera e Dubrovnikut” pėr tė kėnaqur me zėrin e saj, tė gjithė publikun atje.
Dashuria e konfirmuar
Deri dje kishim folur me detaje dhe informacione tė sigurta, por jo me fakte. Ndėrsa kėtė herė askush mė nuk mund tė dyshojė. Inva dhe Hetemi kanė njė marrėdhėnie tashmė mėse tė konfirmuar dhe fotot vlejnė mė shumė se mijėra fjalė.


Inva 4 muaj mė parė: S’kam asnjė lidhje me Hetemin, media deformon


Duke u pyetur pak kohė mė parė nė njė media shqiptare pėr njė lidhje tjetėr e cila mund tė jetė shkaktuar prishjen e martesės, Inva ju pėrgjigj:
Lakoheni ju si shkaktare e prishjes sė martesės, pėr shkak tė njė marrėdhėnie tjetėr qė keni. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Ėshtė njė mashtrim, njė deformim i sė vėrtetės. Dhe unė sot, pėrpara jush, dua vėrtet tė vendosen gjėrat nė vend. Nuk mund tė abuzohet me njė tregim tė tillė, pėr shkak se nuk qėndron aspak. Kjo ėshtė njė gjė qė nuk mund ta mbaj mbi supe, ėshtė njė gjė e padrejtė. Nė kėto momente kam vetėm gati njė urrejtje pėr ata njerėz qė nuk dinė tė respektojnė punėn dhe jetėn e njė njeriu qė mundohet tė bėjė mirė nė jetė, qė mundohet tė punojė me ndershmėrinė mė tė madhe, me sakrificat mė tė mėdha dhe, mė nė fund, tė ketė dhe tė mbajė mbi supe njė thashetheme, i cili ėshtė krejtėsisht i gėnjeshtėrt.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Inva Mula dhe Hetemi, “MAT” nė Kroaci. Rat1010 Online
Inva Mula dhe Hetemi, “MAT” nė Kroaci. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi