8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla

Shko poshtė

8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Empty 8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla

Mesazh nga Andi 2015-03-14, 23:04

1. Ēatalhöyük, Turqi
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Catalh10
Rreth 9 500 vjet mė parė ky qytet nė rajonin e Mesopotamisė mbante me mijėra njerėz dhe shumė arkeologė besojnė se ėshtė qyteza mė e hershme urbane. Por kultura e banorėve tė tij nuk ishte aspak si ajo qė njohim sot. Si fillim, ata e ndėrtuan qytetin si hoje bletėsh, shtėpitė ndanin muret me njėra-tjetrėn. Nė shtėpi apo ndėrtesė mund tė hyje vetėm nga dyer tė cilat ishin tė ēara nė tavan. Njerėzit leviznin nėpėr rrugė duke kaluar nga ēatitė dhe zbrisnin me shkallė pėr tė shkuar aty ku dėshironin. Dyert shpeshherė dallonin sepse kishin brirė demash dhe familjarėt e vdekur varroseshin nė dyshemenė e secilės shtėpi. Nuk ėshtė e qartė se ēfarė ndodhi me kulturėn apo njerėzit qė jetonin nė kėtė qytet. Stili i tyre arkitekturor duket se ėshtė unik, edhe pse arkeologėt kanė gjetur shumė statueta tė perėndeshės tė pjellorisė qė ngjasojnė me tė tjera tė gjetura nė rajon. Me shumė mundėsi, kur ky qytet u braktis kultura e tij doli “jashtė” dhe u shpėrnda nė rajonin e Mesapotamisė.

2. Palenke, Meksikė
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Palenk10
Si njė nga qytet-shtetet Maja mė tė mėdhenj e mė tė mirėmbajtur, Palenke ėshtė simbol i misterit i tė gjithė qytetėrimit Maja. Ky qytetėrim, i cili u ngrit duke si dominant nė Guatemala, Belize dhe Honduras, u zhduk papritmas. Edhe pse ende ka pasardhės Maja nė Meksikė dhe Amerikėn Qėndrore, askush nuk e di me siguri se pse qytetet e mėdha Maja u rrėnuan dhe u braktisėn pėrfundimisht nė vitet 1400. Palenke ishte nė kulmin e tij gjatė periudhės klasike tė epokės Maja prej vitit 700 deri nė 1100. Si shumė qytete Maja, ai ka tempuj, pallate dhe tregje. Por Palenke ndryshe nga tė tjerėt, i ndodhur afėr rajonit so tė quajtur Ēiapas, ka disa nga skulpturat dhe gdhendjet mė tė detajuara Maja, duke na dhėnė kėshtu informacione historike me bollėk pėr mbretėrit, betejat dhe jetės sė pėrditshme. Hipoteza tė ndryshme se pse ky dhe vendbanimet e tjera Maja u braktisėn ngrihen mbi lufta tė mėdha, uria dhe ndryshimet klimaterike.

3. Cahokia, Shtetet e bashkuara
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Cahoki10
I ndodhur pėrgjatė lumit Misisipi nė atė qė sot njihet si Shėn Luis, Cahokia ishte pėr qindra vite me rradhė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Amerikės sė Veriut. Banorėt e kėtij qyteti ndėrtonin grumbuj tė mėdhėnj tokė (kodėrza), disa prej tė cilave mund tė vizitohen edhe sot, dhe sheshe tė mėdha tė cilat shėrbenin si tregje dhe vendtakime. Ka prova tė forta qė tregojnė se banuesit kishin praktika tė sofistikuara agrikulturore dhe se ata i drejtonin degėt e Misisipit sipas nevojave pėr tė ujitur fushat e tyre. Sikurse Majat, njerėzit e Cahokias ishin nė kulmin e qytetėrimit tė tyre midis viteve 600 dhe 1400. Askush nuk e di me siguri se pse u braktis ky qytet apo pse ky rajon ishte nė gjendje tė pėrballonte njė qytetėrim urban me dendėsi kaq tė madhe, rreth 40 000 njerėz pėr qindra vjet.

4. Derinkuju, Turqi
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Derink10
Derinkuju ėshtė njė qytet i stėrmadh nėntokėsor i cili shkon pas nė kohė qė prej fillimive tė Perandorisė Bizantine. Nuk dihet saktė se kur ka filluar ndėrtimi i qytetit, disa kanė ngritur hipoteza rreth shekullit tė 7 para erės sonė. Megjithatė qyteti do tė ketė marė trajtėn e tij tė plotė nga viti 500 deri ne vitin 1000, kur ishte 5 kate i thellė me hapsirė pėr tė mbajtur 20 000 njerėz, plus bagėti, kuzhina, njė kishė dhe njė hapsirė pėr tė bėrė verė. Vendasit gėrmuan tunele nėn shtėpitė e tyre, thellė nė shkėmbinjtė e butė vullkanikė tė rajonit qendror tė Turqisė. Njė qytetėrim i tėrė nėntokėsor lulėzonte kėtu gjatė kohėrave mesjetare, i cili mund tė na japė njė model pėr komunitetet e tė ardhmes tė cilėt pėrpiqen t’i mbijetojnė njė apokalipsi.

Pėr shekuj me radhė, njerėzit arratiseshin drejt kėsaj zone pėr tė gjetur njė parajsė tė sigurtė prej romakė anti-kristianė, banditėve dhe mė vonė prej myslimanėve anti-kristianė. Gurė masivė shėrbenin si dyer nė hyrjet e qytetit dhe tuba ajrosės e mbanin vendin me ajėr tė freskėt pėr njerėzit qė jetonin me muaj tė tėrė nėn tokė. Diku pas shekullit tė 10 qyteti u mbyll dhe ekzistenca e tij ishte e panjohur derisa njė turk nė vitin 1969 nė punimet e shtėpisė sė tij, padashur, hapi njė mur qė e futi nė njė nga tunelet e qytetit.

5. Pompei, Itali
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Pompei10
Ka shumė tė dhėna historike tė cilat e dokumentojnė qytetin romak tė pushimeve, Pompei, i cili u varros nėn hirin e shpėrthimit katastrofik tė Vezuvit nė vitin 79 para erės tonė. Dime se qyteti u shkatėrrua pjesėrisht nga njė tėrmet vite pėrpara se tė shpėrthente vullkani dhe se shumė prej shtėpive mė tė mėdha ishin tė braktisura derisa ndodhi edhe shpėrthimi i cili e fshiu qytetin pėrfundimisht. Gjithashtu, nga tė dhėnat historike e dimė se Vezuvi filloi tė nxirrte tym dhe shkaktoi dhridhje tė tokės pėr disa ditė me radhė. Cli ėshtė misteri?

Duke qėnė se Pompei u ruajt nė mėnyrė tė pėrkryer sikur tė ishte ende viti 79 para erės tonė, ka me qindra detaje historike tė cilat janė tė pakuptueshme nga syri i njeriut modern. Si p.sh. statuja dekorative nė formė penisi, gdhendje tė ēuditshme, art tė pashpjegueshėm dhe ambjente jetese tė cilat nuk kanė lidhje me ato qė sheh nė njė qytet modern. Ėshtė ndryshe tė lexosh rreth qytetėrimit romak nė librat e tė shkuarės dhe tjetėr gjė tė kesh mundėsi tė ecėsh nė rrugėt e njė qyteti romak. Misteret e jetės sė pėrditshme janė shpeshherė mė tė mėdha se sa arsyet pse ra njė qytet.

6. Maēu Piēu, Peru
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Macupi10
Mbetet edhe njė mister nga Perandoria Inka, e cila sundoi pjesė tė rajonit qė sot njihen si Peru, Kili, Ekuador, Bolivi dhe Argjentinė pėr qindra vjet me rradhė pėrpara se spanjollėt tė pushtonin, shkatėrronin qytetet dhe tė digjnin libraritė e regjistrave kuipu (gjuha Inka shkruhej me litarė dhe nyje). Edhe pse dimė shumė rreth teknologjisė Inka, arkitekturės dhe agrikulturės tė pėrparuar, tė gjitha kėto janė tė provuara nė njė nga qytetet e mėdha Inka, Maēu Piēu, ende nuk mund tė lexojmė dot ato qė kanė mbetur nga sixhadet tė cilat kanė fjalėt e tyre tė shkruara. Gjithashtu, nuk e dimė mirė si mund tė mbanin njė perandori tė madhe pa patur ekonomi tė tregut. Kjo ėshtė njė veēori shumė e rėndėsishme sepse kudo nė botė qytetet ndėrtoheshin rreth tregut dhe hapsirave publike. Si mund tė ketė ekzistuar njė qytetėrim pa njė ekonomi tė dallueshme?

7. Thonis, Egjipt
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Thonis10
Nė shekullin e tetė para erės tonė, ky qytet legjendar ishte porta hyrėse pėr nė Egjipt, njė qytet port i cili ishte i mbushur me monumente tė pabesueshėm, tregtarė tė pasur dhe ndėrtesa tė stėrmėdha. Sot ėshtė krejtėsisht i fundosur nė detin Mesdhe. Thonis filloi tė binte pas ngritjes tė Aleksandrisė rreth vitit 300. Me kalimin e kohės rėnia u kthye nė vetė kuptimin e fjalės, ky qytet u zhyt nė detin qė njė herė e njė kohė ishte burimi i pasurisė sė tij. Nuk ka ide se si ka ndodhur, por deri nė shekullin e tetė qyteti ishte zhdukur. Mund tė ketė qėnė viktimė e pėrmbytjeve pas njė tėrmeti.

8. Zimbabve e Madhėrishme, Zimbabve
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Zimbab10
Njė nga misteret e mėdha tė Afrikės jugore ėshtė qyteti i stėrmadh rrethuar me mure i cili sot njihet si Zimbabve e Madhėrishme. Ky qytet ishte shtėpi e rreth 30 000 njerėzve dhe arriti majat e tij nga viti 1200 deri nė 1450. Shėrbente si zemra e njė rajoni tregtar ndėrkombėtar qė shtrihej prej Kinės dhe Indisė. Pasuria derdhej nė qytet nga tokat e largėta, por ishte i pasur me flori edhe nga minierat vendase dhe bagėtisė sė madhe. Megjithatė, ka tė panjohura pėr kėtė qytet, nuk dihej se sa deri ku shtrihej ndikimi i qytetit, apo kush ishin tė gjitha industrite e tij. Qartazi ai ka qėnė i pėrparuar teknologjikisht. I gjithė qyteti ėshtė ndėrtuar me granit. Metoda e ndėrtimit ishte me gur tė thatė, gjė qė kėrkon ekspertė gurėgdhendės. Struktura e sotme ėshtė mbi 20 metra e lartė dhe me rrugė-mure tė larmishme.

Si shumė qytete kozmopolitane tė epokės sė tij, Zimbabvet e Madhėrishme vuajtėn nga njė rėnie e pashpjegueshme. Uria e shkaktuar nga mbikullotja ose ndryshimi i rrugėve tregtare mund tė jenė shkak.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Rat1010 Online
8 qytete tė rrėnuar, 8 mistere tė gjalla Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11612

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi