Si tė dashurosh pa e lėnduar veten

Shko poshtė

Si tė dashurosh pa e lėnduar veten Empty Si tė dashurosh pa e lėnduar veten

Mesazh nga Andi 2015-03-17, 10:07

Si tė dashurosh pa e lėnduar veten Aewe10

Kur vuajmė pėr dashuri nuk ėshtė faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe bindjeve tė krijuara. Ja si tė ēliroheni dhe ta jetoni tė lumtur dashurinė.

Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinė!
Dashuria nuk vdes kurrė, por mund tė vritet! Po ėshtė e vėrtetė, por a ia vlen tė vuajmė pėr dashuri? Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, duhen matur intensiteti i ndjenjave, duhen parė qėndrimet, fjalėt, mendimet, qė na dėnojnė me vuajtje pa qenė e nevojshme. Nė kėtė mėnyrė mund tė shpėtojmė nga “detyrimi tipik pėrsėritės” qė na nxit tė bėjmė tė njėjtat gabime qė kemi bėrė nė tė kaluarėn me partnerin. Por ē’duhet bėrė? Hapi i parė ėshtė qė tė shikoni mirė nė thellėsi veten dhe tjetrin.

Sjelljet e gabuara na largojnė nga partneri
Si t’ia bėjmė qė tė dimė se mėnyra jonė e tė dashuruarit ėshtė e shėndetshme dhe nxitėse e humorit tė mirė, ose qė pėrgatit terrenin e trishtimit dhe zhgėnjimit? Mjafton tė shikoni me kujdes sesi silleni dhe ēfarė qėllimesh keni pėr tė qenė ēift. Ka shumė mėnyra pėr tė parė njė marrėdhėnie me mendje tė hapur, tė ēliruar nga rreziqet dhe konfliktet e zakonshme, edhe pse ka shumė sjellje qė mund tė na mbajnė larg njė marrėdhėnieje paqėsore me partnerin.

Pėrsėritja
Duke pėrshtatur modele sjelljeje tė provuara mė parė, do t’ju pengojnė tė zbuloni me partnerin anėt e reja te vetja dhe tė pėrdorni mėnyra ende tė paeksploruara. Lumturinė mund ta arrini vetėm duke i lėnė pas mėritė dhe duke mos bėrė mė tė njėjtat gabime, mos dyshoni, mos krijoni konflikte. Nėse nuk hiqni dorė nga kėto sjelle do ta konsumoni menjėherė njė lidhje tė re tė saponisur.

Kėshilla
Lėreni mėnjanė repertorin e dashurisė dhe pėrvishuni punės: refrenit “i njėjti plazh, i njėjti det” i ka ikur koha. Tani ėshtė koha tė zgjidhni diēka tė re.

Planifikoni tė ardhmen
Kjo ėshtė ėndrra e tė gjithė tė dashuruarve, madje jo e pėrkohshme, por e pėrhershme. Por nga dėshira e deri nė realizim hapi ėshtė i vogėl. Tendenca pėr tė fiksuar dhe konsoliduar lidhjen nė njė formė mė tė “strukturuar”, siē ėshtė fejesa, bashkėjetesa, ose martesa nga frika se mos e humbasėsh tjetrin, mund tė ēojė nė projektimin sistematik tė sė ardhmes. Rreziku? Qė pritshmėritė dhe qėllimet e ardhshme mund ta zbehin dashurinė e partnerit karshi jush. Kėshilla qė u jepet nė kėto raste ėshtė qė tė jetoni tė sotmen, tė kujdeseni pėr gjėrat qė keni nė dorė dhe ato qė ndieni nė ato momente. Kėshtu mund tė shijoni gjėrat e bukura qė po kaloni, pa e vrarė mendjen se ēdo tė sjellė e ardhmja.

Simbioza
“Unė dhe ti qė bėhemi njė qenie e vetme, e ndarė nga pjesa tjetėr e botės”. Kjo ėshtė njė tentativė fiziologjike qė zakonisht ėshtė e pranishme gjatė fazės sė parė tė dashurisė, por nėse nuk ekziston atėherė lidhja mund tė jetė e dobėt. Pėr tė krijuar njė ēift nevojiten gjithmonė dy persona, pastaj nėse ėshtė vetėm njėri mė aktiv se tjetri, kėtij tė fundit i duhet tė mėsojė tė ecė me ritmin e tjetrit, pėr tė mos e lėnė pasionin tė shuhet. Nėse lidhja e njė ēifti ėshtė e shėndetshme, nuk ka pse t’i trembet pėrballjes me botėn e jashtme, qė ėshtė kurioze, zhbiriluese dhe pėrdor stimuj tė ndryshėm pėr t’i vėnė nė provė partnerėt me xhelozinė, qė ėshtė molla e sherrit mes dy tė dashuruarve. Pėr tė shpėtuar lidhjen duhet tė mendoni qė xhelozia e sėmurė shkatėrron seksin dhe marrėdhėnien.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Si tė dashurosh pa e lėnduar veten Rat1010 Online
Si tė dashurosh pa e lėnduar veten Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11612

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi