Parapsikologjia

Shko poshtė

Parapsikologjia Empty Parapsikologjia

Mesazh nga Andi 2015-03-29, 00:19

Gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, kokat mė tė njohura tė botės janė munduar qė tė kuptojnė tė vėrtetėn pėr fenomenet tė ashtuquajtura "paranormale", fenomene tė cilat kanė ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe nė rrjedhė tė shekullit XX, studiuesit filluan tė merren seriozisht me to dhe tė vėrtetojnė rėndėsinė e tyre pėr njerėzimin e posaēėrisht pėr ardhmėrinė. Fjala "parapsikologji" ėshtė formuar nė vitin 1889 ( mė herėt kėto dukuri kishin emėrtime tė ndryshme si: "kėrkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtė", "okultizėm" etj.), dhe nga atėherė gjėr mė sot, nė mė se 50 shtete, nė mėnyrė shkencore, studiohen dukuritė parapsikologjike dhe nė kėtė drejtim janė formuar rreth 150 institute.

Fjala "parapsikologji" rrjedh nga greqishtja dhe do tė thotė "para"- pranė; "psych"- shpirt dhe "logos"- shkencė, dituri, mendim. Parapsikologjia ėshtė degė e psikologjisė, e cila merret me studimin e dukurive, tė cilat janė jashtė forcės sė tė kuptuarit tė shqisave njerėzore, e shpesh i kalojnė edhe ligjet ekzistuese tė shkencės bashkėkohore e qė nė popull merren edhe si ēudira. Nė mesin e shkrimtarėve dhe personalitetve qė kanė bėrė kėrkime mbi kėto dukuri gjenden edhe emrat e A. Ajnshtajnit, M. Plonkės, A. Brenksonit, A. Shopenhauerit, J. Gėtes. K. Jungut, I. Pavlovit etj., tė cilėt me njohuritė e tyre kanė kontribuar shumė pėr konsolidimin e parapsikologjisė nė rang shkencor. Njė zbulim epokal nė kėtė lėmė e bėri shkencėtari rus, S. Kilirian (bashkė me tė shoqėn). Ai para 40 vitesh, me ndihmėn e rrymės elektrike tė frekuencave tė larta, zbuloi dhe arriti tė fotografojė "aurėn", energjia e shndritshme dhe shumėngjyrėshe e sė cilės, i rrethon tė gjitha qeniet e gjalla... Ne SHBA ėshtė shumė i njohur prof. D. Rein, dhe falė punė sė palodhur kėrkimore tė tij, u zgjėrua horizonti pėr parapsikologjinė nė shumė shtete tė zhvilluara dhe u pėrfshi nė shumė universitete. Nė Gjermani janė tė njohur: prof. H. Beneder, E. Jance, P. Jordan, filozofi H. Drisch etj. Nė Angli, nė lėmin e parapsikologjisė ėshtė i njohur nobelisti, prof. O. Lodzh; nė Holand, prof. V. Teneat; nė Suedi, prof J. Bjenhen; nė Francė ėshtė i njohur psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sh. Risha etj.

Pėrveē anėve pozitve qė ka pėr shkencėn, parapsikologjia, nė qoftė se keqpėrdoret, bėhet armė e fortė, me pasoja tė paparashikueshme pėr njerėzimin. Fatkeqėsisht, nė shumė institute punohet intensivisht pėr krijimin e njė arme psikike ose si e quajnė ndryshe "gjenerator psikotronik". Hipotezat pėr zhvillimin e armėve psikike definitivisht janė vėrtetuar nė simpoziumin e dytė "Liritė dhe kufijtė e njeriut", tė mbajtur nė Francė. Shkencėtarėt ukrainas lajmėruan se mund ta krijojnė tė ashtuquajturin "gjenerator psikotronik" pėr kontrollimin e gjendjės psikike tė njeriut nga largėsia (bėhet fjalė pėr armėn psikike, e cila mundėson qė tė ndikohet nė psikėn e ushtarėve, ashtu qė ata tė pėrmbushin ēdo dėshirė tė eprorėve tė vetė). Edhe gjenerali amerikan pranė institutin ushtarak pėr informim, D. Grean e vėrteton njė mundėsi tė tillė kur thotė: "Do tė ishte e palogjikshme po tė mos merreshim me tė". Ndėrsa nė revisten "Millitery revy", autori Xh. Alexander, ekspert ushtarak, shpjegon se sot funksionon njė armė e tillė, e cila me forcėn e trurit ėshtė paralizuese, por mund tė jetė edhe vdekjeprurėse, si pėr individin ashtu edhe pėr masėn...

Disa shkencėtarė mendojnė se kėto kėrkime janė tė pavlera, se njeriu nuk mund tė ndikojė nė njeriun tjetėr nga largėsia dhe gjithė diskutimet rreth "gjeneratorit psikotronik" nuk kanė bazė. Mirėpo, me eksperimete tė shumta ėshtė vėrtetuar se, jo vetėm njeriu, por edhe secila qelizė e gjallė posedon forcė pėr rrezatimin e informatave nė largėsi. Prof. D. Rajni nė librin e tij shkencor "Shpėrndarja e shpirtit tė njeriut" shkruan: "Ėshtė e pikllueshme, por e vėrtet qė ne sot mė mirė e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundėsoi ta njohim atė. Kur do ta njohim shpirtin vetėm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atėherė, me gjasė, do tė ishim nė gjendje tė parashtronim ligje tė karakterit parimor, tė cilat pėr jetėn e njerėzve do tė ishin me rėndėsi tė madhe".

Shumica e parapsikologėve, parapsikologjinė e ndajnė nė disa grupe, si: Hipnozė, telepati, telekinezė, bioenergji, spiritizėm, radiestezi etj
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Parapsikologjia Rat1010 Online
Parapsikologjia Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11590

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi