Syri i Tretė

Shko poshtė

Syri i Tretė  Empty Syri i Tretė

Mesazh nga Andi 2015-03-29, 23:53

Shpesh herė gjej veten tė pėrhumbur, dikush mė flet unė nuk e dėgjoj, dikush mė kalon pėrpara syve, unė nuk e shoh. Kjo besoj ju ndodh tė gjithėve nė raste tė caktuara. Prandaj, mund edhe tė themi qė ne nuk dėgjojmė me veshė, ne nuk shikojmė me sy-kėto organe funksionojnė vetėm si ndihmės. Truri mbetet mbret i trupit tonė. Aq i komplikuar e aq misterioz.

Kėtu dua tė ndėrlidhem me tė ashtuquajturin Syri i Tretė apo Syri i Brendshėm, njė koncept mistik dhe esoterik i cili i referohet Chakras tė traditave shpirtėrore lindore dhe perėndimore. Flitet se Syri i tretė ėshtė njė portė e cila tė drejton nė brendėsinė e sferave tė brendshme dhe vetėdijes mė tė lartė. Nė Epokėn e Re shpirtėrore, Syri i Tretė simbolizon njė gjendje tė ndritjes ose tė ndjelljes sė imazheve mendore tė cilat kanė rėndėsi tė thellė shpirtėrore personale dhe psikologjike. Syri i tretė zakonisht lidhet me vizionet, mprehtėsinė, njohjet paraprake dhe pėrvojat jashtė-trupit. Njerėzit tė cilėt kanė tė zhvilluar kapacitetin pėr tė pėrdorur Syrin e tretė, zakonisht janė tė njohur si parashikues.

Traditat mistike dhe shkollat esoterike e llogarisnin si njė urė lidhėse nė mes botės fizike dhe asaj shpirtėrore. Dhe konsiderohej si burimi mė i lartė dhe mė i fuqishėm i energjive etherale tė trupit tė njeriut, e cila ka rėndėsinė e saj tė veēantė pėr inicimin e fuqive mbinatyrore si dhe pėr zhvilimin e talentit.

Pra trupi i njeriut ka njė sy tjetėr i cili nė fakt ėshtė gjėndra pineale, e cila mendohet se ka fuqi mistike, qė shumica e konsiderojnė si Syri i Tretė shpirtėror, apo Vizioni i Brendshem.

Gjėndra pineale ėshtė gjėndra me tajim tė brendshėm (endocrine) e fundit qė ėshtė zbuluar. Vendosja e saj nė thellėsi tė trurit dėshmon rėndėsinė e saj dhe e bėn atė njė gjėndėr ‘misterioze,’, me mite, paragjykime, madje edhe teoritė metafizike i afrohen funksioneve tė tij perceptuese.

Gjėndra pineale lidhet me chakran e gjashtė ( e ashtuquajtur Ajra ose chakra e Syrit tė tretė nė yoga) . Besohet se ėshtė njė organ i fjetur i cili mund tė zgjohet pėr tė aktivizuar komunikimin telepatik.

Nga ana fizike e trupit Syri i Tretė shikon objektet tė pėrmbysura (kokėposhtė). I dėrgon trurit imazhet qė observojmė duke ja interpretuar dhe duke i kthyer imazhet nė formėn e rregullt.

Gjendet nė qendrėn gjeometrike tė trurit, e cila ngjan me vendosjen e Piramidave nė qendrėn e planetit. (!)

Gjėndra pineale ka madhėsinė e njė kokėr bizeleje, dhe gjendet nė qendrėn e trurit nė njė ‘shpellė’ tė vogėl pas dhe mbi gjėndrėn pituitary e cila shtrihet pak prapa rrėnjėve tė hundės. Ėshtė e vendosur direkt pas syve e lidhur me barkushen e tretė.

Kjo gjėndėr aktivizohet nga Drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme tė trupit. Punon nė harmoni me gjėndrėn hypothalamus e cila kontrollon etjen, urinė, dėshirat seksuale si dhe orėn biologjike e cila pėrcakton procesin e plakjes.

Egzistojnė edhe metoda/teknika tė ndryshme tė cilat na mėsojnė se si tė pėrdorim kėtė “dhunti” tė heshtur. Pse jo!? …Dhe te diskutojmė e tė ndajmė pėrvojat tona.

Syri i Tretė  Pineal10
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Syri i Tretė  Rat1010 Online
Syri i Tretė  Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11591

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi