Hudhra ngadalėson plakjen dhe mbron trurin nga sėmundjet

Shko poshtė

Hudhra ngadalėson plakjen dhe mbron trurin nga sėmundjet Empty Hudhra ngadalėson plakjen dhe mbron trurin nga sėmundjet

Mesazh nga Andi 2015-04-04, 17:41

Hudhra ngadalėson plakjen dhe mbron trurin nga sėmundjet Hudhra10

Hudhra mund tė jetė njė mjet i dobishėm pėr tė vrarė vampirėt, por ajo ėshtė gjithashtu njė mike e mirė e jetėgjatėsisė te njerėzit nė mė shumė se njė mėnyrė, kanė zbuluar shkencėtarėt.

Ata thonė se njė pėrbėrės te hudhra ofron mbrojtje pėr trurin kundėr plakjes dhe sėmundjeve. Madje edhe mund tė parandalojė sėmundjet neurologjike qė lidhen me moshėn si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Kėrkuesit nga universiteti i Mizurit zbuluan se njė karbohidrat nė superushqimin ėshtė ēelėsi.

“Hudhra ėshtė njė nga pėrbėrėsit mė tė konsumuar nė ushqim”, tha Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisė dhe shkencave anatomike nė Shkollėn e Mjekėsisė dhe njėkohėsisht autor i studimit.

“Shumica e njerėzve e mendojnė si njė ‘superprodukt’ sepse pėrbėrėsit qė pėrmbajnė squfur te hudhra janė tė njohur si burim i shkėlqyer antioksidant dhe mbrojnė organizmin nga prekja prej sėmundjeve.

“Shkencėtarėt ende po zbulojnė mėnyra tė ndryshme sesi trupi i njeriut pėrfiton prej hudhrės”, – tha ai. “Kėrkimi ynė u pėrqendrua nė njė karbohidrat tė prejardhur tė hudhrės tė njohur si FruArg dhe roli i kėtij ushqimi bėn pėrgjigje mbrojtėse pėr imunitetin.

Skuadra e Gusė analizoi aftėsinė e pėrbėrėsit pėr tė penguar – madje pėrmbysur – dėmtimin e qelizave tė trurit prej presionit tė ambientit rrethues. Ky presion mund tė pėrfshijė procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dėmtimin traumatik nė tru ose konsumin e tepėrt tė alkoolit.

Mikroglia ėshtė qelizė imunitare nė tru dhe palcėn kurrizore qė ėshtė linja e parė dhe mė e rėndėsishme e mbrojtjes nė sistemin nervor qendror.

Ndryshe nga qelizat e pjekura tė trurit, qė rrallė rigjenerohen vetė, qelizat mikrogliale i pėrgjigjen prekjes nga sėmundjet dhe presioneve tė jashtme, duke u shumėfishuar.

“Duke shtuar nė numėr dhe duke migruar drejt njė zone tė dėmtuar, ato janė nė gjendje t’i pėrgjigjen infektimit nga jashtė dhe tė mbrojnė qelizat e tjera tė trurit nga shkatėrrimi”, tha drejtuesi i studimit, Gu.

Megjithatė, shtimi i numrit tė qelizave mikrogliale nuk parandalon plakjen e trurit. Nė fakt, mund tė bėjė mė shumė dėme sesa tė mira. “Pavarėsisht se ėshtė i rėndėsishėm pėr shėndetin e qelizave nervore, qelizat mikrogliale gjithashtu prodhojnė oksid nitrik, si reagim pėr funksionin e tyre mbrojtės”, – sqaroi kėrkuesi.

Nėse ne thjesht shtojmė numrin e qelizave mikrogliale, ne mund tė rrisim sasinė e oksidit nitrik nė tru. Prodhimi me tepricė i oksidit nitrik mund tė dėmtojė qelizat e trurit dhe shkakton sėmundje qė prekin neuronet si Parkinsoni dhe Alzheimeri.

Megjithatė lėnda FruArg mund tė japė pėrgjigje pėr kėtė dilemė. Duke krijuar njė model qelizor tė stresit neurologjik dhe duke monitoruar funksionin e qelizės mikrogliale, skuadra e shkencėtarėve ishte nė gjendje tė studionte kontributin e FruArg nė shėndetin e trurit.

“Kur presioni u aplikua te modeli, pati njė rritje sipas pritshmėrisė nė qelizat mikrogliale dhe nėnproduktin e tyre, oksidin nitrtik”, – tha Gu.

“Megjithatė, kur aplikuam FruArg, qelizat mikrogliale u pėrshtatėn me stresin, duke pakėsuar sasinė e oksidit nitrik qė ato prodhonin. Pėr mė tepėr, FruArg nxiti prodhimin e antioksidantėve, qė ofruan pėrfitime mbrojtėse dhe shėruese te qelizat e tjera tė trurit”, shpjegoi shkencėtari.

Nė tė ardhmen, Gu dhe kolegėt e tij shpresojnė tė studiojnė pasojat e FruArg mbi qelizat e tjera nė trup tė lidhura me problemet si sėmundja e zemrės, diabeti dhe kanceri.

Dobitė e hudhrės

Hudhra ėshtė pjesė e familjes sė qepės. Ajo rritet nė shumė pjesė tė botės dhe ėshtė njė nga pėrbėrėsit mė tė pėrdorur nė kuzhinat e ēdo familje. Megjithatė, nė lashtėsi, hudhra pėrdorej pėr qėllime mjekėsore. Ajo ėshtė dokumentuar se pėrdorej nė kėtė aspekt prej egjiptianėve, grekėve, babilonasve, romakėve dhe kinezėve. Dobia e saj mė e madhe pėr shėndetin qėndron te pėrbėrėsit prej squfuri.

Hudhra ka shumė vlera ushqimore, por pak kalori. Nė tė gjenden magnez, vitaminė B6, vitaminė C, selen dhe fibėr.

Hudhra mund tė luftojė sėmundjet, pėrfshirė edhe tė ftohurėn. Pėr shkak tė rolit tė saj si nxitėse e sistemit imunitar, hudhra mund tė shkurtojė simptomat e tė ftohurės nga pesė ditė nė njė ditė e gjysmė.

Pėrbėrėsit e hudhrės mund tė ulin presionin e gjakut. Sėmundjet kardiovaskulare si ataku nė zemėr dhe infarktet janė shkaktarėt kryesorė tė vdekjeve nė botė dhe shkaktohen nga hipertensioni. Studimet kanė zbuluar se hudhra mund tė ulė presionin e gjakut te njerėzit qė e kanė atė tė lartė.

Hudhra pėrmirėson edhe nivelet e kolesterolit, duke ulur rrezikun pėr sėmundje zemre. Ajo pėrmban antioksidantė qė ndihmojnė nė sėmundjet e pleqėrisė dhe i ndihmon njerėzit tė jetojnė mė gjatė.

Gjithashtu, nėse merreni me sport, hudhra mund tė pėrmirėsojė performancėn tuaj. Nė kulturat e lashta pėrdorej pėr tė shtuar kapacitetin e punės te punonjėsit dhe largonte ndjenjėn e ligėshtisė.

Hudhra bėn gjithashtu mrekulli pėr kockat te femrat. Duke shtuar nivelin e estrogjenit, hudhra ndihmon nė shėndetin e kockave dhe i mban ato tė forta.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Hudhra ngadalėson plakjen dhe mbron trurin nga sėmundjet Rat1010 Online
Hudhra ngadalėson plakjen dhe mbron trurin nga sėmundjet Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11591

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi