vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG

Shko poshtė

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Empty vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG

Mesazh nga shaban cakolli 2008-07-24, 20:56

19 Korrik 2008


Redakto
Nga: cakolli nė: kulturė muzikore

Demir Krasniqi u lind mė 10 shkurt 1950 nė Tugjec tė Dardanės.Mėsimet epara i
ndoqi nė vendlindje,kurse tė mesmėn drejtimin muzikor e kreu nė Prishtinė,dhe mė
pas kastudjuar gazetari.Pas shkollimit ka punuar mėsimdhėnės nė shumė shkolla tė
Kosovės ,plot 37 vjet me radhė.Bazen muzikore e ka marrė nga fėmijėria.Ai ėshtė
pėrcaktuar pėr muzikėnkombėtare,njihet ndėr kėngėtarėt e parė tė Anamoravės.Si i
ri iu rrek manifestimeve dhe festivaleve prej nga mori shumė shpėrblime,po
shpėrblimi mė domethėnės ishte ai kur u shpėrblyar si i ri nė manifestimin
rajonal”Mikrofoni ėshtė i juaj”:Demiri ishte mė i pranishmi nė media,shumė i
njohur dhe i kryesuar nė RTP.Nė opusin e vet ka mbi 2000 kėngė tė shkruara dhe
komponuara nga vet ai,tė inēizuara nė pllaka gramafoni, audio-video kaseta,cd
dhe DVD.Mbledhės i folklorit nga gjitha trojet etnike shqiptare ,me mbi 4000
kėngė tė mbledhura,disa prej tyre botuar nė blendet shqiptare IV,V;VI;VII.Demir
Krasniqi plot dyzet vjet u mor me krijimtari nga ka botuar 14 libra,kurse nė
jubileun e dyzetvjetorit tė krijimtarisė sė ti po boton librin epesėmbdhjetė”
Lirika popullore e Gollakut” me 1216 kėngė tė mbledhuranga trevat
shqiptare.Demir Krasniqi i ka kėnduar me dhembje sakrificave kombėtare,dhe me
gėzim tė arriturave.Dyzet vjet mes kėngės ka shpalosur historinė kombėtare.Duke
i uruar dyzetvjetorin e krijimtarisė sė tij,i urojmė shėndet tė mbarė dhe shumė
shumė suksese tė mėtejme.



shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Rat1010 Online
vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6249

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Empty Re: vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG

Mesazh nga shaban cakolli 2008-07-24, 21:14

DY ALBUME TĖ REJA ME KĖNGĖ TĖ DEMIR KRASNIQIT
————————————————————-
Gjilan,korrik 2008
produksioni muzikor”Mr
Bini”Gjilan
—————————————-
Nė jubileun e 40-vjetorit tė kėngės dhe krijimtarisė
muzikore,kėngėtari,krijuesi, pedagogudhe kompozitori i lindur nė Malėsinė e
Gollakut-Demir Krasniqi,para ca ditėsh publikoi dy albume tė reja me kėngė
autoriale dhe nga tradita jonė muzikore.Vlenė tė theksohet,se kėto dy albume
jubilare,me kėngė tė kompozuara nė frymėn e melosit tradicional dhe kėngė tė
trashėguara nga tradita jonė muzikore,kėngėtari ynė Demir Krasniqi i ka
realizuar me punėn ,mundin
dhe shpenzimet e veta personale,pa ndihmėn e
askujt,vetėm e vetėm qė tė ua lė nė dispozicion adhuruesve tė vet besnik,tė
cilėt e shijuan kėngėn dhe talentin e tij,gjatė katėr dekadave tė
kaluara.
Pra Demiri nuk ka bėrė albume pėr komercializėm,pėr tė ngritur
karierė,as pėr tė pėrfituar materialist nga kėto kėngė!Qėllimi i tij jetėsor
prej artisti popullor ishte,ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjėthmonė kėnaqėja e
shpiertrave qė e duan,e dėgjojnė,e kėndojnė dhe e konsumojnė kėngėn tradicionale
shqiptar.
Pėr tė qėndruar vertikal nė kėtė rrugėtim tė gjatė,Demir Krasniqit
gjėthmonė i ka parapri si fanar drite,motoja e legjendės sė kėngės shqiptare
Qamili i Vogėl,i cili gjatė gjėthė jetės sė tij thoshte:
“Nėse kėndon pėr fytyrė-nuk do tė kesh para!
Nėse kėndon pėr para-nuk do
tė kesh fytyrė!”
Andaj Demiri me vetėdije tė plotė e zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr
fytyrė,e jo ate pėr para!
Nė anėn tjetėr,gjatė krijimtarisė sė tij Demir
Krasniqi gjėthmonė ka krijuar,botuar dhe kėnduar nėn moton e tij tė
pėrhershme:
“Pėr emrin e Zotit,
Pėr nderin e kombit,
Pėr gjakun e
dėshmorėve,
Pėr eshtrat e varreve!”
Krijimtaria e tij nėn kėtė moto,nuk u shkoi pėr shtati tė
ashtuquajturve”Producent” tė firmave tė ndryshme muzikore,tė cilėt e kanė
vėrshuar tregun e brendshėm dhe tė jashtėm muzikor me vlerat e dyshimta
muzikore,qė mė sė paku kundėrmojnė erė kėnge e muzike shqiptare!
Ipenguar nga kėto tendenca,Demiri nuk ia doli qė tė bindi ndonjėrin prej
tyre,qė pėr nderė tė kėtij jubileu dhe tė rrespektit ndaj adhuruesve tė tij t“ia
merrnin kėto albume dhe tķa editonin pėr publikun e gjėrė muzikor,atė vendor dhe
nė diasporė.Ndonėse Demiri ua ofroi kėto albume gratis,tė tillėt jo vetėm qė nuk
ia morėn pėr editim albumet,por edhe e pėrbuzėn nderin e tij nė mėnyrat mė tė
paskrupullta,ndėr tė cilat po i pėrmendim vetėm disa sosh:
“Nuk po i ha pazari kėngėt tradicionale!”
“Ka kaluar koha e kėngėve tė Ali
Bungut!”
“Kėndo kėngė”Tallava”!
“Tu ka plakė zėri”!,etj..etj……
Mė nė fund u gjend njė njeri producent qė e kuptoj rėndėsinė,vlerėn dhe
kontributin shumėvjeēar tė Demir Krasniqit dhe ia mori pėr editim kėto dy albume
jubilare,madje edhe nė rrezik tė tij material!Ėshtė ky producenti Lulėzim
Gagica,pronar i produkcionit muzikor”Mr Bini” nga Gjilani,i cili ėshtė njeri i
njohur pėr kultivimin e vlerave muzikore,dhe ka qėndrim besnik ndaj kėngės
tradicionale shqiptare.
Produkcioni muzikor”Mr Bini”,kėto ditė editoi dhe publikoi dopio-albumin e
kėngėve tė Demir Krasniqit,duke i botuar ato nė dy CD tė pandara!
Nė albumin e parė tė kėtij jubileu,Demir Krasniqi pėr adhuruesit e vet ka
zgjedhur kėngėt,si vijon:
KUSHTRIMI I SKĖNDERBEUT-Kėngė kjo me tė cilėn Demir Krasniqi e filloi
karierėn e vet prej kėngėtari nė vitin 1968.Kjo kėngė e autorit gjakovar Zekeria
Ēarkaxhiut,atė botė shėnonte jubileun e 500 vjetorit tė vdekjes tė trimit ton
legjendar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.Sivjet kjo kėngė shėnon 540 vjetorin e
vdekjes sė Skėnderbeut dhe 40-vjetorin e kėngės dhe krijimtarisė muzikore tė
Demir Krasniqit.
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZERENIT-Ėshtė kėngė e kompozuar nga Demir Krasniqi nėn
tekstin e poetit Zenel Gashi dhe kėnduar me rastin e jubileut tė 100 vjetorit tė
LSHP,sivjet kjo kėngė shėnon 130-vjetorin e LSHP dhe dhe 40-vjetorin e
kėngėtarit-autorit tė saj.
BASHKIMI I MANASTIRIT-Ėshtė kėnga vijuese e albumit,tė cilėn Demir Krasniqi e
ka kompozuar nėn tekstin e prof.Dr.Reshat Nexhipit,nga Manastiri,enkas pėr
jubileun e 100-vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe,tė mbajtur nė
Manastir prej 14-22 nėntor 1908.
Me kėtė kėngė ėshtė prezentuar solistja
GjilanaseSirie Gagica,nė manifestimin e 99vjetorit tė kėtij kongresi nė Manastir
me 2007.
KOSOVA-NUSE MEKURORĖ-Ėshtė kėngė e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir
Krasniqi i cili ėshtė interpretues i saj.Kėnga i kushtohet aktit solemn tė
shpalljes sė Kosovės-shtet i pavarur,sovran dhe demokratik.Ėshtė interpretuar nė
sheshin e Gjilanit mė 17 shkurt 2008.
SHKOJNĖ VAPORAT RRETHIT TĖ DETIT-Ėshtė njėra ndėr kėngėt mė tipike tė
persekutimeve historike tė tė rinjėve shqiptarė,tė cilėt i mobilizonin me dhunė
dhe i ēonin nėpėr frontet e luftėrave anekėnd Ballkanit,Anadollit,Egjiptit,madje
deri nė Jemenin e largėt,ku bėnin “asqerllėk” nga 12 vjet!
KĖNGA E AVDIS-Ėshtė njė ndėr vajtimet mė rrėnėqethėse ndėr kėngėt tona.Janė
vetėm disa vargje tė shkėputura nga”LAHUTA E MALCISĖ” e autorit At Gjergj
Fishta,i cili u kėndonte masakrave dhe gjenocidit serbo-malazezias mbi
shqiptarėt e pambrojtur nė trojet e veta etnike,e aq mė tragjike,ku ata dinin tė
masakronin edhe djema hastreti,tė mbyllin shtėpi dhe tė grabitnin gjithēka qė
gjenin pėrpara!
KĖNGA E BYLBYLIT-Ėshtė njėri ndėr pėrkushtimet tona tė rralla popullore,
pėrmes sė cilės kėngėtari dhe krijuesi anonim popullor i kėndon robėrisė nė
kafaz,pleqėrisė sė pamėshirshme dhe mallit tė madh ndaj
shoqėrisė,verbėrimit,zbardhėjes sė flokėve,dhe dėshirės sė fundit pėr tė kėnduar
nė liri,madje qoftė edhe nė njė therrė!
KĖNGA E VELIS-Ėshtė njė pėrkushtim elegjik shoqėror,ku shokėt vajtojnė pėr
kolegun e tyre-kėngėtar,i cili ndahet heret nga jeta,duke i lėnė
prindėrit,vėllaun,motrėn ,gruan,fėmijėt,shokėt dhe sharkinė me tė cilėn i
argėtonte rrethin dhe shoqėrinė.
KĖNGA E MUSA ISUFIT-Ėshtė njė kėngė elegjiake pėr tė cilėn tekstin e ka furur
QAMILI I VOGĖL,diku nė vitet e 60-ta.Nė tė vėrtetė kėtu bėhet fjalė pėr njė
tragjedi tė rėndė familjare qė ka ndodhur nė fshatin Miratoc tė Preshevės,ku
babai qė kishte tė vetmin djalė-Musėn dhe shtatė vajza,nė moshėn mė tė re,ia
vret rrufeja duke shkuar te ara,ku po i punonin motrat,pėr tė ua ēuar
drekėn!
KĖNGA E HANĖS-Ėshtė gjithashtu njė elegji qė i kėndon njė
ngjarjeje
tragjike familjare,ku Hanes i vdes nėna qė nė moshė tė re dhe
mbetet nėn pėrkujdesjen e vetme tė babait,i cili e rritė tė vetmen vajzė plot
12vjet pa nėnė.Nė ditėn e martesės sė Hanės,deri sa po afroheshin dasmorėt nė
oborr pėr ta marrė nuse Hanėn,ajo duke i kėrkuar hallallin babait dhe duke
menduar si e ka rritur,si po e len vetėm nė shtėpi,i bie pika nėzemėr dhe vdes
ende pa hipur nė qerren e nusėrisė sė saj.
KĖNGA E ĒANAK KALASĖ-Ėshtė njė kėngė shumė e njohur nė popullin tonė,e cila i
dedikohet kohės kur tė rinjėt shqiptarė mobilizoheshin me dhunė pėr tė i
shėrbyar ushtrisė osmane,madje ata i ēonin kudo nėpėr fronte tė luftėrave pa as
njė pikė mėshirė!ĒanakKalaja ėshtė njė qytet turk nė Anadoll,ku humbėn jetėn
shumė tė rinjė shqiptarė duke luftuar pėr interes tė osmanlinjėve.Kjo kėngė
kėndohet edhe nė gjuhėn turke,por mė tepėr kėndohet nė trojet etnike shqiptare
tė cilat ndėr shekuj kanė jetuar nėn sundimin otoman.
KĖNGA E HAKI LIMANIT-Ėshtė pėrkushtim elegjiak qė i kushtohet vdekjes
tragjike tė mėsuesit,atdhetarit,patriotit dhe poetit Haki Limanit nga
Presheva,tė cilit UDB-ja serbo-jugosllave ia mori jetėn mizorisht,duke e shkelur
me veturė mu nė trotuarin e Prishtinės,para Hotelit”GRAND”.Tekstin dhe melodinė
e kėsaj kėnge e ka shkruar dhe kompozuar dhe kėnduar Qamili i Vogėl,nė vitet e
60-ta,por qė tani e ripėrtriu dhe e riinēizoi sėrish Demir Krasniqi.
Pėr adhuruesit besnik tė kėngės dhe zėrit tė Demir Krasniqit,kėto dy albume
qė janė tė pandara paraqesin njė plotėsim dėshirash dhe njė pasurim tė vėrtetė
tė diskografisė dhe melografisė shqiptare.
Gjilan,korrik2008
shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Rat1010 Online
vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6249

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Empty Re: vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG

Mesazh nga shaban cakolli 2008-08-11, 09:21

KĖNGĖ PĖR BEJTULLAH KĖQIKUN
1.
I:Vallė, po kush s’e njohu, Bacė Bejtullah Kėqikun?
Bukė e kripė pėr mikun – plumba pėr armikun!:I
I:Vallė, po kush s’ e njohu, Bejtė – humanitarin?
Lapsa pėr shkollarin – plumba pėr tradhtarin !:I
I:Vallė, po kush s’ e njohu, Bejtėn – atė skofiar?
Atė bamirės tė madh – atė zemėr bujarė ?:I
I:Atė, qė ia ktheu buzėqeshjen skamnorit!
Atė, qė ua dinte hallet njerėzve, n’ ditė tė zorit !...:I
2.
I:Atė, qė kurrė s’ kursente, pėr tė shpėrndarė ndihma!
Atė, qė ua fshinte lotėt , fėmijėve jetima!:I
I:Atė, qė ua jepte bukėn, njerėzve tė uritur
Dhe kurrė nuk harronte, se vet kėshtu ėshtė rritur !:I
I:Ditėn derdhte djersėn n’ Gjilan, Anamoravė,
Natėn bėnte gjumė me ėndrra n’ Velegllavė!:I
I:Hapte rrugė e shtigje, mu n’ zemėr tė tokės,
Qė t’ i afrojė njerėzit sa mė afėr botės!:I
3.
I:I ndihmonte nxėnėsit, studentėt, arsimtarėt,
Ndihmonte kulturėn, poetėt e shkrimtarėt...:I
I:E ndihmonte shkollėn, e ndihmonte librin,
E luftonte t’ keqėn, e afronte t’ mirin!:I
I:Seē e shponte gurin, mu nė zemėr t’ tokės,
Qė t’ ua kthej me ari, bijve tė Kosovės!:I
I:E ndihmonte luftėn edhe ēlirimtarėt,
Ta fitojnė lirinė qė tė gjithė shqiptarėt!:I
4.
I:Me dy djemtė e vet-e, me forcė tė Anteut,
Nga njė pushkė mė tepėr ia shtuan Atdheut! :I
I:Pėr liri t’ Kosovės e shkriu pasurinė,
Por vdekja e ndau pa e pritė Pavarėsinė! :I
I:Vdiq me fjalė t’ Naimit, duke i pėshpėritur ,
Tė rinj e tė reja duke i porositur: :I
I:“Punė dhe vetėm punė, vėllezėr , natė e ditė,
Qė tė del Kosova prej territ nė dritė!”:I

Gjilan, mė 29 Maj 2008. Demir KRASNIQI
shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Rat1010 Online
vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6249

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG Empty Re: vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi