I ZURI KORENTI TEK SA PO HAPNIN PUSIN

Shko poshtė

I ZURI KORENTI TEK SA PO HAPNIN PUSIN Empty I ZURI KORENTI TEK SA PO HAPNIN PUSIN

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-25, 16:45

BERAT – Pėrpjekja pėr tė siguruar ujin e pijshėm ėshtė bėrė shkas pėr njė tragjedi. Katėr persona kanė gjetur vdekjen teksa po hapnin nė pus. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 08:00 tė mėngjesit tė djeshėm nė fshatin Hinkė, tė komunės sė Poshnjes, rreth 25 kilometra larg qytetit tė Beratit. Burimet zyrtare tė policisė bėjnė tė ditur se kanė vdekur aksidentalisht shtetasit Xhevair Rrebeshi, banor i fshatit Hinkė tė rrethit tė Beratit; Xhevahir Bahaj, banor i fshatit Delisulaj nė rrethin e Lushnjės; Agron Pepa, 42-vjeē, banor i fshatit Fiershegan tė rrethit tė Lushnjės dhe Hekuran Hekurani, banor i fshatit Hallkaj nė rrethin e Lushnjės. Sipas tyre, shkak i kėsaj tragjedie ka qenė kontakti i njė tubi metalik me linjėn elektrike tė tensionit tė lartė, i cili ka shkaktuar pėrnjėherėsh katėr viktima.
Ngjarja
Xhevair Rrebeshi, banor i fshatit Hinkė nė rrethin e Beratit nuk kishte ujė nė shtėpinė e tij dhe ka planifikuar pėr tė hapur njė pus uji. Ai ka thirrur njė brigadė tė vogėl prej 3 punėtorėsh nga Lushnja, tė cilėt prej vitesh punonin me shpimet e puseve tė ujit. Pasi kanė pėrgatitur mjetet e punės, tė katėr sė bashku kanė ngritur njė profil hekuri rreth 5 metėr tė lartė, pėr tė piketuar vendin ku do hapej pusit. Sipas dėshmive nga vendi i ngjarjes, nė momentin e ngritjes sė profilit tė hekurit, ky i fundit ka takuar telat e tensionit tė lartė, ( 6 000 KW). Tė katėr personat qė po mbanin konstruksionin metalik janė goditur nga rryma elektrike, duke gjetur vdekjen e menjėhershme. Banorėt e kėtij fshati, pasi kanė dėgjuar britmat qė vinin nga fusha, kanė shkuar menjėherė nė ndihmė tė bashkėfshatarėve tė tyre, por i kanė gjetur tė shtrirė pėr tokė dhe pa jetė. Mė pas trupat e 4 viktimave: Xhevair Rrebeshit, 55-vjeē, banor i fshatit Hinkė tė rrethit Berat; Xhevahir Bahajt, 42-vjeē, banor i fshatit Delisulaj, nė rrethin e Lushnjės; Agron Pepės, 42-vjeē, banor i fshatit Fiershegan tė rrethit tė Lushnjės dhe Hekuran Hekuranit, 50-vjeē, banor i fshatit Hallkaj nė rrethin e Lushnjės, janė dėrguar pėr nė morgun e spitalit tė qytetit, ku i janė nėnshtruar ekzaminimit mjeko-ligjor.
Hetimi
Nė vendngjarje kanė mbėrritur grupi i ekspertėve tė policisė dhe punonjės tė KESH-it,tė cilėt pas kqyrjes sė vendit tė ngjarjes po punojnė pėr zbardhjen e plotė tė shkaqeve tė ngjarjes nė fshatin Hinkė. Nėnkryetari i komunės Poshnjė, z.Bektash Sula dhe kryeplaku i fshatit, Xhevdet Zeka janė shprehur se kjo ėshtė njė ngjarje e dhimbshme, qė ka shokuar 225 familjet e kėsaj zone, tė cilat prej vitesh vuajnė mungesėn e ujit tė pijshėm. Sipas tyre, kjo arsyeja qė Xhevair Rrebeshi ka dashur tė hapė njė pus uji nė tokėn e tij, e cila ka shkaktuar vdekjen e tij dhe tė tre personave tė tjerė nga Lushnja. Prej disa vitesh, shumė fshatra nė Qarkun e Beratit vuajnė mungesėn e ujit. Madje, disa javė mė parė banorėt kanė protestuar. Njė qytetet e Poliēanit dhe Kuēovės janė helmuar me dhjetėra persona si pasojė e ndotjes sė ujit tė pijshėm




VIKTIMAT

Xhevair Rrebeshi, 55-vjeē, banor i fshatit Hinkė - Berat
Xhevahir Bahaj, 42-vjeē, banor i fshatit Delisulaj - Lushnjė
Agron Pepa,42-vjeē, banor i fshatit Fiershegan - Lushnjė
Hekuran Hekurani, 50-vjeē, banor i fshatit Hallkaj - Lushnjė
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

I ZURI KORENTI TEK SA PO HAPNIN PUSIN Rat1010 Online
I ZURI KORENTI TEK SA PO HAPNIN PUSIN Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi