20 PERQIND E TE RINJVE NE KRYEQYTETIT TE DEHUR

Shko poshtė

20 PERQIND E TE RINJVE NE KRYEQYTETIT TE DEHUR Empty 20 PERQIND E TE RINJVE NE KRYEQYTETIT TE DEHUR

Mesazh nga Sajmiri 2008-08-04, 17:48

TIRANE- Pėrdorimi pa kriter i duhanit dhe alkoolit janė shkaktarėt kryesorė qė nxisin dėmtimin e shėndetit tė tė rinjve tė moshės 15-19 vjeē. Sipas njė studimi tė kryer nga Instituti i Shėndetit Publik, ku u pėrzgjodhėn pėr anketim 4000 nxėnės tė shkollave tė mesme publike, u konstatua se pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit mbetet njė problem shqetėsues pėr adoleshentėt. Studimi i ISHP-sė tregon se fenomeni i pirjes sė duhanit dhe konsumit tė alkoolit ka pėsuar rritje, sidomos nė moshat e reja. Sipas anketave tė kėtij studimi, 54 pėr qind e tė rinjve kanė deklaruar se kanė provuar tė pinė duhan. Gjithashtu, sipas kėtij studimi tė kryer nga ISHP-ja, nė Tiranė 20 pėr qind e konsumatorėve mbi 15 vjeē e pėrdorin alkoolin mbi normėn e lejuar. Ndėrsa 2 pėr qind konsiderohen persona me vartėsi tė mundshme ndaj alkoolit.
Studimi
Instituti i Shėndetit Publik ka kryer njė studim rreth konsumimit tė alkoolit dhe pirjes sė duhanit nga tė rinjtė, nė vendin tonė. Pjesė e kėtij studimi kanė qenė nxėnės tė gjimnazeve publike, ku janė pėrzgjedhur pėr anketim 4000 nxėnės tė moshave 15-19 vjeē. Sipas kėtij studimi, fenomeni i pirjes sė duhanit dhe i alkoolit, sidomos nga moshat e reja ka ardhur nė rritje. Anketimet e kėtij studimit tregojnė se 54 pėr qind e tė rinjve raportuan se kishin provuar tė pinin duhan dhe 52 pėr qind e tyre kishin konsumuar pije alkoolike. Ndėrkohė, mendohet se 81 pėr qind e duhanpirėsve e fillojnė konsumimin para moshės 18-vjeēare, ndėrsa 20 pėr qind e tė rinjve tė anketuar tregojnė se e kanė filluar konsumimin e alkoolit mbi moshėn 15 vjeē. Gjithashtu, sipas ISHP-sė nė Tiranė 20 pėr qind e konsumatorėve mbi 15 vjeē e pėrdorin alkoolin mbi normėn e lejuar. E thėnė ndryshe, 1 nė ēdo 5 qytetarė nė kryeqytet pėrdorin alkool mbi normat e lejuara. 2 pėr qind konsiderohen persona me varėsi tė mundshme nga alkooli, ndėrsa pjesa tjetėr, 78 pėr qind e tyre pinė pak ose nuk pinė fare.
Pasojat
Konsumimi i alkoolit dhe i duhanit janė shkaktarė pėr disa sėmundje tė ndryshme. Vetėm pirja e duhanit shkakton 25 lloje sėmundjesh, ku mė e rrezikshmja ėshtė kanceri i mushkėrive. Ndėrkohė qė konsumimi i pijeve alkoolit mendohet se ėshtė pėrgjegjėse pėr rreth 9 pėr qind tė tė gjithė peshės sė sėmundjeve. Duke rritur ndėr tė tjera rrezikun pėr cirrozė hepatike, tension tė lartė tė gjakut, sėmundje tė zemrės, hemorragji cerebrale, dhe kancer tė gojės, stomakut e mėlēisė. Gjithashtu, alkooli ėshtė dhe shkaktari kryesor pėr aksidentet rrugore, pasi sipas disa tė dhėnave nga Ministria e Rendit Publik, 85 pėr qind e aksidenteve rrugore shkaktohen nga pėrdorimi i alkoolit nė timon. Ndėrkohė qė 16 pėr qind e drejtuesve tė automjeteve pėrdorin rregullisht pije alkoolike, ndėrsa 19 pėr qind e tyre e konsumojnė me raste.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

20 PERQIND E TE RINJVE NE KRYEQYTETIT TE DEHUR Rat1010 Online
20 PERQIND E TE RINJVE NE KRYEQYTETIT TE DEHUR Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6047

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi