MESUESIT EMERIM PAS 4 VITESH PUNE

Shko poshtė

MESUESIT EMERIM PAS 4 VITESH PUNE Empty MESUESIT EMERIM PAS 4 VITESH PUNE

Mesazh nga Sajmiri 2008-08-04, 18:50

Mesuesit do te mund ta kene kete titull perfundimtar nese kane arritur te perfundojne me sukses dy kontrata te njepasnjeshme pune. Skema e re e pergatitur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences parashikon nje periudhe fillestare "prove" per arsimtaret dhe nje tjeter paksa me te gjate, e cila gjithashtu do te sherbeje si prove. Nese ata arrijne t'i kalojne me sukses te dyja, atehere marrin emerimin definitiv me te drejta te plota.

Skema

Skema parashikon qe gjithsej, mesuesi fillestar te nenshkruaje dy kontrata gjate 4 vjeteve. E para, do te jete 1-vjecare, dhe vlen per mesuesit te cilet sa kane dale nga auditoret. Nese ata arrijne ta kalojne me sukses kete periudhe prove, atehere do te mund te nenshkruajne kontraten e dyte, e cila perkon me fazen e dyte te skemes per emerimin e arsimtareve. Ndryshe nga kontrata e pare, e dyta do te zgjase 3 vjet. Nese serish arsimtaret arrijne qe ta kalojne me sukses ate, duke pasur prodhimtari ne lenden e tyre, atehere i vjen radha fazes se trete dhe te fundit te skemes. Keshtu, pas 4 viteve "prove" mesuesit do te mund te marrin emerimin definitiv te tyre, cka i ben ne nje fare menyre, te paprekshem. Te pakten, nese permbushin misionin e tyre ne perputhje me ligjet dhe udhezimet ne fuqi. Sepse, nese ato shkelen, strukturat e arsimit parauniversitar apo te mesem, mund te marrin masa ndeshkimore ndaj tyre.

Ankthi

Mesuesit ka filluar t'i mundoje ankthi nese do te jene apo jo te perzgjedhur per nenshkrimin e kontratave. Kesisoj, ata kane filluar te behen me produktive ne pune, ne menyre qe ngjitja e shkalleve te karrieres te jete me e sigurt. Megjithate, krahas kontratave te njepasnjeshme, rol do te luaje edhe atestimi i tyre per shkallen e kualifikimit. Sepse nese arsimtaret arrijne te mbushin vjetersine per te konkurruar per kualifikim, atehere do ta bejne nje gje te tille. Ne fakt, atestimi do t'u hyje ne pune edhe atyre mesuesve qe deshirojne te behen drejtore shkollash. Nga ana tjeter, kandidat potencial do te jete edhe nje mesues qe i eshte nenshtruar provimit te kualifikimit dhe eshte vleresuar me me lart se "mjaftueshem". Kjo do te thote se ai duhet te kete marre nga gjate atestimi "Mire" ose "Shume mire". Gjithashtu, ai duhet te kene marre deshmine e drejtuesit te shkolles (nese eshte mundesuar marrja e kesaj deshmie). Keto kritere mesohet se do te hyjne ne veprim duke filluar nga viti shkollor 2008-2009 dhe vlejne per ata qe kane mbushur te pakten kater vite te plota te njepasnjeshme shkollore si drejtore.

Drejtoret, me mandat 4-vjecar

Te behesh drejtor shkolle apo kopshti nuk do te mjaftoje vetem arsimi i larte dhe disa vjet eksperience pune. Nje grup pune i ngritur nga Ministria e Arsimit ka percaktuar kritere te reja, si dhe nje kohezgjatje te caktuar mandati. Mandati i nje drejtori shkolle do te jete kater vjet. Sipas propozimeve te grupit te punes, kur drejtori mbush kater vite te plota te njepasnjeshme shkollore, hapet konkurrimi per vendin e tij. Gjithashtu, mandati i nje drejtori mund te perseritet pa kufizim. Per sa u perket kritereve, Ministria e Arsimit ka vendosur qe te emeroje drejtore shkolle nje kandidat qe te kete te pakten kategorine e dyte te kualifikimit te mesuesve dhe te kete qene nendrejtor shkolle per te pakten nje vit shkollor. Bordi i shkolles perzgjedh dy kandidate per drejtor ne mes aplikuesve dhe ia dergon bordit te arsimit ne forme propozimi. Ndersa do te jete pikerisht bordi i arsimit ai qe do te perzgjedhe njerin nga dy kandidatet. Edhe per sa i perket emerimit, eshte pikerisht bordi i shkolles qe hyn ne "loje". Keshtu, ky bord vendos qe t'i propozoje bordit te arsimit shkarkimin e drejtorit. Edhe ne kete rast bordi i arsimit merr vendimin per shkarkim. Sipas udhezimit qe kane hartuar specialistet e grupit te punes te MASH, ministri dhe vetem ai ka te drejten te shkarkoje nje drejtor pa ndjekur procedurat e mesiperme.

Kualifikimi te rrit pagen

Pervecse ndikon ne ngjitjen e shkalleve te karrieres ne pozicione drejtuese, marrja e shkalles se kualifikimit sipas vjetersise se punes ndikon edhe per rritjen e pages. Sipas udhezimeve ne fuqi, Ne baze te ketij kategorizimi, mesuesi perfiton shtese ne page, qe per kategorine e trete eshte plus 10 per qind per te dyten plus 10 per qind dhe per te paren plus 20 per qind. Ministria e Arsimit ka vleresuar se kjo eshte hera e pare ne keta 16 vjet qe njihet nivelit profesional real i mesuesve ne zoterimin e programit lendor dhe anen shkencore te lendes. Gjate ketij viti, mesuesit rezultuan ne nivel mesatar gjate atestimit. Pjesa derrmuese e tyre, ne masen 63 per qind, kane rezultuar ne nivelin "mire" pas provimit qe kane dhene, ndersa perqindja tjeter eshte e ndare ne nivelet: "Jokalues", "mjaftueshem" dhe "shume mire".

Punesimi, 3700 mesues ne pritje

Ne Drejtorine Arsimore te Tiranes jane plot 3700 dosje te plotesuara nga mesues qe presin te punesohen, apo te transferohen diku tjeter. Ndersa vetem per punesim jane rreth 1500 dosje te te sapodiplomuarve ne mesuesi. Kjo shifer eshte mjaft e larte po te kemi parasysh se cdo vit dalin nga auditoret nje numer i madh diplomantesh. Praktika qe ndiqet deri tani, ka te beje me takimin ne Drejtorine Arsimore cdo te enjte nga mesuesit qe presin qe t'u vije radha e punesimit. Ka nga ata qe kane vite qe presin te marrin nje emerim, por edhe ato qe sapo kane mbaruar shkollen, e kane shenuar rishtazi emrin ne listen e gjate te punekerkuesve.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

MESUESIT EMERIM PAS 4 VITESH PUNE Rat1010 Online
MESUESIT EMERIM PAS 4 VITESH PUNE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6046

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi