CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE

Shko poshtė

CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE Empty CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE

Mesazh nga Sajmiri 2008-08-11, 17:27

CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE Ciljet10
Ka ditur gjithnjė tė godasė nė shenjė,njė dhunti e lindur kjo e “Lolitės” sė skenės shqiptare. Por kėsaj radhe, pėr ēudinė tė gjithėve, ėshtė mėrzitur me joshjen dhe sharmin qė i ka falur nėna natyrė. Ajo nuk do tė jetė mė “Lolita” e askujt. Ky ėshtė lajmi mė i fundit qė vjen nga kampi i kėngėtares.Edhe pse 2008-ta ka qenė njė vit vėrtet i mbarė pėr tė, jo vetėm nė muzikė, por edhe pėrtej skenave e koncerteve ku ka marrė pjesė, mesa duket historia e saj e dashurisė ka pėsuar “krisjen” e madhe. Ēiljeta ka vendosur tė mos jetė mė “Lolitė”, pėr tė ndryshuar kryekėput jetėn e saj. Pas “Dorėheqjes” dhe “Puēi, puēi”, “sexy-girl” ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė dashurie qė e meriton femrėn fatale tė kohėve moderne. Mos u trembni nga sa shkruhet mė lart, sepse nė realitet ajo po e shijon me tė gjitha mundėsitė historinė e dashurisė. Madje romanca e kėngėtares alla-“Romeo dhe Ēiljeta” ėshtė nė kulmin e vet, duke qenė se sapo kanė kremtuar pėrvjetorin e tretė. Gjithė faji ėshtė i Rozi Radit, e cila ka shkruar tekstin e kėngės mė tė fundit tė realizuar nga Xhilaga me titull “Lolita”. Njė gjė tė tillė e pohon edhe vetė kėngėtarja nė njė prononcim pėr “Korrierin”. “Sapo kam pėrfunduar kėngėn e radhės me titull “Lolita”, qė ėshtė njė bashkėpunim me Adrian Hilėn dhe tekst tė Rozana Radit. Fabula e kėngės bėn fjalė pėr njė vajzė qė ka kontribuar shumė nė dashuri dhe ėshtė zhgėnjyer. Kėshtu, unė i them djalit qė nuk jam mė “Lolita” e tij e se ēdo gjė ka marrė fund. Njė realizim qė i pėrshtatet stilit tim dhe qė shpresoj tė vlerėsohet”, vijon mė tej Ēili. Si gjithmonė seksi, por kėtė herė mė ekstravagante dhe nė stilin e Brigitte Bardot, bukuroshja mė e kėrkuar e ekranit ka luajtur rolin qė deri diku e pėrfaqėson vetė atė, duke qenė njė lozonjare e lindur. Edhe pse nuk ka ende njė videoklip, kėnga ka filluar tė dėgjohet pa pushim nė “You Tube”. Por pėrveē kėsaj, vajza joshėse e skenės ka njė tjetėr plan, edhe mė tė rėndėsishėm se ky i pari. Ajo do tė jetė imazhi i kalendarit tė vitit 2009, pėr tė gjithė muajt, ēka vėrteton edhe njėherė se efekti “Ēiljetė” ėshtė ende njė imazh qė shet. Dhe bukuroshja seksi e di mirė kėtė. Pėrveē koncerteve dhe ftesave pėr tė kėnduar nė bregdetin e Shqipėrisė, por jo vetėm, ajo pėrgatit sfidėn e radhės si modele. Me pak fjalė, njė “sexy-girl” qė ndryshe nga sa thuhet lart e poshtė, po jeton periudhėn mė tė artė tė jetės sė saj. Aq me tepėr qė tani synimet e saj rrahin nė njė tjetėr vend. Ėshtė albumi i paralajmėruar prej shumė muajsh, qė pret tė promovohet nga fundi i vitit. Mė shumė se dhjetė kompozime tė reja dhe disa videoklipe qė ditėt e fundit kanė zėnė pjesėn mė tė madhe tė kohės sė lirė tė saj gjenden aty. Njė synim mbase pak i guximshėm, por qė i vjen fort pėr shtat njė vajze ambicioze si Ēiljeta, e cila gjer tani i ka mbajtur premtimet qė ka dhėnė. Qoftė edhe duke thyer shumė tabu apo skepticizėm, tė cilit nuk i shpėtoi kur kėndoi pėr herė tė parė. Shembulli mė i fundit ėshtė dueti me Ingridin ,“Puēi, puci”, qė shfaqet tėrė kohės nė stacionet televizive.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE Rat1010 Online
CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6056

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi