kultura jonė nga lashtėsia

Shko poshtė

kultura jonė nga lashtėsia Empty kultura jonė nga lashtėsia

Mesazh nga shaban cakolli 2008-08-19, 00:57



kultura jonė nga lashtėsia GetAttachment%5B1%5D



ROLI I TUPANIT NĖPĖR SHEKUJ


Lashtėsia dhe prejardhja e tupanit


Shkruan: nDemir Krasniqi


Pa dyshim se njėri ndėr instrumentet mė tė lashta tė muzikės, ėshtė
tupani, i cili nėpėr krahina shqiptare njihet me tri emėrtime: tupani,
lodra, daullja.

Dihet se fishkėllimat e njeriut kanė qenė paraardhėsit e parė tė
instrumenteve frymore, ndėrsa tė rrahurit me shuplaka dhe trokitjet me
rrasa tė gurėve, kanė qenė instrumentet e para primitive, tė cilat kanė
paralajmėruar ardhjen e instrumenteve tė ndryshme ritmike.

Tupani si njėri nga instrumentet mė tė lashta ritmike ka
prejardhjen prej vendeve aziatike dhe India, tė cilin e kanė pėrdorur
njerėzit endacak dhe popujt nomadė, ku shumė shpejt ka depėrtuar edhe
tek popujt evropianė , tek popujt e Afrikės, pėr ta pushtuar mė vonė
mbarė globin tokėsor.

Ky instrument shumė i rėndėsishėm muzikor, ka zėnė vend meritor
edhe nė muzikėn popullore shqiptare, pa tė cilin nuk mund tė
paramendohen sidomos vallet popullore tė traditės shqiptare.

Por, nė vazhdim do tė bėjmė njė historik tė shkurtėr pėr kėtė instrument, pėr tė pasqyruar rolin e tij, nėpėr shekujt e kaluar.


Tupani si mjet alarmues ndaj rreziqeve tė ndryshme


Nė kohėrat e lashta, kur njerėzit kanė udhėtuar prej njė vendi nė
tjetrin, pėr tė kėrkuar kushte mė tė mira pėr jetė, jo rrallė herė,
janė ballafaquar me rreziqe tė pa parashikueshme, qoftė me shtazė tė
egra, qoftė me grupe tė ndryshme njerėzish, racash, fisesh dhe
krahinash tė ndryshme.

Dihet, se nė ato kohėra nuk ka pasur kurrfarė mjeti tė
komunikimit nė mes njerėzve dhe grupeve tė ndryshme nomade, andaj i
vetmi mjet alarmues ndaj rreziqeve tė ndryshme, sulmeve nga shtazėt e
egra, luftėrave tė ndryshme, ka qenė tupani, pėrmes tė cilit me anė tė
ritmeve tė ndryshme, kanė alarmuar tė tjerėt pėr rreziqet me tė cilat
janė pėrballur kohė pas kohe. Tupani, si instrument i fuqishėm ritmik,
me tingullin e tij kumbues, mundėsonte qė pėrmes tingujve tė tij, tė
alarmohen njerėzit nė njė largėsi relative.


Tupani si mjet informativ nėpėr vendtubimet e ndryshme


Nė kohėn kur nuk kishte mjete tjera komunikuese nė mes tė njerėzve,
tupani ka luajtur edhe njė rol shumė tė rėndėsishėm si mjet informativ,
pėr njė rreth tė caktuar njerėzish. Nė kohėn kur nuk kishte
shkrim-lexim, telefona, mjete tė informimit publik, ishte punė e
vėshtirė pėr t’ i tubuar njerėzit dhe masėn, nė rastet kur duhej tė
mbahej ndonjė tubim gjithė-popullorė , ndonjė kuvend me rėndėsi tė
veēantė, apo vendtubime me rėndėsi tė tjera historike.

Pra, pėr t’ i tubuar njerėzit nė logje tė tilla, tupani luante njė
rol shumė tė rėndėsishėm informativ. Njerėzit tė cilėt iu kanė rėnė
tupanėve nė rastet e kėtilla, kanė qenė tė specializuar dhe tė
autorizuar nga rrethi ku kanė jetuar e vepruar dhe ata pėr lajmėrime tė
kėtilla, kanė pasur stile tė veēanta ritmike, me tė cilat i kanė
njoftuar njerėzit pėr tubime gjithė popullore, nga se do tė vendosej
diēka e veēantė dhe e rėndėsishme pėr gjithė masėn popullore dhe
rrethin ku ata jetonin.

Njerėzit tė cilėt merreshin ekskluzivisht me kėtė “zeje”, nė
popull quheshin :”Telall”, qė nė gjuhėn turke do tė thotė:”Lajmėtar!”


Tupani si mjet pėrcjellės ushtarak dhe luftarak


Tupani, si instrument i fuqishėm ritmik, nėpėr shekuj ka luajtur
njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė jetėn ushtarake. Me pėrcjellje tė
ritmit tė tupanit, janė shoqėruar shumė stėrvitje ushtarake, marshe
ushtarake, parada , solemnitete ushtarake dhe manifestime tė ndryshme
tė kėtij karakteri.

Rėndėsi tė veēantė , tupani ka luajtur nėpėr luftėra tė ndryshme,
ku ushtarėt dhe luftėtarėt e ndryshėm, janė shoqėruar me ritme
tupanėsh. Njė shoqėrim i tillė, mė tepėr ka luajtur rol nė trimėrimin
dhe rritjen e moralit luftarak tė ushtarėve.

Kur jemi tek luftėrat, nuk mund tė anashkalojmė edhe rolin negativ
tė tupanit, tė cilin kriminelėt dhe kasapėt – shėrbėtor tė okupatorėve,
e kanė pėrdorur tupanin si mjet pėr mbulimin e trishtimave, klithjeve
dhe britmave tė viktimave tė pafajshme, tė cilat xhelatėt i nxirrnin
nga shtėpitė e tyre dhe i ēonin nė njė vend tė caktuar pėr t’ i
kasapitur nė mėnyrat mė barbare, duke ua prerė kokat dhe gjymtyrėt e
trupit me thika dhe mjete tjera tė ftohta. Andaj, nė raste tė kėtilla,
janė angazhuar tupanxhinjė tė specializuar pėr kėtė “zeje”, ku gjatė
tėrė kasapitjes sė njerėzve tė pafajshėm, burrave, pleqve, plakave,
nuseve, vajzave dhe fėmijėve – tupanxhinjėt iu binin tupanėve pėr t’ ua
mbuluar zėrat viktimave dhe pėr tė krijuar bindje nė afėrsi, se gjoja ,
nė vendin e krimit “ėshtė duke u bėrė dasmė e aheng”, e jo kasaphane!

Raste tė kėtilla, gjatė luftėrave tė shkuara, ka pasur nėpėr shumė
qytete e vendbanime shqiptare. Sidomos, ėshtė i njohur vendi i quajtur
“Tauk Bashqe”, afėr Prishtinės, nė tė cilin janė kasapitur shumė
shqiptarė, nėn tingujt e tupanėve , tė cilėve zakonisht iu binin romėt
e angazhuar nga forcat ushtarake e xhelatxhinjve serbė.

Njė rol tė kėtillė , tupanxhinjėt romė tė Vranjės, e kanė luajtur
edhe gjatė Kasaphanės nė vendin e quajtur “Lagja e Iseukėve” nė
Karadakun e Gjilanit, nė tė cilėn janė kasapitur mė se 100 shqiptarė,
tė cilėve para se t’ ua prisnin kokat dhe para se t’ i vrisnin, nėn
tingujt e tupanėve – ua thyenin dhėmbėt dhe i detyronin nėnat, gratė
dhe motrat e viktimave, qė t’ i pėrvėlonin me ujė tė valė nga kazanėt
dhe enėt tjera tė amvisėrive shtėpiake!


Tupani si mjet tregues i kohės ditore


Tupani, nėpėr shekujt e kaluar ka luajtur rol shumė tė rėndėsishėm
edhe si tregues i kohės, nga se dikur nuk kishte orė pėr matjen dhe
tregimin e kohės sė saktė!

Sidomos, gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, tek besimtarėt
myslimanė, roli i tupanit ishte me peshė tė veēantė. Andaj, gjatė kėtij
muaji, angazhoheshin njerėz – tupanxhinjė, tė cilėt kishin pėr detyrė
qė t’ iu binin tupanėve nė ēdo kohė tė faljes sė namuzeve, e sidomos nė
kohėn kur njerėzit duhej zgjuar pėr tė ngrėnė syfyrin dhe nė kohėn kur
agjėruesit e Ramazanit, duhej bėrė iftar!

Pėr ta kryer kėtė “detyrė” sa mė mirė, zgjidheshin romėt tė cilėt
posedonin tupanėt mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme, por kishte edhe shumė
raste, kur njerėzit e shtresave tė varfėr , i merrnin tupanėt me qira
prej romėve dhe e kryenin kėtė detyrė, me qėllim qė tė pėrfitojnė
ndonjė para prej banorėve tė fshatit dhe tė rrethit ku jetonin!

Pėr njė shėrbim tė kėtillė, tupanxhinjėt e Ramazanit, ditėn kur
falej namazi i Bajramit, shkonin nėpėr xhami dhe e ekspozonin tupanin e
tyre, mu nė derė tė xhamisė! Fill pas faljes sė namazit tė Bajramit,
besimtarėt i shpėrblenin ata, me para e dhurata tjera tė dobishme pėr
familjarėt e tupanxhinjve!


kultura jonė nga lashtėsia 4535%5B1%5D





Roli i tupanit nė dasmat popullore


Pa dyshim se tupani, ka luajtur dhe luan rol tė veēantė edhe nėpėr
dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore. Dikur, nė trevat dhe krahinat
tona madhėsia dhe madhėshtia e dasmave, matej me numrin e dasmorėve dhe
me numrin e tupanėve qė do tė angazhoheshin nė ato dasma. Pėr shembull,
kur dikush nga pasanikėt e mėdhenj, angazhonte pėr dasmėn e tij, tri
palė tupanė, atėherė ajo dasmė pėrmendej shumė gjatė nė mbarė atė fshat
dhe atė rrethinė!

Roli i tupanit, nė dasmat dhe ahengjet tona popullore, nė kohėt e
kaluara shumė mė tepėr ka pasur rol alarmues dhe informativ, se sa
karakter argėtues!

Nė radhė tė parė, tupani ka shėrbyer si mjet alarmues dhe
informativ, pėr t’ i njoftuar njerėzit e njė rrethi tė caktuar ku po
zhvillohej dasma, nė mėnyrė qė ata po sa t’i dėgjojnė bubullimat e
tupanit, tė kuptojnė se atje paska dasmė dhe kjo automatikisht
nėnkuptonte edhe thirrjen e dasmorėve pėr dasmė, nga ana e Zotit tė
Dasmės!

Kjo, ka ndodhur pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė komunikimit
pėr thirrjen e dasmorėve, si dhe terreneve tė vėshtira malore , ku
duhej humbur shumė kohė e mund pėr t’ i ftuar njerėzit nė dasmė, e aq
mė tepėr lypsej angazhuar shumė meshkuj – burra, pėr t’i ftuar gjithė
ata dasmorė!

Roli i dytė i tupanit, nėpėr dasmat dhe ahengjet e ndryshme
popullore, ishte pėrcjellja e dasmorėve gjatė ardhjes dhe shkuarjes sė
tyre, pėrcjellja e valleve tradicionale popullore, sidomos tė valleve
tė rėnda me karakter luftarak, tė cilat i luanin ekskluzivisht burrat .
Tupani pėrdorej me tė madhe gjatė ceremonisė sė hyrjes sė dhėndrit nė
xherdek, e sidomos nė mėngjes, kur nxirrej dhėndri nga dhoma e nuses,
ku tupani duhej tė binte me tėrė fuqinė e tij, me qėllim qė tė alarmojė
tė afėrmit, fshatin, rrethin dhe miqtė pėr aktin e pastėr moral tė
virgjėrisė sė nuses!

Kėtė akt, tradicionalisht e pėrcillte dhe e vėzhgonte me kujdes
tė veēantė i tėrė rrethi dhe krahina, nga se nė rastet kur nuk dėgjohej
tupani – i tėrė rrethi dhe krahina e kuptonte se nusja nuk kishte qenė
e virgjėr!


Roli i tupanit nė fshatrat rurale


Roli i tupanit nė dasmat popullore qė organizoheshin nėpėr fshatrat
rurale, pėrveē karakterit argėtues, pritjes dhe pėrcjelljes sė
dasmorėve, alarmimit dhe thirrjes sė dasmorėve pėr dasma dhe
pėrcjelljes sė dhėndrit pėr nė xherdek, ka pasur edhe njė rol shumė tė
rėndėsishėm gjatė udhėtimit tė dasmorėve nė ditėn kur ata shkonin pėr
ta marrė nusen nėpėr fshatra tė largėta dhe terrene tė vėshtira malore.

Gjatė udhėtimeve tė kėtilla tė mundimshme tė dasmorėve, shpeshherė
ndodhte qė dasmorėt (krushqit) tė bien nė prita, tė sulmohen nga grupe
e individė tė pa njohur, tė cilėt tentonin qė me luftė, t’ ua grabisnin
nusen nga qerrja e saj!

Pėr kėtė, shumė herė kanė ndodhur luftėra tė pėrgjakshme nė mes
krushqve, ku nuk janė tė pakta vendet dhe toponimet e mbetura nė analet
e historisė sonė, si:”Varret e krushqve”,”Krushqit qė janė bėrė gurė” e
tė ngjashme.

Andaj, pėr t’ iu shmangur kėtyre pritave, sulmeve dhe dyluftimeve
tė mundshme, tupani gjatė tėrė kohės sė udhėtimit tė dasmorėve ka qenė
i obliguar qė tė bubullonte, nė mėnyrė qė t’ i alarmojnė fshatrat dhe
malet pėr rreth se nėpėr atė terren ėshtė duke udhėtuar turma e
krushqve dhe qerrja e nuses!


Roli i tupanit nė qendrat urbane


Roli i tupanit, nė qendrat urbane nuk ishte i rėndėsishėm, sikurse
nė fshatrat rurale. Nė dasmat dhe ahengjet popullore qė organizoheshin
nėpėr qendrat urbane, tupani kishte mė shumė rol argėtues nė
pėrcjelljen e valleve popullore, por edhe rol alarmues-informativ, pėr
t’ ua pėrkujtuar fqinjėve dhe qytetarėve se ėshtė duke u bėrė njė dasmė
apo gazmend familjarė! Mirėpo, kėtu nuk e ka qėllimin pėr t’ i ftuar nė
dasmė krushqit, por mė tepėr pėr t’ ua bėrė me dije lagjes dhe rrethit
se nė njė familje tė caktuar ka dasmė!

Vlen tė theksohet se edhe nė pėrcjelljen e valleve popullore me
karakter qytetar, tupani ėshtė shumė mė pak i dėshirueshėm, nga se
nėpėr qendrat urbane shumė mė pak luhen vallet e rėnda tė burrave dhe
ato me karakter luftarak, e shumė mė tepėr preferohen vallet e pėrziera
ku do tė vallėzojnė sė bashku tė dy gjinitė!


Tupani nė dasmat e modernizuara dhe nė restorante


Viteve tė fundit, nė traditat tona popullore, ku dasmat dhe
ahengjet popullore thuaja se nė tėrėsi janė “modernizuar”, nga se ato
tani organizohen kryesisht nėpėr lokale hoteliere, restorante dhe salla
tė ndryshme, mund tė thuhet lirisht se tani shumė pak vend i ka mbetur
tupanit qė tė bubullojė nė kėto lokale.

Dihet se ahengun dasmor e bartin grupet dhe ansamblet muzikore tė
elektrizuara dhe tė fuqizuara, tė cilat mund tė dėgjohen shumė mė larg
se sa qė dėgjoheshin dikur kėngėtarėt dhe tupanėt. Grupet dhe ansamblet
e tilla, tė specializuara pėr dasma e ahengje tė ndryshme popullore, sė
bashku me interpretuesit vokal, mundėsojnė argėtimin, disponimin dhe
vallėzimin e tė gjitha gjinive dhe llojeve tė vallėzimeve!
Andaj, mendojmė se tupanėve nė dasmat e kėtilla nuk iu ka mbetur
mė vend pėr bubullima tė trishtueshme dhe iu ka ardhur koha pėr
pensionime, apo pėr pushime nėpėr muze tė ndryshme!

Tupanėt, nė dasmat qė organizohen nėpėr hotele, restorante e salla
tė ndryshme, i sjellin vetėm individėt tė cilėt nuk mund tė
pėrshėndeten nga e kaluara e largėt tradicionale dhe ata tė cilėt me
njė mendjemadhėsi tė llojit tė vet, duan tė tregohen para masės sė
dasmorėve, se gjoja janė tė pasur dhe gjoja se nuk mund t’i harrojnė
traditat e kaluara nga vet koha nė tė cilėn jetojmė!
Angazhimet e tupanėve, nė ambientet e kėtilla, jo qė ia rrisin
koston e dasmės Zotit tė shtėpisė, por ata nė ambiente tė mbyllura
vetėm sa krijojnė huti, tollovi dhe zhurmė tė pa pėrballueshme, tė
cilėn dasmorėt nuk mund ta durojnė me kėnaqėsinė dhe dėshirėn e tyre!

Andaj, nė vend tė porosisė, kėtė shėnim po e pėrmbyllim me atė
proverbin e njohur popullor , i cili thotė: “Ec me kohėn”, duke ia
shtuar edhe tė vėrtetėn tonė historike se dikur i kemi lėvruar arat me
parmendė, me plug, me shati, me qe, me kuaj...por sot ėshtė koha e
makinave moderne dhe mjeteve tė motorizuara, pa tė cilat nuk mund tė
presim rendimente tė lakmuara tė bereqeteve!

shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

kultura jonė nga lashtėsia Rat1010 Online
kultura jonė nga lashtėsia Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6252

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi