Vrasja e Kosta Trebickes

Shko poshtė

Vrasja e Kosta Trebickes Empty Vrasja e Kosta Trebickes

Mesazh nga Andi 2008-09-13, 09:08

TIRANE-Vdekja e Kosta Trebickės, pėrkundėr sigurisė sė zyrtarėve se ishte njė aksident i rėndomtė automobilistik, ka ngjallur dyshime dhe mister nė opinionin e specialistėve tė policisė. Ndėrsa nė televizione ende vijonin tė shfaqeshin minutazhet speciale nė kujtim tė 10-vjetorit tė vrasjes sė Azem Hajdarit, lajmi pėr vdekjen e biznesmenit u pėrhap me shpejtėsi duke “ngujuar” para ekranit shumėkėnd qė ishte nė dijeni tė faktit, se ishte Trebicka qė denoncoi i pari aferėn e municioneve nga Shqipėria drejt Afganistanit. Sikurse edhe Gėrdeci, episodet e tė cilit u renditėn prej medias, edhe aksidenti (apo vrasja) e Trebickės prodhoi tė njėjtėn dinamikė. Grupi i “ekspertėve” tė policisė, pothuajse gjatė gjithė kohės dhanė deklarata kontradiktore pėr vendndodhjen e trupit tė viktimės, rrotullimet e makinės, nėse ishte vetėm apo jo, madje vunė nė dyshim dhe nėse i vdekuri ishte biznesmeni Trebicka apo jo. Dilema nėse bėhet fjalė pėr aksident apo pėr vrasje ka zėnė vend gjatė gjithė ditės, pasi vetė Kosta Trebicka ishte shprehur gjatė njė interviste televizive, se ndihej i kėrcėnuar. Por mė shumė se tė gjithė, janė punonjės dhe drejtues tė policisė, qė bazuar nė morinė e lajmeve, pamjeve filmike dhe “pėrzgjedhjes” sė detajeve tė ngjarjes, mundohen tė argumentojnė se nuk bėhet fjalė thjesht pėr njė aksident automobilistik. Njėri prej drejtuesve tė Rendit, me njė eksperiencė shumėvjeēare pėr ngjarje tė rėnda kriminale, dje ka rrėfyer dyshimin e tij se ikja e Trebickės nga kjo botė nuk ishte aksidentale.
Si njė ekspert policie me shumė eksperiencė, mendoni se vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka erdhi thjesht si pasojė e njė aksidenti automobilistik?
Nuk mendoj se bėhet fjalė pėr njė aksident. Kam dyshime tė forta rreth kėsaj ngjarjeje tė mistershme. Kam ndjekur pėr orė tė tėra pamjet e transmetuara nė mediat vizive dhe bazuar nė pėrvojėn time, them se nuk ishte aksident.
Mund tė na e argumentoni dyshimin tuaj?
Dyshimi i parė lidhet me faktin se sado i apasionuar tė jesh pas gjuetisė, nuk mund tė shkosh i vetėm, qoftė dhe nė njė zonė qė e njeh mirė. Por ėshtė mėnyra e ndodhjes sė aksidentit ajo qė tė shton vetvetiu dyshimet dhe hipotezat pėr njė vrasje tė mundshme.
Zyrtarisht u deklarua se makina e Trebickės bėri njė rrotullim tė vetėm. Nėse ėshtė vėrtetė kėshtu, ėshtė e pamundur qė mjeti tė ishte i ndezur. Po kėshtu, ėshtė e pamundur qė trupi i viktimės tė jetė disa metra larg makinės. Trupi duhej tė ishte pas makinės, pasi bėhet fjalė pėr njė mjet qė pas rrotullimit vazhdon lėvizjen pėr inerci. Njė tjetėr detaj qė shton dyshimet ėshtė arma e gjahut. Ėshtė e pamundur qė ēiftja tė ndodhej 1.5 metra larg kufomės.
Keni argument tjetėr mė tė fortė qė provon dyshimet e tua si ekspert policie?
Dhe njė sy i lirė dhe pėr mė tepėr i njė profesionisti tė fushės sė policisė, duhet t’i ketė bėrė pėrshtypje pozicioni i kufomės. Duket sikur kufoma ėshtė vėnė me dorė nė mes tė rrugės. Nė raste tė tilla aksidentesh, trupi nuk duhej tė ishte nė atė pozicion. Madje tė bėn shumė pėrshtypje fakti qė koka ishte nė pozicionin nga lind dielli.
Cili ėshtė konkluzioni i njė eksperti nė fushėn e krimeve?
Dyshoj pėr vrasje, por me ekzekutor jo profesionistė

(balkanweb)
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Vrasja e Kosta Trebickes Rat1010 Online
Vrasja e Kosta Trebickes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11635

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi