BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT

2 posters

Shko poshtė

BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT Empty BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT

Mesazh nga Sajmiri 2008-09-29, 19:27

BERAT-Nje autobot me gaz qė mori flakė nė mesdite shkaktoi njė tė vdekur dhe 3 tė plagosur rėndė. Ngjarja e rėndė ndodhi rreth orės 11:30 minuta nė fshatin Lapardha tė Beratit, kur njė autobot i ngarkuar me gaz mori flakė papritur nė momentin qė furnizonte njė pikė gazi nė kėtė fshat. Si pasojė shpėrtheu edhe pika e gazit qė merrte furnizim nga autoboti. Pika e gazita ndodhej nė njė zonė tė banuar. Nga flakėt e pėrhapura me shpejtėsi gjeti vdekjen fėmija A.Cani, 9 vjec, e cila nė momentin e shpėrthimit ndodhej nė pikėn pikėn e gazit. Tė plagosur mbetėn dhe tre persona tė tjerė, konkretisht, Beqar e Suzana Cani, pronarė tė pikės sė gazit dhe njėkohėsisht prindėr tė vogėlushes qė gjeti vdekjen si pasojėe shpėrthimit. Po ashtu, i plagosur mbeti edhe shoferi i autobotit, Dashamir Aga. Ndėrhyrja e njė efektivi policie, i cili mori autobotin nė flakė dhe e drejtoi jashtė fshatit ka shmangur zgjerimin e tragjedisė. Autoboti vazhdoi tė digjej jashtė fshatit pa rrezikur jetėn e banorėve. Dėshmitarėt thonė se ndėrhyrja e efektivit nė ngjarjen e rėndė shmangu njė katastrofė tė vėrtetė qė do mund tė ndodhte nė fshatin e Lapardhasė nėse autoboti do tė kishte shpėrthyer nė djegje e sipėr. Ndėrkohė, tė plagosurit u dėrguan ne spitalin rajonal tė Beratit. Mjekėt e Beratit duke parė situatėn kritike tė tė plagosurve udhėzuan dėrgimin e tyre me urgjencė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės.
Policia ndodhet nė vendngjarje dhe ka nisur hetimet pėr tė mėsuar shkaqet e shpėrthimit nė autobotin e ngarkuar me gaz. Nga hetimet paraprake mėsohet se shkak mund tė ketė qėnė mosrespektimi i rregullave tė sigurimit pėr furnizimin e pikave me gaz. Vazhdojnė hetimet pėr zbardhjen e mėtejshme tė ngjarjes sė rėndė. Kėtė e dėshmuan edhe faktet e treguara nga e drejtori i zjarrfikėsave tė Beratit, Dilaver Laci. Kreu i zjarrfikėsave tregoi pėr TVNews24, se nė nje prej disa dhomave tė dyqanit tė gazit po zihej raki nė momentin qė autoboti furnizonte me gaz dyqanin. Ai shtoi se vogėlushja A.C, 9 vjec gjeti vdekjen nga asfiksia nė njė prej kėtyre dhomave. Laci nėnvizoi se madje Sipas kreut tė zjarrfikėsve, zjarri qė pushtoi nė pak sekonda autobotin dhe dyqanin e gazit ishin tė pėrmasave tė mėdha, por qė falė ndihmės sė zjarrfikėseve u shuan pėe 10 minuta. Vazhdojnė hetimet pėr zbardhjen e mėtejshme tė ngjarjes sė rėndė.Ndėrkohe rreth pasdites tre tė plagosurit nga shpėrthimi i autobotit tė gazit janė dėrguar me plagė tė rėnda nė Spitalin “Nėnė Tereza”. Ata janė shtruar nė repartin e djegieve pėr tė marrė njė kurim mė tė specializuar. Sipas burimeve tė bluzave tė bardha mėsohet se gjendja e tyre paraqitet ende e rėndė. Ndėrkohė qė mjekėt specialistė kanė marrė nėn mbikėqyrje tė tre tė plagosurit duke u munduar tė pėrmirėsojnė gjendjen e tyre.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT Rat1010 Online
BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6049

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT Empty Re: BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT

Mesazh nga Shejtanka 2008-10-11, 13:25

Isha ne vendngjarje se me rastisi te kisha pune andej dhe ishte bere nje katastrofe e vertet...disa qanin anen materiale se ju dogjen gjithcka...gjyshja e asaj goces vogel ishte semurur keq...ata prinderit qe u dogjen sdine gje per gocen....eh...
Shejtanka
Shejtanka
Special V.I.P
Special   V.I.P

BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT Rat1010 Online
BERAT VDES NJE FEMIJE E PLAGOSEN TRE VETE MORI FLAKE AUTOBOT Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 433
Age : 32
Vendodhja : taaaaaaa....ja ku jam...
Koha e lire : varet
Puna : Jam me pushime...
Registration date : 09/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 9
<b>Kredite</b> Kredite : 5705

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi