Vdes Bashkim Gazidede

Shko poshtė

Vdes Bashkim Gazidede Empty Vdes Bashkim Gazidede

Mesazh nga NEO 2008-10-25, 21:32

Ish-kreu i SHIK nga viti 1992 deri ne vitin 1997 ka nderruar jete pasditen e sotme nga nje semundje e rende. Bashkim Gazidede ka vdekur sot ne Tirane pas kthimit te tij nga Italia ku ka qene per nje periudhe per kurimin e semundjes se rende. Shqetesimet shendetesore te Gazidedes kane nisur te viheshin re kohe me pare, ndersa eshte perkrahur vazhdimisht nga qeveria shqiptare me fonde per kurimin e tij jashte shtetit.Emri i ish-kreut te SHIK eshte permendur edhe ne ceshtjen e zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, familjaret e te cilit kane akuzuar publikisht Bashkim Gazideden si autor te rrembimit te biznesmenit.
Ish-kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede ka nderruar jete ne Tirane nga nje semundje e rende. Lajmi eshte konfirmuar ne oret e pasdites te cilet bene te ditur se semundja e rende e ish-kreut te SHIK-ut nga vitit 1992 dhe deri ne vitin 1997, ka qene teper e rende gje e cila ka sjelle edhe fundin tragjik te tij.
Problemet shendetesore te Gazidedes kane nisur kohe me pare dhe per kete qeveria ka dhene disa here fonde per kurimin e tij jashte shtetit. Se fundmi qeveria me nje vendim te Keshillit te Ministrave ka akorduar nje shume prej 4 milione lekesh te reja ne dispozicion te Bashkim Gazidedes per kurimin e tij ne Itali. Por edhe pas ketij kurimi, ish-kreu i SHIK-ut nuk mundi dot te kalonte semundjen e rende e cila sot e ndau nga jeta.
Shqetesimet serioze ne shendetin e Gazidedes mesohet se u verejten ne muajin nentor te vitit 2006. Per te mundesuar nje kurim sa me te kualifikuar ai shkoi per vizite mjekesore ne Itali.

Bashkim Gazidede u largua nga Shqiperia ne vitin 1997 dhe u rikthye ne vitin 2005.
Gazidede u konsiderua si nje nga njerezit me besnik te presidentit te asaj kohe Sali Berisha, aktualisht kryeminister. Gazidede u akuzua nga opozita e mjate se perdori SHIK-un e asaj kohe per veprime represive. Emri i Gazidedes lidhet me shume ngjarje te bujshme ende te pazbardhura nga drejtesia shqiptare. Ai eshte akuzuar edhe per ngjarjen e zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nga SHIK-u ne vitin 1994, kohe ne te cilen Gazidede ka qene kreu i SHIK. Per kete Bashkim Gazidede eshte akuzuar nga familjaret e biznesmenit te zhdukur se ka qene autori i rrembimit te Remzi Hoxhes.

Ne trazirat e pranveres se vitit 1997, Bashkim Gazidede mori drejtimin e operacioneve ushtarake per te shtypur revoltat qe linden pas renies se firmave piramidale. Po ne vitin 97 ai u largua nga Shqiperia duke qendruar i fshehur per 8 vjet. Me ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike ne vitin 2005 Gazidede rikthehet ne Shqiperi dhe emerohet zv/drejtori i Hipotekave edhe pse nuk e ushtroi kete detyre per shkak te semundjes se rende.
Muajt e fundit te jetes, Bashkim Gazidede i kaloi ne nje spital te Italise. Bashkim Gazidede vdiq ne moshen 56 vjecare ne Tirane.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Vdes Bashkim Gazidede Rat1010 Online
Vdes Bashkim Gazidede Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi