Vizat, Shqipėria e fundit nė rajon
2 posters
Faqja 1 e 1
Vizat, Shqipėria e fundit nė rajon
Shqipėria pritet tė jetė vendi i fundit i Ballkanit Perėndimor qė do tė pėrfitojė nga mundėsia e liberalizimit tė vizave me vendet e Bashkimit Evropian, duke pėrjashtuar kėtu vetėm Malin e Zi, i cili ka vetėm dy vjet qė ka shpallur pavarėsinė dhe po ecėn me hapa tė mėdhenj nė fushėn e integrimit.
Krahasuar me Kroacinė, Serbinė, Maqedoninė dhe Bosnjė-Hercegovinėn, ne do tė mbetemi sėrish prapa.
Kjo, sepse ndėrsa Kroacia e ka tė liberalizuar regjimin e vizave, Serbia dhe Maqedonia kanė nėnshkruar me Brukselin road-map pėr liberalizimin e vizave, Bosnjė-Hercegovina cilėsohet se ka bėrė progrese nė plotėsimin e kushteve tė vėna, ndėrsa Shqipėria ėshtė ende nė fazėn e dialogut pėr liberalizimin e regjimit tė vizave.
Nga burime diplomatike bėhet e ditur se gjithēka varet nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009, tė cilat sipas deklaratave tė Kryeministrit Berisha mund tė zhvillohen nė qershorin e ardhshėm.
Vonesa e njė akti tė tillė nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit, janė pikėrisht mosrealizimet e kushteve tė vėna nga institucionet evropiane, pėrkatėsisht plotėsimi i road-map tė pėrcaktuar nga negociatat mes zyrtarėve shqiptarė dhe atyre tė Bashkimit Evropian.
Serbia ka firmosur nė maj tė kėtij viti njė marrėveshje me Bashkimin Evropian, e cila nėnkupton nisjen e hapit tė parė tė liberalizimit tė vizave.
Ndėrkaq, Maqedonia si vend kandidat ėshtė nė njė fazė mė tė avancuar se Shqipėria pėr tė kaluar nė hapat pasardhės pėr njė regjim mė tė lirė tė dhėnies sė vizave.
Shefi i diplomacisė italiane, Franko Fratini, i cili vizitoi Tiranėn ditėn e hėnė, deklaroi se njė afat i mundshėm pėr nisjen e liberalizimit tė regjimit tė vizave do tė jetė muaji qershor i vitit 2009.
Por Fratini renditi njė sėrė kushtesh qė qeveria shqiptare duhet ti plotėsojė pėr tė marrė vendimin e shumėpritur nga qytetarėt e saj.
Progresi
Nė raport-progresin e pėrgatitur nga Komisioni Evropian pėr ecurinė e vendeve tė Ballkanit Perėndimor, nė lidhje me kushtet e vėna nga Brukseli nė lidhje me ēėshtjen e vizave, Maqedonia dhe Serbia paraqiten mė mirė sesa vendi ynė.
Kėshtu, nė raport-progresin pėr Maqedoninė theksohet se Maqedonia ėshtė vendi i vetėm nė rajon qė ka bėrė njė progres tė mirė pėr tė realizuar road-map -in e firmosur dhe kushtet pėr liberalizimin e vizave, duke pėrfshirė kėtu edhe pasaportat biometrike.
Ndėrkaq, nė lidhje me Serbinė, nė raport-progresin e Komisionit Evropian pėr vitin 2008, theksohet se edhe pse janė bėrė pėrparime nė lidhje me pėrgatitjen e pasaportave biometrike, duhet njė ndryshim i rėndėsishėm nė legjislacion nė lidhje me kontrollin e kufijve.
Ndėrsa nė lidhje me fqinjin tonė verior, pėrkatėsisht Malin e Zi, raport-progresi i BE-sė thekson se nė lidhje me ēėshtjen e vizave po punohet me pasaportat biometrike, por regjimi i vizave ėshtė ende jashtė kritereve tė duhura, ndaj vendi ėshtė jashtė road-map pėr liberalizimin e vizave.
Raport-progresi i vitit 2008, qė do tė publikohet mė 5 nėntor, nė lidhje me Bosnjė-Hercegovinėn, thekson se duhet tė merren masa nė regjimin e azilit.
Ndėrkaq, raporti e ka cilėsuar si pozitiv miratimin e ligjeve tė reja pėr policinė, ku janė shtuar 7 agjenci tė reja. Nė lidhje me Shqipėrinė, Bashkimi Evropian thekson se vazhdon dialogu nė lidhje me liberalizimin e regjimit tė vizave dhe nė kėtė aspekt kusht i rėndėsishėm ėshtė hartimi dhe shpėrndarja e pasaportave biometrike pėr qytetarėt shqiptarė.
Re: Vizat, Shqipėria e fundit nė rajon
dmth dialogu vazhdon me ne. I bie qe keto viza te hiqen andej nga viti 2020. Sa na duan neve shqiptareve heee???
Similar topics
» Vizat, Shqiperia ngel ne klase.
» A JENI DAKORT QE KOSOVA TE BEHET PJESE E SHQIPERISE?
» Letra Fundit
» Puthja e fundit?
» Kutia e Fundit ne HapsiraJuaj.Com
» A JENI DAKORT QE KOSOVA TE BEHET PJESE E SHQIPERISE?
» Letra Fundit
» Puthja e fundit?
» Kutia e Fundit ne HapsiraJuaj.Com
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi