Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore

Shko poshtė

Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore Empty Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore

Mesazh nga NEO 2008-11-05, 08:34

Barak Obama eshte presidenti i 44 i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ai eshte i pari afro-amerikan i cili arrin ne Shtepine e Bardhe ne historine 232 vjecare te Shteteve te Bashkuara. McCain i telefonoi Obames per ti uruar fitoren dhe pranoi humbjen: Respektoj aftesine e tij qe ka frymezuar shprese ne kaq shume amerikane”. Edhe Bush i telefonoi: “Nje nate fantastike”. Obama falenderoi Ameriken dhe ia kushtoi mbeshtetesve te tij fitoren. Pjesemarrje rekord ne votim, “latino amerikanet” votuan ne mase per kandidatin demokrat.

SHBA- Fjalimi i Obames: Po ne mundemi

Ora 07: 10 "Nese ka njeri qe ende dyshon se Amerika eshte vend ku cdo gje eshte e mundur, qe ende vret mendjen nese endrra e themeluesve tane eshte gjalle ne epoken tone, qe ende ve ne pyetje fuqine e demokracise sone, sonte keni pergjigjen." Keshtu ka filluar fjalimin e tij te fitores Barak Obama perpara dhjetera mijera amerikaneve qe prisnin me ore te tera rezultatin e fitores ne shesh ne Cikago.
"Ne e dime se sfidat qe do te sjelle e nesermja jane me te medhate ne jeten tone - dy luftra, nje planet ne rrezik, kriza me e rende financiare ne shekull. Edhe kur qendrojme ketu sot, ne e dime se ka amerikane te guximshem qe po zgjohen ne shkretetirat ne Irak dhe malet ne Afganistan duke rrezikuar jeten."- tha Obama.


SHBA- Obama zgjidhet presidenti i 44-te. Amerika ne feste

Ora 07:01 Nje gezim dhe emocion i papershkruar ai i popullit amerikan qe kishte mbushur sheshet e Nju Jorkut rreth ores 05. 43 (me oren tone). Monitoret gjigande te vendosura ne sheshin kryesor te Manhatan, transmetonin rezultatet direkte te Cnn. Deputeti Harlem Charles Rangel konfirmoi rezultatin e fitores per mijera amerikaneve, te bardhe dhe te zi qe ishin mbledhur ne shesh. “Po po po” kane kenduar ne kor turma qe prej oresh priste konfirmimin e fitores qe do i ndryshoje historine Amerikes. Edhe reverenci Jesi Jackson nuk ka mundur te mbaje lotet e emocionit kur u deklarua se Barak Obama eshte president i SHBA-se

Amerika zgjedh presidentin e pare me ngjyre, Barak Obama

ORA O7:00 Senatori Barak Obama eshte presidenti i pare afrikano-amerikan ne historine e Shteteve te Bashkuara. Demokrati Obama e tejkaloi ndjeshem numrin e nevojshem te 270 votave elektorale, te nevojshme per fitoren. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndersa rivali i tij republikan, McCain, mori 152 vota.
Qindra mijera perkrahes te zotit Obama dolen neper rruget e qytetit te tij, cikago, me thirrje gezimi, sapo rrjetet televizive e deklaruan zotin Obama fitues te zgjedhjeve presidenciale. Perkrahesit entuziaste valevisinin flamuj amerikane, disa prej tyre qanin me lote gezimi.
Shpresat e zotit McCain per ta fituar garen u zbehen, kur ai humbi garen ne disa shtete teper te rendesishme per garen, si Pensilvania, Florida, Ohajo dhe Virxhinia. Qe nga viti 1964, asnje republikan nuk kishte humbur ne Virxhinia.
Zoti Mekein e telefonoi nga qyteti i tij, Feniksi i Arizones zotin Obama, per ta pergezuar per fitoren historike, duke theksuar se fitorja e tij ka nje domethenie te vecante per afrikano-amerikanet.
Shtepia e Bardhe tha se Presidenti Bush e telefonoi zotin Obama per ta uruar per fitoren.
Fitorja e sotme i jep fund 8 vjet drejtimi te Shtepise se Bardhe nga Presidenti Bush.
Barak Obama do te jete presidenti i pare zezak ne historine 232 vjecare te Shteteve te Bashkuara. Ai do te beje betimin me 20 janar.


SHBA, 11 mije raste per probleme ne votime

Ora 22:00 Edhe zgjedhjet ne SHBA nuk i kane shpetuar denoncimeve per raste te mosfunksionimit te rregullt te votimeve, Organizata per te drejten e votes, ka mbledhur 11 mije denoncime per probleme dhe ka bere te ditur se disa qendra zgjedhore ne Virxhinia jane hapur me vonese. Gjithashtu ne Virxhinia, CNN ka sinjalizuar disa defekte ne Ricmond dhe ne Feirfeks, qe kane bere qe votimi te kryhet me karta dhe jo ne forme elektronike. Probleme jane verejtur edhe ne shtete te tjera te SHBA-ve.

Astronautet amerikane votuan nga hapesira

Ora 21:15 Dy amerikane astronaute kane votuar sot nga hapesira
per zgjedhjet amerikane.
NASA tha se dy astronautet (Edward Michael Fincke dhe Greg Chamitoff), qe jane te vendosur ne orbite 354 kilometra mbi toke, kane votuar permes transmetimit te sigurt digjital. Zyrtaret amerikane te zgjedhjeve kane punuar ngushte me NASA-n per t'u mundesuar amerikaneve ne hapesire votimin.


Amerikanet shenojne rekord ne pjesemarrjen ne votime

Ora 20:57 Amerikanet po votojne per presidentin e tyre, me nje pjesemarrje rekord ne historine e ketij vendi. 29 milione amerikane kane votuar tashme, nderkohe qe pritet te hedhin voten gjithsej 130 milione amerikane. Radhe te gjata evidentohen ne 50 shtetet amerikane ku po kryhet votimi. Nderkohe per shkak te procesit te nderlikuar te votimit, jane vene re parregullsi. Flitet per defekte ne makinerite e votimit si dhe hapje te qendrave te votimit me vonese.

Joe Biden voton 2 here

Ora 19:00-NJU JORK- Joe Biden votoi sot dy here ne qendren e votimeve te Greenville, ne Delaware, pak minuta larg shtepise se tij. Emri i kandidatit te zgjedhur nga Barack Obama per postin e zevendespresidentit, shfaqej dy here ne listen e votuesve, nje here si zevendespresident dhe nje here si senator. Kandidati Biden hyri te votonte i shoqeruar nga bashkeshortja, Jill dhe nga nena e tij Catherine, 91 vjece. Se bashku me senatorin e Delawares, pritet te mberrijne ne cikago edhe 35 votues te tjere me mbiemrin

Palin voton ne Alaske

Ora 18:00-"Neser, shpresoj, lutem dhe besoj se do te zgjohem zv/presidente e SHBA-ve”, tha numri dy i republikaneve, Sarah Palin pasi votoi sot ne qytetin e easilla ne Alaske. Palin ishte veshur thjesht, me nje xhup me kapuc, xhinsa.

Edhe McCain votoi

Ora 17:50-Kandidati republikan John McCain votoi sot ne Phoenix, ne Arizona. Ai shoqerohej nga gruaja e tij, Cindy.

Sondazhi i Tipp, Obama ne avantazh me 7 pike

Ora 17: 35 -Demokrati Barack Obama eshte para me 7 pike kundrejt kundershtarit republikan McCain. Keshtu ben te ditur nje sondazh i sapopublikuar nga l'Investor's Business Daily bashke me institutin Tipp.

Irani: Presidenti i ri te rivleresoje politiken e jashtme

Ora 17: 25 Ministri i Jashtem iranian Manuir Motakki tha se “presidenti i ri amerikan qe do te zgjidhet nga votimet e 4 nentorit, duhet te rivleresoje politiken e jashtme amerikane ne drejtim te Iranit”. Marredheniet mes SHBA dhe Iranit u acaruan ne 2002, kur presidenti Bush shpalli kete pjese “Boshtin e Djallit“ nje hap qe e acaroi Republiken Islamike.
Analistet iraniane thone se zyrtaret iraniane privatisht mbeshtesin Obamen, por privatisht nuk shpresojne ne ndonje ndryshim te dukshem ne politiken amerikane.


SHBA, pjesemarrje rekorde ne zgjedhje

Ora 17:00-Nje pjesemarrje rekorde ne zgjedhjet presidenciale po shenohet sot ne SHBA. Disa veshtiresi jane shfaqur mengjesin e sotem, derisa votuesit jane grumbulluar madje edhe pa lindur dielli ne disa shtete lindore. Ne Nju Jork, pjesemarrja e votimit ka qene me e larta ndonjehere. Nje zedhenese e Bordit te zgjedhjeve Valeria Vazquez Rivera, ka thene se radhet kane filluar te krijohen qe ne oren 4 te mengjesit.
Nje punetor ne qender votimi ne Chappaqua ne Nju Jork ka thene se ne oren 7 e 30, kishin hedhur voten aq njerez sa kishin votuar deri ne dreke ne zgjedhjet e 2004-tes. Deri tani, qendrat e votimit jane hapur ne 48 shtete.


Bill Clinton: Endrra amerikane eshte ende gjalle

Ora 16:00-"endrra amerikane eshte ende e gjalle dhe gezon shendet te plote”. Ky eshte mesazhi i votimit te sotem nga amerikanet sipas Bill Klinton. Ish-Presidenti votoi sot bashke me te shoqen Hilarri Klinton ne Chappaqua: "Neser do te zgjohemi me mundesi te medha, dhe me sfida te medha sic eshte gjendja ekonomike aktuale ne SHBA”, tha me ste tjerash per gazetaret, BIll Klinton.

Vota elektronike, probleme ne New Jersey e Ohio

Ora 15:20-Ne disa qendra ne New Jersey eshte dashur te kontrollohen skedat per shkak te defekteve ne makinat ku hidhet vota elektronike. E njejta gje ka ndodhur edhe ne Ohio. Edhe aty jane verifikuar bllokime te kartes ku regjistrohen votat.

Obama voton ne Cikago

Ora 15:00-cIKAGO- Kandidati demokrat per president i SHBA-se, Barack Obama votoi para pak minutash per zgjedhjet presidenciale, ne cikago, Illinois, i shoqeruar nga vajza e tij, Malia.

Fidel Castro: "Obama me inteligjent dhe i pergatitur"

Ora 14:15-Kandidati demokrat Barack Obama eshte me inteligjent dhe i pergatitur se kundershati i tij republikan John McCain. Keshtu tha ish-presidenti kubanez, Fidel Castro. per nje gazete. Ish-Presidenti kubanez ka ironizuar gjithashtu per dy figurat. Ai eshte shprehur se shqetesimet per problemet e rendesishme boterore nuk zene vertet nje vend te rendesishem ne mendjen e Obames, e aq me pak te McCain.

Obama: "Do te jete defryese sesi do perfundoje e gjithe kjo”

Ora 14:10-" Do te jete defryese sesi do perfundoje e gjithe kjo ". Keshtu deklaroi mbreme ne darke Barack Obama per gazetaret ne avionin e tij qe po i conte per ne Chicago. Kandidati demokrat per Shtepine e Bardhe nuk iu pergjigj pyetjeve te gazetareve, por u mjaftua duke thene se i falenderonte “qe ata po ndanin gjithe kete proces me te”.

McCain shprehet i sigurt per fitoren

Ora 14:05-John McCain sheh te kaluaren. “Ishte nje eksperience e pabesueshme qe nje njeri ka jetuar ndonjehere,” tha kandidati amerikan ne nje interviste sot per ABC. McCain u shpreh i sigurt per fitoren dhe shtoi se nuk ka dyshime persa i perket menyres sesi e zhvilloi fushaten elektorale.

Hamas: “Presidenti i ri te mesoje nga gabimet e Bush "

Ora 13:30-GAZA-Hamas shpreson se kushdo qe do te zgjidhet President i ardhshem i SHBA-se te mund te demostroje se mund te mesoje nga gabimet e Bush per te mos shkaktuar katastrofa te tjera”. Deklarata u lexua per Ansa nga Faezi Barhum, nje prej perfaqesuesve te Hamas i vendosur ne Gaza. “Presidenti i ri i USA duhet te kuptoje sedemokracia nuk mund te vendoset me force e dhune” , tha Barhum.

Sondazhi i fundit i CNN, Obama gjithmone ne avantazh

Ora 12:53-Avantazh i paster per Barack Obama. Sondazhi ne CNN tregon se kandidati i demokrateve eshte ne avantazh. Nderkohe republikani McCain po perpiqet te fitoje terren dhe duket se ja ka arritur, por Obama serisht eshte ne avantazh. Keshtu sipas sondazhit te CNN, Obama mban avantazhin me 7 pike ose 51% kundrejt 44% te kundershtarit.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore Rat1010 Online
Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore Empty Re: Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore

Mesazh nga NEO 2008-11-05, 08:34

Sot dita e Obames dhe McCain

Ora 12:51-Syte jane kthyer nga SHBA. C’po bejne kandidatet kryesore per President te ardhshem te SHBA pak pasi kane votuar? Barack Obama do te votoje ne Illinois, me pas do te luaje basketboll. Kete tradite ai ka ndjekur cdo here qe ka fituar si ne zgjedhjet per senator, per kandidat si President i ardhshem i SHBA-ve etj. Me pas ia ka planifikuar te takoje zgjedhes ne Indiana e me pas te kthehet ne Chicago per festen elektorale qe pritet te mbahet ne Grant Park. Por ndryshe ka rrjedhur dita per kandidatin republikan, McCain. Ai votoi ne Arizona me pas shkoi ne Kolorado e Nee Mexico, pak para se te hynte ne Biltmore, Hotel i Phoenix per te pritur rezultatin perfundimtar.

New Hampshire nxjerr fitues Obamen

Ora 12:10-Ne nje lokalitet ne shtetin federal New Hampshire ku jane zhvilluar votimet e para presidenciale eshte shpallur fitues kandidati demokrat Barak Obama. Sipas tradites qe daton nga viti 1948 zgjedhjet ne kete lokalitet mbahen menjehere pas mesnate dhe rezultati ka treguar se 15 vota jane dhene per senatorin Obama, ndersa 6 per senatorin McCain.

Nisi votimi per zgjedhjen e Presidentit

Ora 12:00-Sot ne oren 12:00 me oren shqiptare nisi procesi i votimit per zgjedhjen e presidentit te 44 te SHBA-se. Te paret qe kane nisur te hedhin votat e tyre jane banoret e shtetit te Vermontit. Votimet kane nisur edhe ne shtetet e tjera lindore te vendit. Nderkaq, dy rivalet, senatoret McCain dhe Obama, jane kthyer ne shtetet e tyre te lindjes per te votuar dhe pritur rezultatet.

SHBA, vdes gjyshja e Barak Obames

Ora 10:00-WASHINGTON- Per Obamen prag votimi u shenua me nje dite zie. Kandidati demokrat per Shtepine e Bardhe njoftoi sot vdekjen e gjyshes se tij, 86 vjec qe vuante nga nje kacer, ne vigjilje te zgjedhjeve presidenciale amerikane.
"Me trishtim te thelle njoftojme se gjyshja jone Madelyn Dunham, u shua ne paqe pasi luftoi kunder kancerit", deklaroi Obama ne nje komunikate te shkurter me motren e tij Maya Soetoro-Ng. Madelyn Dunham ndihmoi ne rritjen e te riut Barack Obama pas vdekjes se nenes se tij nga nje kancer, ndersa i ati kenian, ishte larguar nga streha bashkeshortore.
Madelyn Dunham vdiq ne Honolulu mes ores 09:00 dhe 10:00 GMT te dites se hene disa ore perpara fillimit te zgjedhjeve presidenciale, sipas zedheneses se Barack Obames, Linda Douglass. Muajin e kaluar, Obama nderpreu fushaten e tij elektorale per nje dite e gjysme per te shkuar ne Havai per te pare gjyshen e tij te semure, me friken se nuk do te jetonte deri diten e zgjedhjeve.
Gjyshja nga nena e Obames nuk mori pjese ne fushaten e nipit te saj. Por ky i fundit e ka nderuar gjithmone gruan qe e filloi karrieren si sekretare, perpara se behej zevendespresidente e Bankes se Havait ne vitin 1970.


Kosove, 900 ushtare USA votojne per zgjedhjen e presidentit

Ora 09:00-PRISHTINE-Rreth 900 ushtare amerikane, te bazes ushtarake ne Kosove, pjese e misionit te NATO-s, kane votuar per presidentin e Shtepise se Bardhe. Ne te gjithe Kosoven aktualisht jetojne 2000 shtetas amerikane, civile dhe ushtarake, te cilet jane regjistruar si votues per keto zgjedhje

Zgjedhje edhe per kongresiste, senatore dhe pushtetin lokal

Ora -08:10-Mirepo sot ne SHBA nuk do te votohet vetem per presidentin, por edhe per 435 anetare te Dhomes se Perfaqesuesve ose sic quhen me nje gjuhe me popullore kongresiste ose kongresmene dhe per nje te treten e
senatoreve ose 35 anetare te Senatit. Gjithashtu do te votohet edhe per pushtetin ekzekutiv dhe per legjisaturat e 50 shteteve dhe qindra e mijera organizma te tjere te pushtetit lokal.
Kandidatet presidenciale McCain dhe Obama kane kaluar diten e djeshme neper disa shtete qe konsiderohen te paparashikueshme me voten
e tyre, vota keto qe mund te perfundojne ne anen e secilit prej kandidateve. Dhe jane pikerisht keto shtete ku kandidatet demokrat dhe republikan diteve te fundit kane perqendruar perpjekjet e tyre me te medha.


Sot dita e gjykimit

Ora 08-00-Sot eshte dita e gjykimit. Amerikanet votojne per te ndryshuar historine e SHBA. Verdikti i tyre do jete per presidentin e pare afro-amerikan, apo per gruan e pare zv, presidente. Barak Obama dhe John McCain pasi kane shkembyer mbreme kritikat e fundit ndaj njeri tjetrit, jane kthyer ne shtepite e tyre per te pritur verdiktin e popullit. Pritet qe ne keto votime te marre pjese nje numer rekord votuesish, te cilit i shtohen 29 milione votuesve qe kane hedhur voten e tyre ne votimet e mehershme.
Me shume se 253 milione shtetas ne SHBA jane rregjistruar ne listat zgjedhore, me shume se kurre me pare. Sipas sondazheve te fundit kandidati demokrat Obama kryeson. 47-vjecari do te ishte ne rast fitoreje presidenti i pare me ngjyre i SHBA-ve.


BalkanWeb
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore Rat1010 Online
Zgjedhjet ne SHBA, ore pas ore Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi