Aforizma

2 posters

Shko poshtė

Aforizma Empty Aforizma

Mesazh nga Andi 2007-07-24, 08:32

 1.Ai qe di me se shumti flet me se paku.
2.Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
3.Floke gjate mendje shkurter.
4.Gruaja fut shejtanin ne shishe.
5.Gjuha kocka s' ka e kocka thyen.
6.Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
7. Kur s' ke koke, ke kembe.
8. Koka ben koka peson.
9. Kush te do te shan.
10. Kush lyp shume,e humb dhe ate qe ka.
11. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je.
12. Me nje lule.., s' vjen beari.
13. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
14. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit.
15. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.
16. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.
17. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
18. Nje njeri qe ka shume fjale,edhe nje i shurdhet e mund.
19. Peshku ne det, tigani ne zjarr.
20. Peshku i madh e ha te voglin.
21. Te gjithe derrat nje fytyre kane.
22. Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di ,jane kurregje.
23.Fjalet e keqedashesit jane si qymyri,qe edhe po s'te dogjen ,te
nxijne.
24. Gabimet qe harrohen,perseriten.
25. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
26. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
27. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta,po ai qe i pranon te metat e tij.
28. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
29. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.
30. Nese rrezikon mund te humbasesh,nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi
31. Ne qofte se jeta nuk te ofron nje loje qe ja vlen ta lush,atehrekrijo vete nje te tille
32. Nese thua ate c ka deshiron duhet te degjosh dhe ate c'ka nuk deshiron
33. Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
34.Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
35.Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
36. Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
37. Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
38. Babai puntor rrit femije dembele,mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
39.Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
40.Budallai koken si njeri e ka,por kur flet,e merr vesh se c'mall eshte.
41. Burri eshte cadra e gruas.
42. Cdo hap drejt kultures,eshte hap drejt lirise.
43. E shara eshte arma e te dobetit.
44. Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.
45. Faji eshte jetim.
46. Fati ndihmon te guximshmit.
47. Fjalen, sa e ke ne goje,e ke robin tend,kur te del nga goja, behesh rob i saj.
48. Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
49. Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
50. Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka.
51. I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me
mend jo me moshe.
52. Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
53. Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
54. Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
55. Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
56. Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
57. Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
58. Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
59. Mendja e te zgjuarit, budallait nuk i duhet gje.
60. Mesuesi me i mire eshte pervoja.
61. Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka cfare ben.
62. Njeriu meson te flase shume shpejt,ndersa te heshte shume vone.
63. Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
64. Ai qė i mbėshtetet pemės sė madhe, gjen hijė gjithmonė.
65. Ai qė s'bindet, nuk din tė komandojė.
66. Ai qė nuk dėgjon miskojėn, se dėgjon as tupanin.
67. Ai qė s'punon si burrė, rrin e qan si grua.
68. Ai qė shpejt dashurohet, shpejt dėshprohet.
69. Ai qė ta don tė mirėn, tė flet, ai qė s'ta don, vetėm tė shikon.
70. Besnik bėhu, e besė mos zin.
71. Bukuria njė ditė, veprat njė jetė.
72. Ēka ta bėn goja s'ta bėn armiku.
73. E vėrteta e vėrtetė, por nė kohė e vend tė vet.
74. Edhe ai qė u martua edhe ai qė s'u martua, tė dy pishman u bėnė.
75. Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė.
76. Edhe shakaja e ka kohėn dhe vendin e vet.
77. Ėshtė e dyshimtė ndershmėria e atij qė thotė se s'ka njeri tė ndershėm nė botė.
78. Ėshtė zotėsi e madhe tė dish si duhet trajtuar tė mundurit.
80. Nė vend qė tė shesėsh dituri dhe zotėsi, pėrpiqu t’i fitosh ato.
81. Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen.
82. Bukuria e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalės qė flet.
83. Mos i thuaj gruas fjalėn qė s’mund ta thuash nė rrugė.
84. Ruaju nga miku qė bisedon me armikun tėnd
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Aforizma Rat1010 Online
Aforizma Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11643

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Aforizma Empty Re: Aforizma

Mesazh nga NEO 2008-02-29, 22:09

Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.


I VARFERI KERKON DICKA KURSE KERNACI I DO TE GJITHA

Jeta eshte nje liber i hapur , ku cdo dite lexon nje flete.

Shume shohin, pak jane largpames.

Njeriu vdes atehere kur fillon te jetoje me kujtime.


Injoranca paraqitet ne keto 3 forma:
Te mos dish
Te dish gabim ate qe di
Te dish gjera qe nuk kane vlere.



Ne dyer zemrash trokiti shpesh,
Hyr i thoshin dikur.
Nje copez buke ai desh
Porse i jepnin gure.

Keshtu i mblodhi gure-gure
I coi ne shtepi
Dhe me ta ndertoi nje mur
Perreth zemres se tij.



Grate mbajne mend vetem burrat qe i kane bere per te qeshur, burrat vetem grate qe i kane bere per te qare.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Aforizma Rat1010 Online
Aforizma Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9624

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi