Ani i BB, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn.

Shko poshtė

Ani i BB, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn. Empty Ani i BB, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn.

Mesazh nga Andi 2009-04-05, 01:09

Ani i BB, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn. Th_ciljata-dhe-ani-i-bbELBASAN - Antonini, banori mė i ri i Big Brother-it, ka tėrhequr vėmendjen jo vetėm me staturėn e tij tė shkurtėr, defekt qysh nė lindje, pas sėmundjes sė rubeolės qė nėna e tij ka kaluar nė shtatzėni, por edhe pėr faktin se vjen nga njė fshat i largėt, i quajtur Xibrakė, disa kilometra larg fshatit Shalės. Qė tė shkosh nė shtėpinė e Anit, siē edhe tė gjithė e thėrrasin shkurt, do tė duhet njė mjet i fuqishėm, pasi gropat dhe balta e madhe janė tė papėrballueshme nga ēdo lloj mjeti. Rruga e keqe sfumohet nga dashamirėsia e banorėve, tė cilėt sapo e marrin vesh se jemi duke kėrkuar shtėpinė e banorit mė tė ri tė show-t televiziv. Ata thonė se janė shumė tė kėnaqur qė Ani ka hyrė atje dhe qė i pėrfaqėson si zonė. Tė gjithė e ndjekin dhe janė bėrė tifozė tė zjarrtė tė tij. Ata thonė se fshati i tyre do tė bėhet i famshėm dhe ndoshta do t’i bėjnė edhe rrugėn, e cila ėshtė njė problem i madh pėr ta.
Mikpritja ėshtė edhe cilėsia kryesore e familjes sė Anit. Babai, Bashkimi, megjithėse ka kaluar probleme shėndetėsore dhe paraqet njė gjendje delikate, nxiton tė tregojė gjithēka pėr tė birin, qysh nga lindja e deri nė momentin e hyrjes nė Big Brother.

“Djali im nuk e ka tė trashėguar tė qenėt xhuxh, por, nė shtatzėni, gruaja ime, Hanēja, u sėmur nga rubeola dhe nuk kishte asnjė mundėsi pėr abort, pasi ishte vonė. Ne pritėm derisa lindi dhe madje i bėmė tė gjithė analizat, sepse na thanė se mund tė kishte probleme tė shkaktuara nga sėmundja gjatė shtatzėnisė. Lindi i shkurtėr fare, me peshė 1.700 gram. Mė ka ndihmuar Asqeri Kuqja, mjek nė Belsh, nga ku e morėm fėmijėn dhe e ēuam tek specialistėt mė tė mirė nė Tiranė. Njė mjek i njohur, qė nuk ia mbaj mend emrin, mė tha se djali do tė kishte vetėm probleme nė rritje dhe nuk do tė kishte asnjė problem shėndetėsor apo mendor. Kockat e gjymtyrėve, sipas mjekut, nuk do tė zhvilloheshin. Kur ka qenė i vogėl, Ani ka pasur probleme shėndetėsore. Mė pas gjithēka shkoi mirė nga ana e shėndetit por gjymtyrėt nuk iu rritėn. Unė e kam mbajtur afėr gjithmonė. Shpesh, kur dilnim nė qytet apo edhe nė vende tė tjera, njerėzit e shikonin dhe ai e kishte mjaft problem kėtė. Ndihej nė siklet, por mė pas filloi tė mėsohej. E mbėshtetėm pėr tė vazhduar shkollėn e mesme nė Belsh dhe fillimisht e kishte tė vėshtirė. Falėnderoj tė gjithė mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollės sė mesme, pasi u kujdesėn mjaft dhe e afruan, duke e bėrė tė ndihet njėri prej tyre. Ani ka shumė shoqėri dhe ėshtė njė prej njerėzve mė tė dashur dhe tė sinqertė qė mund tė njihni. Mė pas, Bashkim Hysa, njeriu tek i cili punon Ani, duke shitur kaseta e disqe, e ka marrė dhe i ka dhėnė shumė besim, duke e punėsuar si dixhej nėpėr dasma. Ikte nė 6 nga shtėpia dhe vinte nė mbrėmje.
Ka dėshirė tė bėjė shtėpi tė reja. Na ka ndihmuar shumė. Paratė e rrogės qė fitonte Ani, i dorėzonte nė shtėpi dhe babai i jepte pjesėn qė i duhej pėr tė shkuar nė punė, pėr ushqim e pėr kafe”.

Lidhja me Olėn dhe mė pas ndarja
Kunata e tij, Bukuria, tregon mbi lidhjen e Anit. Ajo thotė se ai hapej shumė me tė. “Olėn e kishte njohur nė njė dasmė nė Lushnjė, tek gjyshja e saj, ku Ani kishte shkuar si dixhej. Flisnin bashkė, kishin ndėrruar numrat e telefonit. Ani e kishte ftuar vajzėn, e cila vjet ishte nė vitin e dytė gjimnaz, nė njė mbrėmje mature nė Belsh, ku ai ishte i ftuar si dixhej. Ola ka ardhur nė Belsh, ka festuar me Anin atė natė dhe, nė mėngjes, Ani e ka sjellė nė shtėpi, ku ajo ka takuar prindėrit. Vajza ishte normale dhe dukej mjaft e mirė. Madje, ajo thoshte se e donte Anin dhe se nuk e kishte problem se ai ishte me kėtė lloj gjatėsie. Ne i thamė sesi kishte ardhur problemi i Anit me sėmundjen nga lindja dhe se kjo nuk ishte e trashėgueshme. Familja e ka mirėpritur kėtė lidhje dhe ne e kemi mbėshtetur, por me kalimin e ditėve, kontaktet u rralluan dhe komunikimi mes Olės dhe Anit u zbeh. Deri nė tetor vazhdoi kjo situatė, por vajza vjen e takon Anin nė Elbasan dhe kalon tek shtėpia e njėrės prej motrave tė tij. Ajo i kishte thėnė se nuk e kanė lėnė prindėrit dhe se i kishin marrė telefonin. Atėherė, ai i blen njė celular dhe njė kartė, qė ajo ta pėrdorte pėr tė folur me tė. Pas kėtij momenti, vazhduan telefonatat deri nė 24 dhjetor tė vitit tė kaluar, kur Ani kishte ditėlindjen, mbushte 23 vjeē. E priti atė ditė qė tė binte telefoni, por ai nuk ra asnjėherė dhe, nga ai moment, ai vendosi tė mos kontaktojė mė me Olėn.

Historia me Ēiljetėn
Jo shumė kohė mė parė, nė Belsh vjen Ēiljeta bashkė me kėngėtarė dhe humoristė tė tjerė. Ani nuk i humbiste lehtė kėto gjėra. Shkoi nė kėtė koncert dhe atje, duke kėrcyer, Ēiljeta e shikon dhe e fton nė skenė. Mė pas e merr dhe e shėtit me makinė nė qytet. Aty shkėmbejnė edhe numrat e celularėve dhe Ani bėhet pjesė e njė videoklipi tė kėngėtares. Prindėrit thonė se Ēiljeta e ka ndihmuar qė Ani tė shkonte nė Big Brother. Ajo e kishte numrin e telefonit tė Anit dhe ia kishte dhėnė gazetarit qė ka komunikuar me Anin. Babai i tij, Bashkimi, tregon se kur atė natė Ani ėshtė kthyer nė shtėpi, pasi i kishin propozuar tė hynte nė Big Brother, i ka thėnė se kishte njė surprizė. “Pa marrė pohimin nė shtėpi, s’mund tė them asgjė”,- u kishte thėnė atyre tė emisionit. “Vjen nė shtėpi dhe mė zgjon, pasi unė isha nė gjumė. Mė thoshte se kishte njė surprizė. Unė ta japė lejen qė tė hysh, por ti vendos me mendjen tėnde”. Tė gjithė nė shtėpinė e tij e kanė mbėshtetur dhe janė duke e ndjekur 24 orė nė 24. Babai thotė se, deri tani, tė gjithė banorėt po sillen mirė me tė. Ai shqetėsohet se mos i bėjnė keq, pasi ai ėshtė edhe mjaft i ndjeshėm dhe do tė ndihej keq nėse do tė fillojnė tė tallen e ta shajnė. Ani pėlqen shumė picėn. I pėlqejnė shumė gjellėt e ndryshme dhe pasioni i tij i madh ėshtė muzika dhe kėrcimi.
Familja e Anit pėrbėhet nga babai Bashkimi, nėna Hanēja, vėllai Shkėlqimi, kunata Bukuria dhe motrat e martuara Dhurata, Shegushi, Anila dhe Mirela. Kjo familje ka 9 nipėr e mbesa. Ani ėshtė fėmija i vogėl i shtėpisė. Emrin ia ka ngjitur vėllai, Shkėlqimi, pasi e kishte dėgjuar nė televizor, si personazh i njė filmi
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Ani i BB, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn. Rat1010 Online
Ani i BB, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Ēiljetėn. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi