Dita e Fundit ne Kuvend, Opozita braktis sallėn.

Shko poshtė

Dita e Fundit ne Kuvend, Opozita braktis sallėn. Empty Dita e Fundit ne Kuvend, Opozita braktis sallėn.

Mesazh nga Andi 2009-05-12, 03:26

• Opozita ka braktisur punimet e Kuvendit pas replikave tė ashpra nė sallė me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Deputetėt e opozitės kėrkuan diskutime pėr problemet me kartat e identitetit. Kryetaret e dy grupeve mė tė mėdha parlamentare, Leskaj dhe Patozi kanė shkėmbyer replika edhe pėr skandalin mė tė fundit publikuar sot nė Gazetėn Shqiptare dhe News 24 lidhur me zbardhjen e tabulateve telefonike mes djalit tė Berishes dhe dy prej te pandehurve kryesore tė Gėrdecit, Mediun dhe Delijorgjin vetėm pak minuta pas tragjedisė sė rėndė. Brace pėr News24: "Kryeministri, familja e tij dhe ministrat kishin dijeni pėr Gerdecin".

TIRANE-Berisha pėr largimin e PS nga salla: Ikja akt i papėrgjegjshėm
Ora: 20:20- Lidhur me largimin e grupit parlamentar tė PS-sė nga salla e Kuvendit ka folur kryeministri Berisha, i cili e ka cilėsuar kėtė largim si papėrgjegjshmėri tė opozitės dhe shprehje tė qėndrimit tė saj kundėr miratimit tė ligjit pėr Gjykatėn Administrative.
Kryeministri Berisha e ka cilėsuar projektligjin si shumė tė domosdoshėm pėr biznesin shqiptar dhe si tė shumėpritur nga biznesi.
“Biznesi shqiptarė ka dėshmuar interes tė jashtėzakonshėm pasi ėshtė kjo gjykatė qė mė shumė sė ēdo tjetėr mbron biznesin nga arbitraritete tė agjentėve ėe ekzekutivit, ėshtė kjo gjykatė e cila i jep fund njė diskutimi tė bėrė nė kėtė parlament lidhur me disa penalitete tė parashikuara pėr bizneset nė raste tė caktuara, ėshtė kjo gjykatė qė do tė konsolidojė konkurrencėn e ndershme, ėshtė kjo gjykatė e cila po pritej me padurim nga tė gjithė biznesmenėt dhe shoqata e biznesit”- tha Berisha. ,
Kryeministri sulmoi opozitėn duke thėnė se nuk e do njė gjykatė tė tillė dhe se largimi i saj nga kjo sallė do tė mbahet mend si njė akt papėrgjeshmėrie. “Njė akt shumė i rėndė fakti qė opozita e braktisi parlamentin nė ditėn ku do tė votohej pėr Gjykatėn Administrative, unė kam besim se biznesi shqiptarė do di tė flasė denjėsisht ndaj kėtij akti tė papėrgjshėm”- pėrfundoi Berisha.

Kuvend, miratohet pa praninė e opozitės, kredia pėr Durrės-Kukės
Ora 20:00-Kuvendi ka miratuar pa praninė e opozitės kredinė pėr rrugėn Durrės- Kukės. Kredia u miratua me 73 vota pro dhe do tė merret nga qeveria nė dy banka me interes 11.3%. Deputeti socialist, Erjon Brace tha pėr televizionin “News24” se kredia ėshtė aprovuar pa asnjė garė dhe nuk ka tė dokumentuar asnjė procedurė.
“Kredia qė po marrin nuk ka tė dokumentuar asnjė procedurė, pėr tre vitet e ardhshme qeveria qė do tė vijė nė pushtet do tė duhet tė paguajė 46.5 milion euro vetėm interesa, qė janė tė barabarta me pagesėn e 8 muajve rresht tė100 mijė pensionve nė fshat” theksoi Brace.

Brace: Qeveria ishte nė dijeni pėr Gėrdecin
Ora: 19:42- Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS, Erjon Brace sqaron pėr televizionin “News24” arsyet e braktisjes sė kuvendit nga ana e opozitės duke theksuar se nuk mund tė pranohej dhuna e ushtruar nga kryetarja e Kuvendit. “Kemi 4 vjet qė nė kėtė sallė, na ėshtė dhunuar e drejta e fjalės, nuk mund ta pranonim kėtė edhe nė ditėn e fundit tė seancės” u shpreh Brace.
Deputeti socialist ka folur edhe pėr skandalin e publikuar sot nė “Gazetėn Shqiptare” dhe “News24” pėr tabulatet qė vėrtetojnė se vetėm pak minuta pas shpėrthimit nė Gėrdec, Mihal Delijorgji dhe djalit i kryeminitrit kanė biseduar nė telefon. Brace tha se qeveria ka gėnjyer pėr Gėrdecin, madje theksoi se kryeministri , familja e tij dhe ministrat kishin dijeni pėr kėtė cėshtje.
“Na patėn thėnė se nuk kishin dijeni pėr fabriken e vdekjes dhe shpėrthimi u kishte rėnė si rrufe nė qiell tė hapur. Jo vetėm qė kanė qėnė nė dijeni por kanė pasur edhe miqėsi” u shpreh Brace pėr “News24”, duke i bėrė apel qeverisė tė pėrgjigjet pėr vrasjen e 26 viktimave tė Gėrdecit.
Ndėr tė tjera, Brace theksoi nė emėr tė Partisė Socialiste se fokusi i tyre do tė jetė garantimi i tė drejtės sė votės pėr tė gjithė qytetarėt qė kanė mbushur moshėn 18 vjec.
Ndėrkaq, Brace ka renditur njė sėrė skandalesh tė qeverisė, duke thėnė se parlamenti do tė mbyllet me gjurmė aferash korruptive.
Duke folur pėr kredinė e rrugės Durrės-Kukės, deputeti socialist tha se maxhoranca po krijon borxhe tė mėdha mbi kurriz tė shqiptarėve.

Hetimet pėr Xhindin, Nishani: Ngjarja do tė zbardhet shpejt
Ora 19:05 Lidhur me akuzat e ngritura ndaj qeverisė pėr zbardhjen e vrasjes sė deputetit tė Partisė Socialiste Fatmir Xhindi, reagoi ministri i Brendshėm Bujar Nishani i cili siguroi se hetimet po vazhdojnė intensivisht dhe se shumė shpejt do arrihet zbardhja e kėtij krimi barbar. “Hetimet po vazhdojnė me intensitet tė lartė, policia e shtetit po punon intensivisht me institucionet e tjera tė drejtėsisė qė nga dita e kėtij krimi. Hetimet kanė pėrparuar ne mėnyrė esenciale, nė interes tė ligjit dhe drejtėsisė. Ėshtė njė ngjarje qė do tė zbardhet shumė shpejt”- u shpreh ministri Nishani.

Opozita braktis sallen e Kuvendit
Ora:18:59- Pas refuzimit tė fjalės nga kryetarja e kuvendit, opozita ka braktisur sallėn e kuvendit. Nė replikė me kryetaren e grupit parlamentar tė PS, kryeparlamentarja u ėshtė drejtuar deputetėve tė opozitės, duke thėnė se janė keqpėrdorur nga kryetari i tyre. Leskaj ka akuzuar Topallin se e ka shndėrruar parlamentin nė njė mbledhje tė Partisė Demokratike.

Patozi: Tabulatet, pėrralla pa efekt
Ora: 18:50-Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Astrid Patozi ka akuzuar deputetėt e opozitės se po bėjnė pėrpjekje pėr tė njollosur vendin.
“Po bėhet njė pėrpjekje e qėllimshme pėr tė njollosur integritetin e kėtij parlamenti. Pėr ju Shqipėria ėshtė vendi juaj vetėm kur jeni nė pushtet, sepse e keni lidhur gjithēka me karrigen tuaj” tha Patozi.
Patozi ka konsideruar publikimin e tabulateve telefonike mes Delijorgjit, Mediut e Djalit tė kryeministrit si pėrralla pa efekt. Ndėrkohė, Patozi kundėrshtoi Leskaj duke thėnė se rendi i marrjes sė fjalės ėshtė bėrė sipas Konferencės sė kryetarėve.

Leskaj: Presim pėrgjigje pėr vrasjen e deputetit Xhindi
Ora: 18:45- Gjatė fjalės sė saj nė seancėn e fundit tė kuvendit, kryetaria e grupit parlamentar tė PS, Valentina Leskaj theksoi se shqiptarėt presin njė pėrgjigje pėr vrasjen misterioze tė deputetit, Fatmir Xhindi.
“U bė mė shumė se njė javė nga vrasja e Xhindit. Ngjarja ėshtė shumė e rėndė, u vra njė politikan i opozitės nė prag zgjedhjes, ky akt kriminal nuk mund tė mbetet nė heshtje. Ne, familja, zgjedhėsit presim njė pėrgjigje serioze, qė deri mė sot nuk e kemi marrė” u shpreh Leskaj.
Leskaj ka folur edhe pėr procesin e kartave tė identitetit , duke nėnvizuar se ecuria e procesit nuk jep garanci se tė gjithė shqiptarėt do tė kenė mundėsi tė votojnė.
“Ecuria e deritanishme e procesit nuk jep asnjė garanci se tė gjithė shqiptarėt do tė kenė mundėsi tė ushtrojnė tė drejtėn kushtetuese se do tė votohet” tha Leskaj.

Engel: Siguroni tė drejtėn e votės pėr cdo shqiptar
Ora:18:30- I pranishėm nė seancėn e sotme tė parlamentit, kongresmeni amerikan Eliot Engel ka mbajtur njė fjalim nė tė cilin ka theksuar se Shqipėria ka bėrė pėrparime por mbetet ende punė pėr tė bėrė. Duke folur pėr zgjedhjet e ardhshme tė qershorit, Engel u shpreh se ėshtė shumė e rėndėsishme tė sigurohet e drejta e votės pėr cdo qytetar.
“Mbetet e rėndėsishme qė cdo qytetar tė shkojė nė votim. Inkurajoni votuesit dhe siguroni qė cdokush qė marrė kartėn e identitetit. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe, pėr ti treguar Europės dhe SHBa se Shqipėria po shkon drejt Europės” tha Engel pėrpara deputetėve tė Kuvendit.
Ndėr tė tjera Engel ka pėrgėzuar pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, duke thėnė se hapi tjetėr mbetet antarėsimi nė BE.

Kuvend, nis seanca e fundit
Ora:18:09- Ka nisur seanca e radhės e parlamentit shqiptar, ku pritet tė ketė debate, pasi axhenda e caktuar ėshtė tejet e ngarkuar me projektligje tė rėndėsishme. 140 ligjvėnėsit janė mbledhur nė ditėn e fundit tė punės, pėr tė nisur mė pas fushatėn elektorale, ku njė pjesė e mirė e tyre janė sėrish kandidatė pėr deputetė.
Seanca parlamentare parashikon njė rend dite me rreth 15 pika, ku do tė shqyrtohen njė numėr projektligjesh, si ai "Pėr gjykatat administrative", "Per tregtinė elektronike" dhe "Pėr gjendjen civile".
Deputetėt kanė lėnė pėr nė mbledhjen e tyre tė fundit miratimin e draftit tė fundit tė reformės nė drejtėsi, Gjykatės Administrative, projektligj i cili pėr 7 muaj radhazi mbeti nė sirtarėt e Kuvendit nė mungesė tė njė konsensusi. Pėr miratimin e kėtij projektligji kanė bėrė thirrje tė gjithė faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtarė, pėrfshi kėtu ambasadėn amerikane si dhe praninė e OSBE-sė nė Shqipėri.

(balkanweb)
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Dita e Fundit ne Kuvend, Opozita braktis sallėn. Rat1010 Online
Dita e Fundit ne Kuvend, Opozita braktis sallėn. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11619

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi