Ish-deputeti i PPDNJ padit Bollanon e Dulen pėr shpifje.

Shko poshtė

Ish-deputeti i PPDNJ padit Bollanon e Dulen pėr shpifje. Empty Ish-deputeti i PPDNJ padit Bollanon e Dulen pėr shpifje.

Mesazh nga Andi 2009-05-12, 03:32

• Ish-deputeti i PPDNJ-sė, Panajot Barka ka akuzuar kreun e Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollanon dhe kreun e PBDNJ-sė Vangjel Dule pėr shpifje, pasi e kanė konsideruar si tradhėtar tė interesave greke nė Shqipėri e kundėr Omonias nė vecanti.

GJIROKASTER- Njė tjetėr proces gjyqėsor nė ngarkim tė kreut tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Kėsaj here ka qėnė Panajot Barka, ish-deputeti i PPDNJ-sė i cili ka akuzuar Bollanon dhe kreun e PBDNJ-sė Vangjel Dule pėr shpifje.
Gjyqėsori i Gjirokastrės kėrkon dėshminė e dy tė akuzuarve pėr tė vijuar procesin gjyqėsor nė ngarkim tė tyre pasi kanė konsideruar Barkėn si tradhėtar tė interesave greke nė Shqipėri.

Gjyqtari i cėshtjes, Arqile Basho pasi ka lexuar aktpadinė pėr shpifje nė ngarkim tė PBDNJ dhe OMONIA ka kėrkuar nga paditėsi nėse donte qė kjo cėshtje tė mbyllej. Pasi zoti Barka nuk ka rėnė dakord duke kėrkuar qė procesit t’i shkohet deri nė fund, seanca gjyqėsore ka vijuar normalisht pėrgjatė 45 minutave tė saj, pa praninė e palės akuzuese.

Arqile Basho, ka marrė vendimin e shtyrjes sė seancės nė fillim tė muajit qershor duke lėnė pėr detyrė nga ana e gjyqėsorit njoftimin e Vangjel Dules dhe Vasil Bollanos pėr t’u pėrgjigjur akuzave tė formuluara pėr shpifje nė adresė tė Panajot Barkės, aktualisht shefit tė Departamentit tė Gjuhė-Letėrsisė dhe Qytetėrimit Grek nė Universitetin “Eqerm Cabej” nė Gjirokastėr.

Akuzat publike nė drejtim tė Barkės nga ana e krerėve politikė tė minoritetit etnik grek nė Shqipėri janė bėrė nė Greqi gjatė njė konference shtypi duke mos kursyer edhe pėr diversion tė Barkės ndaj interesave greke nė Shqipėri kundėr Omonias nė vecanti e vecanėrisht cėshtjen e varrezave tė ushtarėve grekė. Kaq ka mjaftuar qė Panajot Barka tė formulojė akuzėn pėr shpifje nė gjyqėsorin e Gjirokastrės nė ngarkim tė drejtuesve mė tė lartė tė PBDNJ-sė.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Ish-deputeti i PPDNJ padit Bollanon e Dulen pėr shpifje. Rat1010 Online
Ish-deputeti i PPDNJ padit Bollanon e Dulen pėr shpifje. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11619

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi