Aurela Gace:Tani jam nė kontakt me seksin,po mendoj martesen

Shko poshtė

Aurela Gace:Tani jam nė kontakt me seksin,po mendoj martesen Empty Aurela Gace:Tani jam nė kontakt me seksin,po mendoj martesen

Mesazh nga Andi 2009-05-17, 21:43

Ē'do tė thotė tė jesh njė femėr seksi? Njė femėr e adhuruar... Njė femėr qė do dhe tė duan... Nė njė kohė kur
shoqėria shqiptare ende nuk ėshtė e ēliruar plotėsisht pėr t'u shprehur pėr kėto ēėshtje, Aurela Gaēe ka vendosur t'i thyejė tė gjitha kėto tabu. Pėr herė tė parė, kėngėtarja e famshme shqiptare vjen nė njė intervistė,pa doreza, duke ndarė edhe ndjesitė mė tė brishta me ne. Le tė ecim sė bashku nė kėtė udhėtim ndėrpersonal me Aurelėn, ku kėtė herė, rruga ėshtė vetėm me semaforė jeshilė...


Cila ėshtė gjendja shpirtėrore aktuale e Aurelės?
Perfeksion. Me pak boshllėqe aty-kėtu. Ndihem shumė mirė, por herė-herė ka edhe momente jo shumė tė admirueshme.
Kur e keni dhėnė puthjen e parė?
Besoj tė gjithėve ju kujtohet ajo kėnga "As e vogėl, as e madhe..." Megjithatė, mund tė them se me ritmet e kohės sot, puthjen e parė e kam dhėnė pak e madhe.

Si e kujton? A ishte romantike siē e prisnit?
Skandal.

Kur keni rėnė pėr herė tė parė nė dashuri?
Kam qenė 23 vjeē dhe kam frikė se aty mė ka ngelur ora.

Besoni nė dashurinė me shikim tė parė?
Besoj, sepse ashtu mė ka ndodhur.

Me cilėn nga shprehjet jeni dakord: "Njeriu dashuron vetėm njė herė nė jetė" apo "Dashuron sa herė i jepet mundėsia"?
Jam munduar tė dashuroj sa herė mė jepet mundėsia, por aq e fortė dhe e bukur ndodh vetėm njė herė nė jetė (qesh).

Aurela ka dashur mė shumė, apo e kanė dashur?
Besoj se mė kanė dashur mė shumė. Fakti qė unė e kam pasur arsyen e fortė pėr t'u larguar, do tė thotė se mė kanė dashur mė shumė.

Kur jeni ndjerė pėr herė tė parė seksi?
Qė kur fillova tė shikoj se bėhesha objekt bisede, nė adoleshencė... pastaj se ku mė humbi diku rrugės sė rritjes sime si njeri e si femėr (a ma vodhėn, a mė humbi kėtė s'e di, haha)... Tani jam prapė nė kontakt me tė dhe ju betohem qė s'ka shans tė mė humbasė prapė (qesh).

Ēfarė ju bėn tė ndiheni seksi, thjesht njė veshje provokuese, apo...?
Gjendja shpirtėrore. Kur jam mirė, e di se ēfarė energjie lėshoj.

Cila ėshtė arma juaj e joshjes?
Kam shumė. Pėr secilėn prej tyre duhen pyetur ata qė joshen nga unė.

Ēfarė femre do ta pėrshkruanit veten?
Pasionante, ndonjėherė deri nė ēmenduri...

Ėshtė Aurela njė femėr e realizuar?
Kam akoma shumė pėr tė realizuar. Por, deri kėtu ku kam arritur, jam e realizuar.

Kush ėshtė femėr seksi pėr ju?
Tė gjithė sot pėlqejnė Beyonce, Jennifer Lopez, Shakira e Kylie Minogue. Tė gjithė mendojnė se ato janė shumė seksi... Dhe, ato janė vėrtetė... por a e di pse? Sepse ato e pėlqejnė shumė veten e tyre. Janė konfidente me perfeksioniet dhe imperfeksionet qė kanė. Jennifer Lopez ėshtė femėr qė i ėshtė thėnė nga menaxheri i vet tė humbi peshė, sepse moda ishte masa 0 dhe jo 6, dhe ajo e pushoi nga puna. Ajo i tha botės, ju do tė mė doni pėr kėtė qė jam, dhe sot gjithė vajzat ėndėrrojnė tė kenė ēfarė ajo ka. Jam e bindur qė Kylie Minogue do tė quhej shkurtabiqe kėtu tek ne (1.52 cm) dhe Beyonce do tė quhej me kėmbė tė trasha dhe jam e bindur, regjisorėt tanė do t'u thoshin, mbulohu, mbulohu se dukesh keq. Pėrfundimi ato e duan veten, prandaj i duam dhe i adhurojmė ne. Femėr seksi ėshtė mė shumė se tė kesh pamje "alla bordello", gjė qė e shoh pothuajse nė ēdo televizion ose edhe nė rrugė kėtu tek ne. E, kjo ėshtė e vėrteta e hidhur, ajo qė shoh.

Ēfarė ju bėn tė qani, tė qeshni, tė hidheni pėrpjetė nga gėzimi?
Qaj, kur mė lėndojnė. Ndonjėherė qaj edhe me lajmet...
Qesh nga shumė gjėra. Hidhem pėrpjetė nga tė tjera. Pėr shembull, kur kam dėgjuar njė kėngė qė mė ka pėlqyer shumė, pasi e kam realizuar, jam hedhur pėrpjetė. Apo, edhe kur motra ime fitoi shkollėn mė tė mirė tė teatrit nė Manhatan, jam hedhur gjithė ditėn pėrpjetė nga gėzimi.

Gjithmonė jepni idenė e njė femre tė fortė. Kėshtu jeni pėrherė? Si reagoni ndaj situatave tė ndryshme?
Ndonjėherė, guximi i njerėzve mediokėr mė huton dhe e humbas toruan, bėhem e mefshtė dhe ajo femra e fortė bėhet zero, gjė qė nuk mė pėlqen fare. Megjithatė, e marr veten shpejt dhe mundohem tė ngrihem menjėherė nė kėmbė.

Pėrse ndihet krenare me veten e saj, Aurela?
Pak tė duket?!

A ka njė pikė ku ndiheni e sfiduar?
Kur shoh koleget e mia qė kanė nga katėr makina dhe katėr apartamente, aty ndihem vėrtetė e sfiduar.

Cili ėshtė obsesioni juaj sekret?
Shumė njerėz mė shohin si serioze, por do tė doja tė interpretoja njė rol nė komedi. Dhe, jam e sigurt qė do t'i kėnaq njerėzit.

Cili ėshtė vendi ideal pėr ju pėr tė bėrė dashuri?
Kujdes, se ka fėmijė kėtu rrotull.

Po vendi mė i ēuditshėm, apo mė i papėrshtatshėm?
Fėmijėt vazhdojnė tė jenė rreth e rrotull.

Cili ėshtė mashkulli juaj ideal?
Njė mashkull qė peshon rėndė nė tokė. Njė mashkull, qė pėr tė, nuk ka asnjė gjė tė pamundur.

Ēfarė do tė ishte e gatshme tė sakrifikonte pėr dashurinė, Aurela?
Edhe kur kam qenė e verbuar nga dashuria, nuk e kam sakrifikuar kėngėn.

E kėrkoni dashurinė, apo prisni qė ajo t'ju gjejė?
Mė ka gjetur.

Cila ėshtė femra qė ju adhuroni?
Nėna ime.

Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė keni marrė nga njė mashkull?
E di vetė ai.

Ē'mendim keni pėr lidhjet homoseksuale?
Kam shumė shokė homoseksualė, si nė Amerikė, ashtu edhe nė Shqipėri, dhe nuk mė sjellin as mė tė voglin problem. Pėr mua, janė shokėt mė tė mirė.

E mendon martesėn afėr apo larg?
Deri tani, kisha kohė qė e kisha fshirė nga mendja, por ndoshta do filloj tė mendoj ndryshe.

Cili ėshtė vendi juaj i preferuar pėr 'muaj mjalti'?
Meqė martesėn e kisha fshirė nga mendja, edhe tek 'muaji i mjaltit' nuk mė kishte shkuar mendja.

E ēon ndonjėherė nė mendje idenė pėr tė pasur njė fėmijė, edhe pa qenė e martuar, apo fėmija tek ju do tė vijė vetėm si fryt i njė martese?
Nė momentin kur martesa nuk ishte nė planet e mia, mendoja se fėmija do
tė ishte fryt i njė lidhjeje dashurie.

Ēfarė do tė donte tė realizonte kėtė vit Aurela?
Kam kaq shumė gjėra, sa ky vit nuk i ngre dot tė m'i sjellė. Meqė njihem si fėmijė ambicioz, mendoj se dėshirat e mia nuk mund tė plotėsohen brenda njė viti.

A mund t'ju pyes nėse jeni e dashuruar?
E vlerėsoj etikėn tuaj, por le tė ngelet jeta ime private e pazbuluar.

Nė fund tė kėsaj interviste, si ndihet Aurela?
Gjysmė e dehur. Nė anglisht ėshtė njė fjalė "tipsy", qė pak a shumė do tė thotė "e ēliruar". Mė vjen keq qė shoqėria jonė nuk ėshtė kaq e emancipuar qė unė tė ndihem tėrėsisht e dehur.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Aurela Gace:Tani jam nė kontakt me seksin,po mendoj martesen Rat1010 Online
Aurela Gace:Tani jam nė kontakt me seksin,po mendoj martesen Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi