Grabitėsit masakrojnė rojen e dyqanit.

Shko poshtė

Grabitėsit masakrojnė rojen e dyqanit. Empty Grabitėsit masakrojnė rojen e dyqanit.

Mesazh nga Andi 2009-06-01, 07:13

Durres Njė dyqan bizhuterish nė Fushė- Krujė ėshtė tentuar tė grabitet, ndėrsa ka mbetur i plagosur rėndė roja i objektit, i cili nuk ka lejuar prekjen e sendeve prej floriri. Rezistenca ndaj autorėve tė krimit pėr pak sa nuk i ka kushtuar jetėn 49-vjeēarit Gėzim Koēiut. Ngjarja e rėndė u shėnua nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm.

GRABITJA
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Durrėsit bėjnė me dije se, rreth orės 02:45, persona ende tė paidentifikuar janė futur nė dyqanin me emrin "Bizhuteri", nė pronėsi tė F.M., banues nė qytetin e Fushė-Krujės. Mėsohet se autorėt e krimit kanė hyrė nga dera e pasme e dyqanit, por janė diktuar nga roja, Koēiu. Ky i fundit ėshtė pėrleshur me grabitėsit dhe nuk i ka lejuar ata qė tė marrin sendet prej floriri. Tė gjendur para njė situate tė tillė, grabitėsit kanė goditur me mjete tė forta nė kokė dhe nė trup 49-vjeēarin. Pėr pasojė, ky i fundit ka rėnė pa ndjenja nė tokė. Tė trembur nga zhurma e madhe e shkaktuar nga pėrleshja me rojen e dyqanit, hajdutėt janė detyruar tė heqin dorė nga plani i tyre. Ata janė larguar me shpejtėsi tė madhe, ndėrsa kanė lėnė tė shtrirė mes njė pellgu gjaku, rojen e dyqanit tė bizhuterive. Viktima ėshtė dėrguar urgjentisht nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės. Mjekė tė kėtij spitali pohojnė se 49-vjeēari mbėrriti me plagė tė shumta nė kokė dhe nė trup. Vetėm pas dhėnies sė ndihmės sė parė mjekėsore ėshtė pėrmirėsuar gjendja shėndetėsore e Gėzim Koēiut. Sipas bluzave tė bardha, i plagosuri ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

HETIMI
Forca tė shumta policore kanė mbėrritur nė vendngjarje dhe kanė nisur kryerjen e veprimeve tė para hetimore. Nga hetimet e deritanishme, ende nuk ėshtė pėrcaktuar numri i grabitėsve dhe nuk ėshtė bėrė i mundur identifikimi i tyre. Ndėrkohė, nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes (dyqanit, banakut dhe vitrinave), nuk ėshtė gjetur asnjė shenjė thyerje dhe vjedhjeje. Disa kohė mė parė, po nė qytetin e Fushė-Krujės, njė tjetėr dyqan, i cili kishte si aktivitet biznesin e celularėve, u dėmtua me eksploziv nuk dihet se pėr ēfarė shkaqesh. Gjatė katėr muajve tė parė tė kėtij viti ėshtė shtuar numri i vjedhjeve dhe grabitjeve tė dyqaneve dhe lokaleve nė Qarkun e Durrėsit.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Grabitėsit masakrojnė rojen e dyqanit. Rat1010 Online
Grabitėsit masakrojnė rojen e dyqanit. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi