Fushata- Berisha nė Kucovė, thirrje banorėve pėr kartat.

Shko poshtė

Fushata- Berisha nė Kucovė, thirrje banorėve pėr kartat. Empty Fushata- Berisha nė Kucovė, thirrje banorėve pėr kartat.

Mesazh nga Andi 2009-06-07, 08:19

• Kreu i qeverisė ka vijuar turin elektoral nė qytetin e Kucovės ku u ka bėrė thirrje qytetarėve tė pajisen me karta identiteti. Berisha u kėrkoi banorėve votėn pėr njė mandet tė dytė duke premtuar paga dhe pensione mė tė larta.

KUCOVE- Nga qyteti i Kucovės ku kryeministri berisha zhvilloi takimin elektoral tė rradhės, u bėri thirrje edhe njėherė qytetarėve tė pajisen me karta identiteti. Pavarėsisht bindjeve tuaja politike, tha kreu i qeverisė, duhet ta shndėrroni kėtė si javė tė pėrgjegjėsisė tuaj maksimale pėr tė votuar.

“Thirrja ime vėllazėrorė pėr ju dhe tė gjithė qytetarėt shqiptarė, pavarėsisht nga bindjet e tyre politike, ėshtė qė ta shndėrroni kėtė javė tė fundit nė javėn e pėrgjegjėsisė suaj maksimale qytetare, tė merrni letėrnjoftimet e reja, t’i merrni ato si dėshmi e identitetit, tė njėjta me tė gjitha vendet e zhvilluara nė botė. Me letėrnjoftimin e ri, qytetarėt e Kuēovės dhe tė mbarė Shqipėrisė kanė me vete dokumentin mė modern tė identitetit nė Europė.

Merrni letėrnjoftimet qė tė votojmė tė gjithė dhe t’i shndėrrojmė kėto zgjedhje nė festėn e madhe tė besimit tonė tek vetja, tek njeri-tjetri, tek Kuēova, tek Shqipėria, tek e ardhmja, tek Europa” theksoi Berisha.

Duke u ndalur tek premtimet qė ofron maxhoranca , Berisha renditi tė parėn pėrfundimin e rrugės Kucovė-Belsh-Cėrrik, segment i rėndėsishėm i boshtit tė jugut , qė sic u shpreh ai e shndėrron Beratin dhe Kucovėn nė njė nyje tė rėndėsishme tė qarkullimit dhe transportit nė vend. Paga dhe pensione mė tė larta edhe se ne vendet e Bashkimit Evropian, ishte njė tjetėr premtim i Berishės nė Kucovė.

“Katėr vitet qė vijnė do tė jenė vitet e punėsimit masiv tė shqiptarėve. Nė kėto katėr vite, Shqipėria doli nė vend tė dytė nė botė pėr klimėn e biznesit. Vetėm 6 muajt e fundit, ne kemi firmosur 5 miliard euro investime nė porte, hidrocentrale, parqe industriale, nė tė cilat do tė punėsohen edhe 160 mijė shqiptarė. Gjenerator kryesor i punėsimit tuaj do tė jetė biznesi” tha kreu demokrat.

Taksat e ulta , vijoi Berisha, do tė mbeten linja kryesore e revolucionit fiskal tė PD nė pushtet. Berisha i bėri sėrish thirrje Ramės tė regjistrojė emrin nė listat e kandidatėve pėr deputet.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Fushata- Berisha nė Kucovė, thirrje banorėve pėr kartat. Rat1010 Online
Fushata- Berisha nė Kucovė, thirrje banorėve pėr kartat. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi